Sondazhi në Tiranë: PS 37.1%, PD 31.0%, LSI, AK dhe FRD nga 5.3 deri në 6.6 %

Redaksia e gazetës DITA-s zhvilloi në periudhën 17-20 dhjetor sondazhin e dytë të përmuajshëm në 11 minibashkitë e Tiranës. Për kryerjen e këtij sondazhi, si për atë paraardhës, u organizua një ekip anketuesish vullnetarë, duke i caktuar secilit nga një minibashki të kryeqytetit. Numri i pyetësorëve të plotësuar në çdo minibashki ishte në përpjestim me numrin e votave në zgjedhjet e fundit bashkiake. Totali i pyetësorëve të plotësuar arriti 1500.
Në pyetësor kishte vetëm 3 pyetje: 1 – Ç’moshë keni? 2 – Në qoftë se zhvillohen zgjedhjet sot, a do të votoni? 3 – Në qoftë se votoni, për cilën parti do të votoni?
Pyetësorët u plotësuan në mënyrë anonime nga të anketuarit e përzgjedhur në mënyrë krejt të rastësishme në banesat e çdo minibashkie. Pas plotësimit të pyetësorit, i anketuari e paloste atë dhe e fuste vetë në një kuti plastmasi të tejdukshme, të ngjashme me kutitë e votimit. Në këtë mënyrë, ruhej “fshehtësia e votës” në mënyrë të ngjashme më votimin real. Në mbarim të anketimit, rezultoi se kampioni kishte një shpërndarje të balancuar të grupmoshave. Ndërsa balancimi territorial u realizua nëpërmjet shpërndarjes përpjestimore të anketimeve në të 11 minibashkitë.
Rezultatet e këtij sondazhi përbëjnë vetëm një fotografim të opinionit të votuesve të kryeqytetit. Ato nuk mund të ekstrapolohen përtej kryeqytetit apo të shërbejnë si parashikim për zgjedhjet që do të zhvillohen pas 6 muajsh.
Sidoqoftë, duke krahasuar rezultatet e këtij sondazhi me atij që zhvilluam një muaj më parë, mund të vërehet ndryshimi i prirjeve të elektoratit kryeqytetas nga muaji në muaj. Kështu, këtë muaj, ndryshimi më i dukshëm është zbritja e AK-së në vend të katërt (nga vendi i tretë që ishte një muaj më parë) dhe rritja e lehtë e PS-së me 1.9 pikë përqindje. (a.thano)
Tabela e plotë e rezultateve:
http://gazetadita.al/sondazhi-i-dyte-i-dita-s-ne-11-minibash...
Comments
Uroj fort qe gjykatesit qe

Uroj fort qe gjykatesit qe jane perlyer me regjimin e Bishes ta dijne fort mire se cfare jane duke bere dhe shpresoj qe te pergatiten te marrin arratine kur te rrezohet Regjimi i malokut.
Ne te kundert ata vete duhen cuar para drejtesise dhe denuar per shkelje te perseritura te ligjit e kushtetutes si dhe mbrojtjen antiligjore qe i kane bere bandes kriminale ne pushtet dhe mbulimin e korrupsionit e grabitjes masive te vendit nga klika e Bishes.

Justifikimi i i peshtire i propagandisteve te regjimit (artan spiuni, Fevziu, Zheji e Cili se pari) se gjoja ata kane vepruar "brenda kornizave te ligjit" nuk duhet te ndali popullin opozitar, perkundrazi duhet ta forcoje luften pa ekuivok ndaj ketyre felliqesirave qe jane shembulli me i mire sesi nuk duhet te jete drejtesia apo gjykatesi/Hetuesi...etc. Padyshim keto lloj kufomash politike e mediatike do te ngrihen e te thone se kjo eshte lufte klasash dhe pastrime te tipit politik - por a nuk ka bere Bisha dhe vete ata kete gjate gjithe ketyre 8 vjeteve. Dallimi duhet te jete etik dhe moral - ndeshkueshmeria neser duhet te jete vetem ne kuadrin e pergjegjesive individuale dhe ne grup per krime, vjedhje, abuzime, manipulime dhe madje edhe mbeshtetje te nje klike/bande kriminale - duke perfshire ketu cdo grabites apo perfitues te paligjshem nga pasuria e vendit. Gjithmone mendoj se ne Shqiperi eshte shume e thjeshte te besh transparence - se pari cdo politikan, person ne adminjistrat dhe person publik duhet te shpjegoje ne detaje sesi i ka siguruar pronat dhe te mirat materiale qe ka "krijuar" ne keto 20 vjet. Mund te kete nga ata qe ne menyre xhenuine kane perfituar shume apo dicka - por ne te gjithe e dijme se ne pjesen me te madhe ata kane vene keto ne menyra thjesht korruptive. te tille individesh duhet tu sekuestrohet kjo pasuri dhe nese bashkepunojne me hetimin dhe nxjerrjen emra te peshqeve te medhenj ne pushtet mund tu jepet edhe lehtesira te caktuara.. si p.sh. punesimi ne te ardhmen apo mosndjekja penale. Shoqeria shqiptare ka nevoje per nje lloj purifikimi te vetevets - ka me qindra mijera shqiptar te ndershem (per mua shumica absolute e tyre) qe jetojne me djersen e ballit dhe qe grabiten dita dites nga kjo bande hajdutesh tashme profesional.
Nese ne 1990 shqiptaret nuk ishin ne gjendje (nuk diten) te denonin qofte edhe nje person te vetem per krimet e regjimit Hoxha, shpresoj (ndoshta me kot) qe duke filluar nga korriku 2013 dhe me shprese qe te kemi zene me se fundi mend - duhen denuar pa ekuivoke dhe sipas pergjegjesise te gjithe autoret dhe bashkepuntoret e masakres ekonomike, politike dhe sociale qe kjo klike i ka shkaktuar vendit - duke filluar qe nga poshte (hajdutet lokal te votave, kriminelet militante qe terrorizojne njerezit gjate apo pas zgjedhjeve) dhe duke mbledhur fakte e detaje sesi ka funksionuar sulltanati i Bishes ne keto 7 vjete per te kontrolluar dhe grabitur pasurite e vendit dhe kthimin e vendit ne nje diktature te mirefillte. E mira e ketyre lloj regjimeve eshte se kur ato rrezohen edhe pergjegjesia del fare qarte dhe kristaline, dhe lidhet me vete liderin e sistemit klanor bajraktar e oriental. Shembulli i Mubarakut ne egjipt apo Sadamit, Kadafit (apo fatin qe do te kete Bashari i Sirise) duhet ne fakt ta shqetesoj fort berishen frikacak

- Opozita duhet te kishte filluar me kohe marrjen e masave (me qetesi, pa mllefe e inate personale e ndoshta ne "background") per formimin e nje grupi ekspertesh -juriste, strategjist, politikan ... qe te krijonin linjat principiale sesi do te procedojne e ndjekin Bishen dhe gjithe klanin rreth tij (perfshire ketu edhe Meten,Nanon,Bashen/Topallin... Sandrin,Fevziun, Cilin, Hoxhen, Islamin ... e gjithe te tjeret qe jane perlyer me kete regjim te urryer dhe qe jane kopertura e zeze politike-mediatike dhe mbeshtetese e kesaj bande antikushtetuese e antishqiptare) per krime te mirefillta ndaj shqiptareve dhe kapje te shtetit.
Pandeshkueshmeria do te ishte gabimi dhe naiviteti me i madh qe Rama mund ti toleronte vetes. Edhe mendimi naiv se hapj e nje ceshjte te tille mund te shkaktonte perplasje sociale dhe anarki nuk qendron - 1. pasi me Bishen Jashte kafazit pamvaresisht se cfare linje ndjek gjithmone do te kesh "lufte" e perpjekje per anakri. Me vrasjen e 4 demomnstruesve te pafajshem Bisha madje i ka dhene viston lujt vjen ne pushtet neser qe ta bejne ate dhe llumin qe i shkon mbrapa tu dridhen leqet pasi turmat e tij nuk jane aq paqesore e te vetepermbajtura sa ato te socialisteve. - 2. Ceshtja nuk shtrohet qe Bisha (dhe familja etij ) te perballet me ndjekje penale ne pak muaj apo 2-3 vjet e ardhshem por qe ceshtja ndaj tij duhet te nis e pergatitet me kujdes, maturi e qetesi qe te coj ne ndeshkimin e tij sipas ligjeve nderkombetare. Shembulli i Pinocetit duhet te sherbeje si orientim i mire - pra nuk ka rendesi se kohe merr ky hetim/gjyq por qe denimi ndaj ketij firauni dhe mesimi qe nxirret prej tij per brezat e ardhshem duhet te jete KURRE ME.
Mos te harrojme se Bisha ka ndeshkuar me grusht te hekurt e ne shkelje te cdo principi demokratik e luajaliteti te gjithe kundershtaret e tij (si shembull vete Mero Baze e ka provuar kete ne kurrizin e tij)- por Bisha e ka bere per qellime dhe me mjete thjesht korruptive dhe te nbajtjes se pushtetit te tij vrases. Opozita neser ne pushtet duhet te kete nje dallim principial, etik e moral dhe ta beje kete ndeshkueshmeri ne baza ligjore (duke perfshire se pari pastrimin e drejtesise nga banda e e Bishes e duke i bere ata pjese e ketij hetimi masiv) pa inate, mllef apo si hakmarrje personale dhe pa u nxituar por duke qene konsekuente dhe duke i shkuar kesaj ceshtjeje deri ne fund si nje e drejte fondamentale per drejtesi ndaj shqiptareve.
Ky do te ishte mesimi me i mire ne te ardhmen per te dekurajuar dhe mbajtur larg nga pushteti cdo dallkauk kriminel oriental e me prirje diktatoriale e antisociale qe nuk do te guxonte me talljen dhe denigrimin e shqiptareve.

Kështu, këtë muaj, ndryshimi

Kështu, këtë muaj, ndryshimi më i dukshëm është zbritja e AK-së në vend të katërt (nga vendi i tretë që ishte një muaj më parë) dhe rritja e lehtë e PS-së me 1.9 pikë përqindje.

Ose janë sondazhe kot(i).

Keta te Dites jane

Keta te Dites jane ekuivalenti i Zogby-t ne SHB. Ore mire per ne lexuesit qe nuk ju skuqet apo nxihet por per vete kini pak me respekt se eshte njelloj te thuhet se redaksia e zerit te popullit ka bere sondazh dhe i ka dale qe fiton PS.

Dritano, kot per muhabet se e

Dritano, kot per muhabet se e di qe ti je nga ata qe nuk i ke shfletuar ndonjehere gazetat per te cilat flet, thjesht shfryn vrer si te gjithe meqe te jepet mundesia nga Mustafai ketu te shprehesh paragjykimet e tua edhe pa patur informacion bazik. Nejse...

Puna eshte qe kjo Dita qe permend (dhe kete e them jo thjesht pse jam nje bashkepunetor i tyre dhe lexues i rregullt) ka nje ironi edituese aq te lezecme qofte per te tjeret qofte per veten qe i ka munguar prej kohesh tregut mediatik shqiptar. Nuk dua te bej ne asnje menyre partizanin, kerkoj ndjese nese dukem i tille, thjesht po them ate qe mendoj kur i lexoj, sidomos kopertinat e tyre dhe qendrimet e deritanishme editoriale. Kryeredaktorit te Dites, Ardianit i uroj shume suksese, jo vetem eshte nje mik i mire por edhe nje djale kurajoz dhe shume i vecante si person. E mbylla :) Pershendetje Mustafait dhe stafit.

Perputhen edhe me te dhenat

Perputhen edhe me te dhenat qe ka PD. Po te pish nje kafe me Paloken e merr vesh qe keto jane shifrat reale. Te peraferta kane qene edhe ne zgjedhjet e fundit. Problemi eshte te manipulimet ne periferi. Hajduti me dore te paprere vjedh prape. Kete kini parasysh te Berissha

Kjo gje nuk perben lajm. Pas

Kjo gje nuk perben lajm. Pas 1992 kur shqiptaret pane fytyren e vertete te PD, PS ka qene gjithmone ne avantazh.

Sa per kujtese: Kushtetuta e 1994 nuk u votua nga shumica e popullsise (ishte kushtetute e propozuar nga Doktor Rrumpalla)

Ne 1996 Berisha perseri mori pakicen por manipuloi zgjedhjet.

Ne 2005 Berisha nuk i kishte numrat por i erdhi ne ndihme Iliri

Ne 2009 Perseri keshtu

Ne zgjedhjet per bashki perseri keshtu.

Problemi nuk qendron tek %, ato dihen, por tek mbrojtja e votes.

Mund te ma shpjegoni ne

Mund te ma shpjegoni ne menyre te plote dhe korrekte si e llogaritni marzhin e gabimit ju lutem? Nga dolet ne keto konkluzione se marzhin e keni 2.5 ose 3 pike psh?

Faleminderit!

Me keto sondazhe po e nxisni

Me keto sondazhe po e nxisni berishen per te ber manipulime

Add new comment