Arkiv-Lajme

Regjizori Budina mbron filmin e vet prej “patriotëve e moralistëve”

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 04:31

Robert Budina, regjizor dhe skenarist, ka marrë në mbrojtje filmin e tij “Agon” prej sulmeve që i janë bërë prej njerëzve të lënduar “në sentimentet e tyre patriotike dhe në standardin e tyre etik”. Në filmin e tij, shqiptarët paraqiten të dhunshëm e të pacivilizuar, dhe kjo ka sjellë reagime të shumta (madje, në premierën e filmit në SHBA – këtë e tregon vetë Budina – disa persona janë irrituar e kanë dalë nga salla ku shfaqej filmi). Vetë Budina është me idenë se “ne duhet të flasim për problemet tona, e jo t’i maskojmë ato”.

Unë nuk tërhiqem kurrë (veç rastit kur shkaktoj betejë partiake që heq vëmendjen nga problemet e vendit)

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 04:17

"Të enjten i kam kërkuar presidentit Obama që të mos më konsiderojë mua për punën e sekretares së shtetit. Unë kam marrë këtë vendim, sepse është hap i duhur për vendin që dua. Unë nuk jam zmbrapsur kurrë nga lufta për një kauzë që besoj. Por, pasi është bërë e qartë se emërimi im do të nxiste betejë partiake, kam konstatuar se do të ishte gabim që të lejoj një debat, i cili do të na shkëpuste nga çështjet urgjente kombëtare, si: krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e ekonomisë, adresimi i deficitit, reformimi i sistemit të migracionit dhe mbrojtja e sigurisë sonë kombëtare.

E mbollën Idrizi dhe Albin Kurti. Ulliri i tharë për 6 muaj i çështjes çame

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 04:04

Në 30 qershor 2012 në Qafë-Botë, në Kllogjer, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimeve të varrezave të 2960 viktimave të Çamërisë. Në përurim të punimeve për ndërtimin e varrezave, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti mbollën një rrënjë ulliri.

Kryetari i PDUI-së, Shpëtim Idrizi, e cilësoi (atëherë) gurin e parë, si “guri i themelimit të Çështjes Çame”. Këto varreza, ka thënë (atëherë) Idrizi, janë detyrimi moral për paraardhësit, prandaj ai i quajti këto varreza, “pikë kthese për Çështjen Çame”.

Për Prishtinën fajtor për mosfillimin e negociatave është... Brukseli: "Një lajm i keq për vetë Evropën" - thotë ministri Hoxhaj

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 03:25

Ndryshe nga Tirana ku qeveria fajëson opozitën për dështimin e saj në hapat e negociatave për anëtarësim në BE, Prishtina bën me faj vetë BE-në dhe atë që ministri i jashtëm kosovar Hoxhaj e quan "mos uniteti brenda vet BE-së karshi Kosovës". Enver Hoxhaj, në një intervistë për Deutsche Wellen e quan vendimin e Brukselit për mosfillimin e negociatave me Kosovën "një lajm të keq për vetë Evropën".

Spahiu: Berisha, i përzgjedhur nga Ramizi. U prit me fishkëllima në Q.S., pasi kërkoi të shuhej protesta

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 15:17

 

Duket se Kryeministri furnizon mjaftueshëm kundërshtarët e tij për t’i gjetur figura krahasuese. Pas Ruçit që e krahasonte me Zogun, edhe n mënyrën sesi mbajti pushtetin, po sot, Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, e ka krahasuar me diktatorin Enver Hoxha në mënyrën sesi i ka eleminuar kundërshtarët. Sipas Spahiut, Berisha i ka eliminuar kundërshtarët e tij politikë, siç bëri me Azem Hajdarin, të cilin e largoi nga kreu i Partisë Demokratike e sot e quan ‘tribun i demokracisë’.

Moisiu mbështet i pari me firmën e vet rezolutën çame. A do ua vërë “veshin" maxhoranca këtyre firmave?

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 12:06

Mediet kanë përcellë sot lajmin se ish-presidenti Alfred Moisiu ka nënshkruar i pari peticionin, i cili i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të miratojë sa më shpejt projekt-rezolutën e dorëzuar në Parlament nga deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. “Duhet luftuar me këmbëngulje sepse kjo është e drejta jonë, e drejta e njerëzve që kanë banuar dhe kanë origjinën nga Camëria dhe nëse flasim për të drejtat e njeriut, ky është një aspekt i rëndësishëm dhe një tregues shumë i madh”, u shpreh Alfred Moisiu.

"Testi" i DITA-s për Adriatik Llallën

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 11:02

Gazeta Dita sot ka publikuar një speciale për kryeprokurorin e ri, Adriatik Llalla. Testi i tij, sipas Ditës përmblidhet në disa pritshmëri kryesore ndaj tij.

Pritshmëria nr.1: Si do veprojë me 3 vrasjet e 21 janarit që janë në gjyq?

Pritshmëria nr.2: Si do veprojë me vrasjen e Aleks Nikës, ende pezull?

Pritshmëria nr.3: Si do veprojë me Gërdecin, a do ta çojë në Gjykatën e Lartë?

Dashamir Shehi: Tek ne partitë janë të stilit komunist, janë struktura permanente, të rënda, luftarake, me seksione, …

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 10:53

Në të përditshmen Shekulli ishin dy intervista interesante në numrin e sotëm. E para i është marrë Ylli Rakipit (folëm për të në në shënimin me titull “Ylli Rakipi: A ka ndryshuar Berisha? Jo, kanë ndryshuar njerëzit që e thonë këtë gjë”), ndërsa e dyta i është marrë Dashamir Shehit. Ky i fundit është fokusuar (intervista është marrë nga gazetari Plarent Shehu) në gjendjen ekonomike dhe në atë politike. Përsa i takon buxhetit të sapomiratuar, ai flet për dy difekte.

Një histori e shkurtër e fundit të botës.

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 08:24

 

Ka shumë njerëz që besojnë se kalendari Mayan është i saktë dhe se bota do të përfundojë të premten. Më shqetësues akoma është fakti që ata që e besojnë këtë janë njerëz që përdorin kompjuterat e udhëtojnë me aeroplan, por që mbeten naivë rreth një profecie ëq supozohet ta ketë lënë një sundimtar Mayan e që parashikon fundin e botës në vitin 2012.

Sulmi ndaj promovimit të revistës seksuale nga studentë të Universitetit të Prishtinës e me frymëzim fetar!

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 07:41

 

Në një shkrim të vetin te Express, Imer Mushkolaj hedh dritë “përtej” lajmit se një shoqatë që donte të promovonte një revistë mbi seksin, u sulmua dhe salla e mbledhjeve të tyre u shkatërrua.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme