E mbollën Idrizi dhe Albin Kurti. Ulliri i tharë për 6 muaj i çështjes çame

Në 30 qershor 2012 në Qafë-Botë, në Kllogjer, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimeve të varrezave të 2960 viktimave të Çamërisë. Në përurim të punimeve për ndërtimin e varrezave, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti mbollën një rrënjë ulliri.
Kryetari i PDUI-së, Shpëtim Idrizi, e cilësoi (atëherë) gurin e parë, si “guri i themelimit të Çështjes Çame”. Këto varreza, ka thënë (atëherë) Idrizi, janë detyrimi moral për paraardhësit, prandaj ai i quajti këto varreza, “pikë kthese për Çështjen Çame”.
Por siç dëshmon kjo foto e shpërndarë online nga të rinj të komunitetit çam ajo rrënjë ulliri, e mbjellë, për të përkujtuar gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, është tharë. "Nga thatësira e harresës, e shpërfilljes, dhe bri ullirit të tharë dhe një gur varri i…pavarrë!" – shkuajnë të rinjtë e një lëvizje që i është kundërvënë fort kohët e fundit Idrizit, me emrin "Lëvizja Came". Të cilët shkruajnë më poshtë:
"67 vjet më parë, në tokën e tyre, Çamëri, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin e Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjer. Çfarë ka penguar deri më sot, që të vazhdohen punimet për ndërtimin e varrezave të viktimave të gjenocidit grek? Dhe ku? Në tokën tonë. Ndërkohë, kur grekët, për të respektuar të vrarët e tyre, po bëjnë gjithçka në tokën tonë, zhvarrosin të parët tanë në Boboshticë dhe Kosinë dhe me kockat e tyre po rindërtojnë varreza të ushtarëve të tyre? Tharja e ullirit simbolik vetëm 6 muaj pas mbjelljes nga thatësira e harresës dhe e shpërfilljes, është plagë e rëndë e turpit që bie mbi udhëheqësit e PDIU-së". A.N.
Add new comment