Për Prishtinën fajtor për mosfillimin e negociatave është... Brukseli: "Një lajm i keq për vetë Evropën" - thotë ministri Hoxhaj

Ndryshe nga Tirana ku qeveria fajëson opozitën për dështimin e saj në hapat e negociatave për anëtarësim në BE, Prishtina bën me faj vetë BE-në dhe atë që ministri i jashtëm kosovar Hoxhaj e quan "mos uniteti brenda vet BE-së karshi Kosovës". Enver Hoxhaj, në një intervistë për Deutsche Wellen e quan vendimin e Brukselit për mosfillimin e negociatave me Kosovën "një lajm të keq për vetë Evropën".
Pyetjes: "Zoti ministër, Kosova sërish nuk mori dritën jeshile për fillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Si e vlerësoni Ju këtë qëndrim të Brukselit?" - Hoxhaj i përgjigjet:
"Konkuldimet e BE-së janë pa dyshim një lajm zhgënjyes për Kosovën, pasi që Kosova ka bërë gjatë vitit 2012 një përparim jashtëzakonisht të madh. Ky progres është i matshëm, i krahasueshëm dhe konkret, ashtu siç kërkon edhe vet studimi i fizibilitetit. Ajo që ka ndodhur gjatë këtij viti, por edhe në pesë vitet e fundit prej shpalljes së pavarësisë, tregon se Kosova është transformuar në një shtet dhe shoqëri demokratike, multietnike dhe evropiane. Ndaj konkluzat nuk janë në përputhje me realitetin dhe reformat e bëra nga Republika e Kosovës. Ndaj mosfillimi i negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe ofrimi vetëm i një kornize kohore se kur do të duhej të fillonte procesi, është një lajm jo i mirë jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe vetë Evropën..."
Ndërsa në pyetjen: Ju keni pasur kontakte të shumta me qendrat evropiane gjatë këtij viti. Cilat janë qëndrimet e tyre, pse Kosova nuk mori këtë dritë jeshile? - kryediplomati i Prishtinës përgjigjet:
"...Është e vërtetë që unë gjatë tërë këtij viti, por në veçanti gjatë nëntorit, kam pasur vizita bilaterale dhe kam biseduar me ministrat e Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Qëllimi i takimeve ka qenë që ata të informohen nga dora e parë për progresin që ka bërë Republika e Kosovës dhe mund të them se të gjithë ata kanë shprehur mendim shumë pozitiv për zhvillimet dhe punët që po bëhen në Kosovë. Mendoj se ekzistojnë dy premisa të gabuara të cilat kanë determinuar konkluzat e këtilla. Së pari, është mos uniteti brenda vet BE-së karshi Kosovës, pasi që pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën. Në mesin e tyre katër vende kanë qëndrim shumë pozitiv por ka një vend i cili duket se gjatë debateve të brendshme ka pasur një pozicion frenues..." - A.N.
Intervista e plotë:
http://www.dw.de/hoxhaj-kosova-%C3%ABsht%C3%AB-e-zhg%C3%ABnj...
Comments
Çfarë idjotësie në vënd të ti
<p>Çfarë idjotësie në vënd të ti kërkojë të falur popullit të Kosovës për paftësi dhe të bëjë dorëheqje por bënë të tjerët me fajë porse nuk pranuan që të hpnin dyer për Kosovën</p>
Add new comment