"Direkt nga Ramiz Alia..."

Para takimit të famshëm të studentëve me Ramiz Alinë ka patur një tentativë tjetër të këtij të fundit me anë të një "vendimi të Pleniumit". Dhe ky dokument i është përcjellë nga Ramiz Alia, Shinasi Ramës në dorë nëpërmjet... Sali Berishës. Pikërisht Berisha është personi që i ka dhënë në 11 dhjetor në mëngjes në dorë liderit të studentëve të dhjetorit Shinasi Rama këtë vendim të Plenumit të KQ të PPSH që ishte mbajtur një natë më parë.
Pohimin e bën vetë Shinasi Rama në një intervistë në të përditshmen SHQIP: "Sali Berisha më solli vendimin e Plenumit të KQ të PPSH që ishte mbajtur një natë më parë, direkt nga Ramiz Alia. Ai vendim tekstualisht theksonte se do të lejohej një pluralizëm fiktiv, organizatash e subjektesh elektorale. Ky nuk ishte pluralizmi i vërtetë politik, por një manovër e zgjuar e Ramiz Alisë, d.m.th. sipas parimit “po e hëngrën, mirë, po nuk e hëngrën, të shohim sa kanë kurajë dhe a ua mban”. Beteja për të fituar pluralizmin do të zhvillohej më pas në takimin e përfaqësisë studentore me Ramiz Alinë..."
Shinasi Rama tregon më pas se shumëçka që është thënë gjatë këtyre 22 viteve lidhur me themelimin e PD-së ka qenë ose pjesërisht e saktë, ose një rrenë e pastër: "Kështu si ka ardhur puna, po deshi Sali Berisha e deklaron PD-në të themeluar me: Mehmet Elezin, Fahri Balliun, Qemal Sakajevën, Mitro Çelën, Besnik Mustafajn, Edmond Budinën dhe Arben Imamin pas frymëzimit që ai mund të thotë se i erdhi nga fjalimi i Lech Valesës në Gdansk dhe askush nuk do ta ngrejë zërin e ta quajë gënjeshtër e mashtrim. Është mirë që pavarësisht pozicionimeve të ndryshme politike, të dalë e vërteta e themelimit. Ajo nuk ia heq mbështetësit Saliut, sepse ata nuk duan t’ia dinë për të vërtetën..."
Më 12 dhjetor janë mbledhur te Gramoz Pashko një grup ku ishin: Azem Hajdari Mimoza Ferraj, Aleksandër Meksi, Sokol Necaj, Sali Berisha etj. Sipas kujtimeve të pjesëmarrësve në këtë mbledhje vendimtare, Berisha këmbënguli te versioni i Alisë për "parti studentore" dhe u largua për tu rikthyer më pas me mendje të ndryshuar.
Në këtë pikë Shinasi Rama tregon: "Pashko dhe Berisha thanë se donin të bënin partinë e studentëve.. Natyrisht, nuk e bën një parti të studentëve pa pyetur paraprakisht studentët, apo jo? Dhe do s’do njeri, në atë pikë, besoj se kam pasur shumë influencë ndër studentët dhe më është dëgjuar shumë fjala. Pas mbledhjes në banesën e Pashkos këta na erdhën si grup në Qytetin Studenti me mendimin se Azemi, që ishte me ta, do t’i kontrollonte shokët e shoqet e lëvizjes dhe këta intelektualët do të gjenin një ushtri të gatshme për mbështetjen që iu duhej për t’i ndjekur ata që e shihnin veten si liderë të vetëshpallur të opozitës. Mirëpo, i kishin bërë hesapet pa hanxhinë. Kur e pashë se kush po vinte, patëm një përplasje me Azemin që erdhi të më bindte në dhomën time. Shkurt, unë iu thashë se do të nxjerr studentët në rrugët e Qytetit Studenti e t’i përzinim ata prej aty. Mbas shumë negociatash jo të këndshme me Berishën e bëmë një marrëveshje që të mos ishte vetëm Azemi në shtatëshen themeluese, por ajo të kishte gjashtë studentë, tre intelektualë dhe katër pedagogë. Gjithkush solli njerëzit e vet. Saliu, Gramozi, Azemi dhe unë. Unë iu luta shumë intelektualëve që të vinin dhe të bëheshin pjesëtarë të Komisionit Nismëtar, por nuk deshën. Besimi im dhe i disa të tjerëve ishte se me Azemin e me disa të tjerë që i njihnim, do të kishim shumicën, por nuk dolën gjërat ashtu, dhe për këtë ka përgjegjësi Azem Hajdari që i shiti shokët e shoqet e veta dhe zgjodhi Berishën e Pashkon përpara nesh..."
Rama e mbyll intervistën me pohimin "unë jam themelues i PD-së, por PD-ja nuk është partia ime".
"PD-ja është transformuar në një strukturë kriminale që është vënë pa kushte në shërbim të interesave joshqiptare, që ka punuar e që punon kundër çdo gjëje që unë e kam të shenjtë. PD-ja punon kundër shqiptarëve, kundër shtetit të tyre, kundër kombit shqiptar, kundër shtetit ligjor, kundër të drejtës së pronës, kundër të mirës shoqërore dhe njerëzore, kundër begatimit e prosperitetit të shqiptarëve, kundër të ardhmërisë e shpresës së tyre. PD-ja është një bandë në shërbim të Sali Berishës. Në majë të sitës morale e kombëtare shpesh mbesin krundet, dhe Sali Berisha, si kalorës i aftë që i jep kalit edhe majë malit, e di se për se shërbejnë ato" (a.th.)
Comments
Fjalite e fundit te
<p>Fjalite e fundit te artikullit duhen shkruar ne carcafe te medhenj dhe varur ne cdo cep te Shqiperise. Jane sinteza me e mire e kriminelit Berisha dhe te bandes se krimineleve me emrin PD</p>
O burra sa nuk eshte vone,se
<p>O burra sa nuk eshte vone,se ne qoftese arrin te fshihet(te zhduket)edhe ky fakt qe eshte i paster si drita e diellit do ti kemi ne qafe keta qafira edhe dy here me shume se ne diktature,qofte per nga sasija po ashtu edhe nga cilesia.Kjo eshte te kapesh koken me duar dhe te thuash dhe te kthjellohesh nqs mundet perndryshe eshte te marresh malet dhe te filloje edhe nje here nga e para perpjekja per ate qe nuk u be e mundur me u realizue.</p>
E pra do pranojmë që të na
<p>E pra do pranojmë që të na qeverisin kjo bandë dhe këta krunde të gjithë bashkë ti çojmë atije ku e meritojnë sa më shpejtë</p>
Add new comment