Spahiu: Berisha, i përzgjedhur nga Ramizi. U prit me fishkëllima në Q.S., pasi kërkoi të shuhej protesta

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 15:17

Duket se Kryeministri furnizon mjaftueshëm kundërshtarët e tij për t’i gjetur figura krahasuese. Pas Ruçit që e krahasonte me Zogun, edhe n mënyrën sesi mbajti pushtetin, po sot, Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, e ka krahasuar me diktatorin Enver Hoxha në mënyrën sesi i ka eleminuar kundërshtarët. Sipas Spahiut, Berisha i ka eliminuar kundërshtarët e tij politikë, siç bëri me Azem Hajdarin, të cilin e largoi nga kreu i Partisë Demokratike e sot e quan ‘tribun i demokracisë’.

Kjo u tha në një takim të Aleancës Rinore Kuqezi, me pjesëmarrës nga Kosova e Shqipëria. Në fjalën e tij, Spahiu hedh dhe disa kujtime të cilat, nëse do të mund të verifikoheshin, do duhej të ndryshonin rrënjësisht tekstet e historisë së këtyre 22 viteve. Thotë Spahiu:

“22 vite më parë në rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u shfaq njeriu  të cilin sekretari parë i partisë komuniste Ramiz Alia e përzgjodhi për të ngritur artificialisht sitemin pluralist në Shqipëri dhe për të përçarë lëvizjen studentore. Më 10 dhjetor ai do tё pritej me fishkëllima mes mijёra studentëve si njeriu i cili kërkoi që lëvizja studentore të shuhej. Me dhunën dhe dinakёrinë e një një krokodili politik ai mundi të shmangte Azem Hajdarin nga kreu i Partisë Demokratike dhe ta përndiqte penalisht dhe moralisht deri sa legjenda e demokracisë u vra në mënyrën më mizore në qendër të Tiranës dhe poshtë zyrës së tij...”

k.c.

Comments

Submitted by pd-isti (not verified) on

O Kreshnik, po kur na dole kaq i mire ne histori ti mor djale?

Ti ne 1996 ishe ne KQZ-ne e famshme te PD-se, dhe duhet te mbash mend mire te tera traplliqet dhe ligesite qe Azemi nxirrte nga goja e tij tere diten ndaj PD-se, Berishes dhe ne vecanti ndaj qeverise se PD-se. Sidomos ne muajt shtator-dhjetor 1996.

Pastaj, ti mbake mend qe Saliu na paska qene kundra krijimit te PD-se me 1990 por nuk mbake mend qe ne kete deshire te tijen ai u pasua (ndoshta u nxit) vete nga Azemi, i cili se bashku me Imamin ishin plotesisht kundra idese se nje partie jostudentore!

Sidomos qe Azemi mbeshteti Saliun ne te tere luften per te marre plotesisht PD-ne gjate 1991!

Ky na qenka legjenda e demokracise???

Submitted by oli (not verified) on

more pd-ist  po nga i merr keto te dhena ti per azemin e imamin ti,,,,,Azemi ishte per partine ,,ndersa SALIU jo,kjo levizje te mbaronte si levizje thjeshte studentore

e ke guzim e flet per Azemin ike ere spurdhjak frikacak,,,ku ishe ti ne ate kohe,,,

Submitted by stela (not verified) on

Bravo Kreshnik Spahiu dhe AK! Jeni per tu marre shembull nga gjithe politikanet qe ju rrethojne, person qe ve interesat e popullit para interesave personale. Jemi me ju, Nuk Je Vetem......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.