E ardhmja e Lindjes së Mesme, ogurzezë - shkruan Joschka Fischer dhe analizon pamjen e re të konfliktit

Armiqësitë e muajit të kaluar në Gaza dukeshin si përsëritje e historisë. Bota sërish ishte dëshmitare e dhunës së përgjakshme dhe të pakuptimtë midis Izraelit dhe Hamasit. Megjithatë, këtë herë, gjërat nuk kanë qenë ashtu si janë dukur, sepse Lindja e Mesme ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë dy vjetëve të fundit. Epiqendra politike e këtij rajoni të trazuar është zhvendosur nga konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve - drejt Gjirit Persik. Drejt luftës për zotërim rajonal ndërmjet Iranit në njërën anë dhe Arabisë Saudite, Turqisë dhe Egjiptit në anën tjetër. Kështu shkruan ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, në një artikull të botuar në “Project Syndicate”. Sipas tij, konfrontimi kryesor në këtë luftë për pushtet është lufta civile në Siri, ku të gjithë lojtarët e mëdhenj të rajonit luajnë rol të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, sepse ai është vendi ku, në masë të madhe, do të vendoset beteja për hegjemoni rajonale.
Kjo është shumë e qartë, shkruan Fischer. Presidenti sirian, Bashar al-Assad, dhe alavitët e tij nuk do të jenë në gjendje të ruajnë kontrollin ndaj shumicës sunite në vend dhe në rajon. Pyetja e vetme është se kur do të bjerë regjimi. Kur të bjerë, do jetë një disfatë e madhe vecanërisht për Iranin, jo vetëm pse i sjell humbjen e aleatit kryesor arab, por rrezikon edhe pozicionin e klientit të tij, Hezbollahut, në Liban. Dobësimi i Iranit u shërben interesave strategjikë të Izraelit, por Izraeli do të duhet të përballet me pushtetet sunite kudo në afërsinë e tij, të cilat çojnë direkt në forcimin e Hamasit, - shkruan Fischer.
Së bashku me Sirinë, dy çështje do të përcaktojnë të ardhmen e re të Lindjes së Mesme, thotë ai: 1 - Rruga e Egjiptit nën Vëllazërinë Myslimane dhe 2 - Rezultati i konfrontimit me Iranin për shkak të programit të tij bërthamor. "E ardhmja e Lindjes së Mesme duket ogurzezë. Por, një gjë nuk ndryshon: ajo mbetet Lindja e Mesme, ku është gati e pamundur të dihet se çfarë të pret pas qoshes, - shkruan Joschka Fischer në “Project Syndicate”. A.N
Comments
Ne te gjitha keto vende
<p>Ne te gjitha keto vende islame te Drejtat e Njeriut shkelen ligjerisht ne baze te ligjit islam te SHERIATIT. </p><p>Asht shume pozitiv fakti qe ne Egjipt po bahen demostrata te mdha popullore per mosvumjen e sheritatit ne kushtetute nga ana e vllazerise muslimane ne pushtet. Ky fakt tregon nji zgjim te ketyne popujve.</p>
Add new comment