Arkiv-Lajme

Ç'i ka ndodhur një gazetari lokal me adresën Facebook të Berishës

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 14:49

Në adresën e ResPublica na ka ardhur kjo letër e lexuesit Aleksandër Ndoja me IP: 79.106.10.91 , 79.106.10.91 dhe e-mail : aleksndoja@yahoo.com:

Gjuha kineze në shkolla? Ide e huazuar nga Serbia (por atje Kina paguan arsimtarët dhe materialin)

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 12:06

Nisma e Tiranës zyrtare për të futur gjuhën kineze në shkolla është “huazuar” nga Beogradi.  Sipas gazetës serbe “Blic” në mars të këtij viti, pas vizitës së Ministrit të jashtëm kinez, Ministri i Kulturës serbe Zharko Obradoviç dhe ambasadori kinez, Xhang Vanhu, firmosën një memorandum për mësimin e gjuhës kineze në Serbi. Kina do t’ i paguante arsimtarët dhe materialin. Projekti do të zgjasë deri në fund të këtij viti. Jeremiç pat deklaruar se Serbia është partneri i vetëm strategjik i Kinës në Ballkan.

(Vetë)shkatërrimi i demokracisë greke

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 10:01

Burri në foto quhet Hassan Mekki dhe në marsin e këtij viti braktisi një ndër shtetet më të pasigurta në botë (Sudanin e Jugut) për një të ardhme të mbushur me shpresa. Por shenjat që i janë gdhendur në mish nuk e kanë origjinën nga lufta e kombit amë, por janë shkaktuar nga militantët e partisë greke Agimi i Artë.

Mekki, prej marsit klandestin, pak ditë më parë u zu në pritë nga disa persona të veshur me të zeza dhe u godit në kokë duke humbur ndjenjat. Sapo u përmend, zbuloi se neonazistët grek i kishin zhgarravitur shpinën dhe qafën me thikë.

'Njollat' në biografi dhe 'emri në listë' - janë përgjigjet e znj.Topalli për dështimin e Shqipërisë me statusin

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 07:44

Topalli: Si mish për top ka për të çu dhe ty

Bushati: Për injorancën tënde që më vjen keq ta kujtoj se vjen edhe nga Shkodra

Topalli: Keni dështuar

Bushati: Përpiqu lexo naj gjë Jozefinë

Topalli: Po të isha në vendin tënd kisha dorëzuar mandatin dhe kisha shku në shpi

Ndërhyrje nga salla: Lëre të flasë

Topalli: Të flasë, po të flasë sipas gjuhës parlamentare Kryetari i Komisionit të Integrimit që nuk ka votu tre ligje

Si në përrallat e ’1001 netëve’...

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 06:58

Dëshmia e ekspertit mjeko-ligjor për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi, që për pak i ndryshoi gjithë rrjedhën procesit gjyqësor të “21 janarit” nuk do të merret parasysh nga gjykata. Vendimi është marrë në seancën e djeshme nga trupi gjykues i çështjes. Eksperti mjeko-ligjor në fjaë quhet Ndoc Çardaku.

Paul Krugman: Një Kinë e zhvilluar do na vrasë të gjithëve

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 05:39

Nobelisti amerikan Paul Krugman që shkruan për të përditshmen New York Times është i alarmuar nga ritmet e zhvillimit të Kinës. “Ky është një zhvillim që do të na vrasë të gjithëve”, thotë ai, por atyre që mund të keqkuptohen nga ky pohim u duhet të ecin dhe një rresht më poshtë për të marrë vesh, se ku rreh çekani i tij. Krugman, në ndryshim nga shumë amerikanë, nuk është i shqetësuar nga një Kinë që rivalizon SHBA-të në terma të zhvillimit, por nga një Kinë që ndot e dëmton mjedisin, dhe përkeqëson gjendjen e ndryshimeve klimaterike.

"Direkt nga Ramiz Alia..."

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 04:49

Para takimit të famshëm të studentëve me Ramiz Alinë ka patur një tentativë tjetër të këtij të fundit me anë të një "vendimi të Pleniumit". Dhe ky dokument i është përcjellë nga Ramiz Alia, Shinasi Ramës në dorë nëpërmjet... Sali Berishës. Pikërisht Berisha është personi që i ka dhënë në 11 dhjetor në mëngjes në dorë liderit të studentëve të dhjetorit Shinasi Rama këtë vendim të Plenumit të KQ të PPSH që ishte mbajtur një natë më parë.

Çfarë ka dollari që euros i mungon?

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 03:45

13 vjet pas futjes në qarkullim euro është etabluar si valuta e dytë më e rëndësishme në botë. Një e katërta e rezervave valutore në botë mbahen në euro. Por tani ajo shihet si e rrezikuar nga zhdukja. Për shkak të kërcënimit fiskal edhe dollari ka pësuar humbje në vlerë në krahasim me euron. Megjithatë nuk ekziston as dyshimi më i vogël se zona e dollarit mund të shpërbëhej apo se dollari mund të zhdukej.

Berisha i Bashkisë dhe Xhelali i Shqipërisë

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 16:55

Kjo foto është një nga dy fotot e postuara nga lideri i opozitës, Edi Rama sot në Twitter. Tregojnë një veturë që shëtit rrugëve të Kamzës, pa regjistrim vendas, me një targë ku shkruhet Berisha 1. “Dëshmi e shtetit ligjor të Berishës”, shkruan Rama me ironi. Kryebashkiaku i Kamzës ka emërtuar bulevardin kryesor të Kamzës “Berisha” dhe ka lyer ngjyrë blu gjithë shtyllat elektrike dhe ndërtesat buzë rrugës.

Flamuri partiak i intimidon zgjedhësit?

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 13:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot projekt-udhëzimin mbi ngritjen e qendrave të votimit për zgjedhjet politike të 23 qershorit 2013. Sipas dokumentit, qendrat e votimit krijohen në ndërtesa të institucioneve publike arsimore, kulturore dhe shëndetësore ku përfshihen: shkolla, çerdhe, kopshte, konvikte, qendra shëndetësore, qendra kulturore. Ndërkohë që ndalohet ngritja e qendrave të votimit në banesa private, ndërtesa që përdoren apo janë në pronësi të një partie politike, ose kanë shërbyer si zyra elektorale gjatë fushatës zgjedhore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme