Arkiv-Lajme

Statusin kandidat, nëse... etj

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 14:39

Tre ligjet dhe zgjedhjet parlamentare të 2013 do të vijojnë të mbeten çështjet kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat. Një fakt i tillë është theksuar në draftrezolutën që do të trajtojë nesër Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së. Kështu, presidenca qipriote ka bërë të ditur se draft-konkluzioni nuk ka hasur në asnjë kundërshtim nga ambasadorët e përhershëm të shteteve anëtare, ndaj pritet që të ruajë këtë formë në versionin përfundimtar:

Parajsë nën det apo tregti me shpresën?

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 13:16

Greqia po tenton në hapësirën nënujore rezerva gazi natyror të barabarta me 107% të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. Sipas një raporti të publikuar nga banka gjermane, Deutche Bank,  mund të gjenden 3,5 trilionë metra kub gaz, që e konvertuar në vlerë monetare është 427 miliardë euro, ndërsa fitimi i pastër për Greqinë do të mund të ishte 214 miliardë euro, më shumë se sa gjithë PBB vjetor i Greqisë i marrë së bashku.

Rama: Berisha, një kryeministër që krijon vende pune të padukshme...

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 10:41

 

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha u mburr se projektbuxheti i aprovuar në parim nga mazhoranca fokusohet në hapjen e dhjetra mijë vendeve të reja pune, nëpërmjet investimeve që parashikohen të bëhen. Dhe e menjëhershme ka qenë qesiëndisja në Tweeter e Ramës ndaj Berishës: “Parafytyrojeni një kryeministër në Bashkimin Europian që thotë: ‘Ne krijojmë vende pune të padukshme, që mund t'i shihni vetëm përmes meje!’"

Bashkimit Europian i dorëzohet çmimi Nobel për paqen

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 08:54

Sot në Oslo (Norvegji) u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çmimit Nobel për paqen Bashkimit Europian. Në përfaqësi të BE-se mbajti fjalimin presidenti i Këshillit Europian, belgu Herman Van Rompuy, ndërkohë që ishin të pranishëm edhe presidenti i Komisionit Barroso dhe ai i Parlamentit Europian Martin Schulz. “Dua të lavdëroj europianet që kanë ëndërruar një kontinent paqësor dhe ata që e kanë bërë këtë ëndërr realitet. Paqja pas Luftës së Dytë Botërore nuk do ishte kaq e gjatë pa BE-në”, u shpreh Van Rompuy.

Gjykata pushon padinë e fëmijëve sakatë të Gërdecit ndaj Mediut: Eshtë amnistuar. Por nuk pranon... Mediu

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 06:21

Gjykata e Lartë pushoi sot çështjen "Gërdeci" ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata tha sot se vepra penale për të cilën akuzohet Mministri Mediu është amnistuar dhe si rezultat çështja do të pushohet. Ministri aktual i Mjedisit, Fatmir Mediu përfitoi nga amnistia e miratuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 

Askush në dhjetorin e ’90 nuk i shkoi pas 80-lekshit Azem Hajdari - shkruante Berisha në RD para se ta vrisnin

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 04:06

Berisha ka mbajtur një fjalim gjate ceremonise se perurimit te shtatores se ish-deputetit te PD Azem Hajdari, e ngritur ne sheshin “Demokracia”, ne Qytetin Studenti. Pjesë nga fjalimi mund të gjenden në mediat e ditës. E përditshmja DITA ka botuar krahas këtij fjalimi, edhe një fjalim tjetër të Berishës, botuar në RD kur Hajdari protestonte ndaj Berishes, gusht 1995. Dhe ja c'ka thënë:

E ardhmja e Lindjes së Mesme, ogurzezë - shkruan Joschka Fischer dhe analizon pamjen e re të konfliktit

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:30

Armiqësitë e muajit të kaluar në Gaza dukeshin si përsëritje e historisë. Bota sërish ishte dëshmitare e dhunës së përgjakshme dhe të pakuptimtë midis Izraelit dhe Hamasit. Megjithatë, këtë herë, gjërat nuk kanë qenë ashtu si janë dukur, sepse Lindja e Mesme ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë dy vjetëve të fundit. Epiqendra politike e këtij rajoni të trazuar është zhvendosur nga konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve - drejt Gjirit Persik. Drejt luftës për zotërim rajonal ndërmjet Iranit në njërën anë dhe Arabisë Saudite, Turqisë dhe Egjiptit në anën tjetër.

Chavez emëron Nicolas Maduro si zëvendësues (ish-shofer autobusi)

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:13

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez u nis sot përsëri për në Kubë për një ndërhyrje tjetër kirurgjikale pas ripërtëritjes së kancerit. Para se të nisej ai emëroi nën presidentin si pasardhës të tij, në rast se sëmundja e detyron të largohet nga posti.
Zoti Chavez, i cili u rizgjodh në detyrë në muajin tetor, pranoi seriozitetin e sëmundjes së tij gjatë një fjalimi që mbajti dje vonë në televizion. Ai tha se nënpresidenti Nicolas Maduro do të marrë pushtetin nëse ai do të ishte i paaftë, madje ai u bëri thirrje përkrahësve që të votojnë për të nëse mbahen zgjedhjet.

Rikthehet Berluskoni dhe Italia e rifillon nga e para

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 02:40

Komentatorët politikë italianë dhe të huaj mendojnë se dorëheqja e Berluskonit një vit më parë u vendos nga tregjet ndërkombëtare dhe nga izolimi diplomatik. Edhe pse shumica parlamentare e djathtë ishte solide dhe e gjerë, Berluskoni u detyrua të largohej nga qeverisja e vendit sepse Italia e zhytyr në borxhe nuk kishte më mundësi për të vazhduar huazimin falë përqindjes së lartë të interesit që kreditorët i kërkonin.

Mesazhi i Europës sipas Spahiut: largoni Krokodilin!

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 15:53

Kreshnik Spahiu, kreu i kuqezinjve ka deklaruar në Elbasan se Shqipëria po mbetet jashtë BE për shkak të Berishës, të cilin e ka etiketuar “krokodilin e politikës shqiptare”. Pozicioni i Spahiut dhe forcës së tij ëshët i njohur prej kohësh, i ri është etiketimi “krokodil” dhe leximi që i bën Spahiu mesazhit të Europës në mos-dhënien e statusit për Shqipërinë, ndërkohë që dhe Serbia e merr.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme