Arkiv-Lajme
Një vit zie për gazetarinë
Një vit i jashtëzakonshëm me vdekje. Ky është përfundimi i raportit vjetor i organizatës "Reporterët Pa Kufij". Në 2012 janë vrarë 88 gazetarë, (shifër rekord kjo qysh nga 1995) 6 punonjës të tjerë mediash mediash dhe 47 bloggera dhe raportues në internet (qytetarët - gazetarë quhen në raport ).
Ç'do ndodhë me CEZ?
Burime pranë CEZ Group bëjnë me dije se kompania ka nxjerrë në shitje degën, e cila gjendet në vështirësi në Shqipëri, “CEZ Shpërndarje”. Sipas një deklarate të kompanisë, blerësit e mundshëm mund të shprehin interesin e tyre përgjatë muajit janar dhe të bëjnë ofertat e tyre dhe më vonë do të bëhen të ditura edhe hapat e mëtejshëm. Në të njëjtën kohë, “CEZ Group” tha se po vazhdon diskutimet me qeverinë shqiptare, për mënyrën e zgjidhjes së kësaj situate.
Rreth 1/5 e ambasadorëve që përfaqësojnë Shqipërinë janë në proces zëvendësimi
Në 3 javët e fundit Komisioni i Jashtëm parlamentar ka shqyrtuar disa prej kandidaturave për diplomatë. Opozita, më shumë se kontestime për emrat e propozuar, shprehet se po shkelet ligji që normëzon raportet mes diplomatëve të karrierës dhe kandidatëve të ardhur nga politika, raporton Vizion Plus.
Kosova nis të zbusë tekstet për Perandorinë Osmane, nuk flitet më për vrasje, por për burgosje
“Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Tito dhe Enver Hoxha”, është shprehur Ahmet Davutoglu, ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 26 gusht 2011.
Edhe Omer Dincer, ministri i Arsimit, i ka kërkuar ministrit të Arsimit, Ramë Buja, që nga librat e historisë së Kosovës të largohen paragrafët, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet e këtij vendi.
A duhet ta shpallë PS që tani koalicionin zgjedhor për 2013-n?
Në një intervistë me gazetarin Renato Kalemi, Paskal Milo thotë se Partia Socialiste duhet ta shpallë tani koalicionin zgjedhor me të cilin do të paraqitet në zgjedhjet e 2013-ës. Pyetjes së gazetarit: “A nuk është ende shpejt për këtë?” Milo i përgjigjet:
Ivanov thumbon Berishën e Thaçin: Bëjnë deklarata për përdorim politik-ditor
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka qenë i pakursyer ndaj kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Ivanovit deklaratat e dy kryeministrave të bëra në Shkup për bashkim kombëtar ishin absurde dhe kishin për qëllim fitimin e pikëve të politikës ditore. Ivanov kritikoi edhe vendimin e fundit të Bashkimit Evropian për mosdhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Citohet Ivanov, President i Maqedonisë nga mediat e Shkupit:
Burrat e Kukësit më “punëtorë” se të Beratit, sipas Flamur Nokës…
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, deklaroi gjatë interpelancës në Komisionin e Integrimit se regjistri kombëtar i gjendjes civile nuk ka pasur asnjë ndërhyrje apo cënim.
Nuk duam lojtarë të zinj dhe të “pakicave seksuale”
Tifozët më të zjarrtë të Zenitit të Shën Pjetërburgut (grupimi ultras Landscrona), kerkuan me një deklaratë zyrtare që në skuadrën e tyre të mos luanin më futbollistë “jo të bardhë apo që u përkasin pakicave seksuale”.
Grupe ultras rracistë ka me bollëk nëpër Europë dhe gjetkë, por veçantia e rusëve të Shën Pjetërburgut qëndron tek hipokrizia e tyre. Le të lexojmë disa rreshta nga deklarata për shtyp: “ne nuk jemi rracist, por mungesa e lojtarëve të zinj tek Zeniti është për ne një traditë e rëndësishme që evidenton identitetin e skuadrës dhe asgjë tjetër”.
"Detonatori" i eurozonës?
Teksa tregjet janë të lëkundura, Monti paraqet dorëheqjen dhe Berluskoni përgatitet për një rikthim. A do të thotë kjo se Italia mund të jetë donatori që do ta "shpërthejë eurozonën?"
Nuk duhet shumë për t'i tronditur tregjet gjatë këtyre ditëve. Kështuqë lajmi se kryeministri aktual italian Mario Monti u detyrua të japë dorëheqjen, pasi humbi mbështetjen e njerëzve të Berluksonit, nga Partia Liberale, e dha vërtet një efekt të tillë.
Për të zgjidhur “krizën” e gjetjes së varrit...
Brenda tremujorit të vitit të ardhshëm, Ndërmarrja e Shërbim Funeraleve, nën varësinë e Bashkisë së Tiranës thotë se do të realizojë për herë të parë në vendin tonë varrezat e para murale.