Për të zgjidhur “krizën” e gjetjes së varrit...

Postuar në 18 Dhjetor, 2012 07:20

Brenda tremujorit të vitit të ardhshëm, Ndërmarrja e Shërbim Funeraleve, nën varësinë e Bashkisë së Tiranës thotë se do të realizojë për herë të parë në vendin tonë varrezat e para murale.

E perditshmja SHQIP raporton: "Sharra ka probleme me hapësirat, pavarësisht parcelave të reja të hapura në vazhdimësi. Ndërsa në zonën e Tufinës, duke pasur parasysh edhe numrin mesatar të personave që humbasin jetën çdo ditë, parcelat aktuale përmbushin nevojat deri në gjashtëmujorin e dytë të vitit të ardhshëm... Sipas Ndërmarrjes së Funeralit pranë Bashkisë së Tiranës, çdo vit humbasin jetën rreth 3 mijë persona, të cilët varrosen në Sharrë dhe në Tufinë (!)..."

Me nisjen e projektit të varrezave murale, do të vendosen fillimisht eshtrat e 105 italianëve civilë. Me kete veprim sipas SHQIP-t pritet të thyhet  mentaliteti i qindra qytetarëve, të cilët deri tani nuk i janë bashkuar projektit dhe idesë për krijimin e varrezave të tilla. Pas diskutimeve të para dhe publikimit të projektit të bashkisë, përfaqësuesit e pushtetit vendor kanë rëndë dakord edhe me komunitetet fetare. Për të zgjidhur “krizën” e gjetjes së varrit... - shkruhet në artikullin e SHQIP. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.