Ivanov thumbon Berishën e Thaçin: Bëjnë deklarata për përdorim politik-ditor

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka qenë i pakursyer ndaj kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Ivanovit deklaratat e dy kryeministrave të bëra në Shkup për bashkim kombëtar ishin absurde dhe kishin për qëllim fitimin e pikëve të politikës ditore. Ivanov kritikoi edhe vendimin e fundit të Bashkimit Evropian për mosdhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Citohet Ivanov, President i Maqedonisë nga mediat e Shkupit:
“Edhe gjatë këtij viti ndaj Republikës së Maqedonisë u dërguan deklarata absurde dhe ofenduese nga disa politikanë “kujdestarë” për marrëdhëniet tona ndër fqinjësore dhe ndëretnike, por ne nuk ramë në asnjë provokim. Populli ynë ndër shekuj ka përjetuar dhe mbijetuar shumë. Ka fituar shumë guxim, gjallëri dhe forcë. Ato deklarata për përdorim politik-ditor, as që kanë mundur, e as që do të mund t’i prishin në të ardhmen marrëdhëniet shekullore ndërfqinjësore të popujve në këtë rajon...Në hapësirat tona, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, ka ende individë të cilët mendojnë për ide radikale dhe mite për shtete të mëdha.” A.N.
Add new comment