John Kerry, sekretari i ri amerikan i shtetit

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 10:23

Turnetë nëpër botë nuk janë diçka e re për John Kerry, pesë herë senator dhe aktualisht kryetar i komisionit të jashtëm të senatit. Puna e ka çuar atë shpesh në zona konflikti dhe e ka mbajtur në kontakt të ngushtë me udhëheqës kudo në botë. I lindur në vitin 1943, zoti Kerry u maturua gjatë presidencës së John Kennedit, që për të ishte burim i vazhdueshëm frymëzimi.
Pasi mbaroi Universitetin Yale, zoti Kerry mori pjesë në luftën e Vjetnamit në fund tyë viteve 60, ku u nderua me medalje. Pas kthimit, ai e dënoi luftën dhe ato që pa me sytë e tij në Vietnam. Fushata e tij kundër luftës dhe politika e qendrës së majtë nuk i pengoi ambiciet e tij politike. Një dekadë pasi u diplomua për drejtësi, në vitin 1984 zoti Kerry vuri kandidaturën për në Senat në shtetin e tij Massachusetts dhe fitoi.
Ndonëse shpesh i eklipsuar nga Edward Kennedy, një tjetër senator i këtij shteti, zoti Kerry u dallua në hetimet rreth çështjes Iran-Contra gjatë administratës së presidentit Reagan në fund të viteve 1980. Në vitin 2004, Kerry vuri kandidaturën për president dhe fitoi emërimin e Partisë Demokrate. Ai humbi por mbeti anëtar i senatit. Në vitin 2009, Kerry kryesoi seancën e konfirmimit të sekretares së shtetit, Hillary Clinton.
Analisti politik Thomas Mann thotë se zoti Kerry është i përshtatshëm për t’u bërë kryediplomati i Amerikës.“Senatori Kerry është i mençur dhe me pervojë. Mendoj se ai do të jetë një diplomat dhe partner i efektshëm në formulimin e politikës së jashtme të administratës.” Ndaj kandidaturës së zotit Kerry nuk pritet të ketë kundërshtime serioze nga kolegët e tij të senatit. Senatori republikan John McCain kohët e fundit la të kuptohet se konfirmimi i zotit Kerry do të ishte i sigurtë, madje ai iu referua Kerrit si “Zoti Sekretar”. VOA

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Komplet idiot!!! Mjere diplomacia amerikane, gjithmone ka vuajtur per pak tru</p>

Submitted by Ermal (not verified) on

<p>Dritan, ti me dukesh komplet ne erresire me aspak drit, thjesht i pa-informuar.</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Konstatoj qe komenti im eshte modifikuar nga ResPublica, fatkeqesisht nuk eshte hera e pare. Lajmi qe keni marre nga Zeri i Amerikes daton 20 dhjetor 2012, ndersa ju e botuat dje pasdite (pas ores 5 pm) kohe kur&nbsp;sapo ishte konfirmuar zyrtarisht caktimi i Kerrit ne postin e Sekretarit te Shtetit. Ne keto kushte zgjodhet rrugen me te lehte&nbsp;(por jo me profesionale) ate te heqjes se&nbsp;pikepyetjes nga titulli i shkrimit dhe modifikimit te komentit&nbsp;tim.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.