Askush në dhjetorin e ’90 nuk i shkoi pas 80-lekshit Azem Hajdari - shkruante Berisha në RD para se ta vrisnin

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 04:06

Berisha ka mbajtur një fjalim gjate ceremonise se perurimit te shtatores se ish-deputetit te PD Azem Hajdari, e ngritur ne sheshin “Demokracia”, ne Qytetin Studenti. Pjesë nga fjalimi mund të gjenden në mediat e ditës. E përditshmja DITA ka botuar krahas këtij fjalimi, edhe një fjalim tjetër të Berishës, botuar në RD kur Hajdari protestonte ndaj Berishes, gusht 1995. Dhe ja c'ka thënë:

“Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk  kontrollonte se ç'nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari, si Rita Marko se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit…” A.N.

Comments

Submitted by pd-isti (not verified) on

Gallate apo jo? Nje gazete e majte e moderuar qe perpiqet te shkruaje historine e partise se pare te djathte! Nqs qellimi i juaj eshte te shkaterrojme PD-ne e Berishes por jo PD-ne, atehere jini me te plote e te kujdesshem. Berisha e ka thene kete pohim te tijin sepse eshte i sakte! Askush nuk shkoi me Azemin! Populli zgjodhi PD-ne dhe jo Azemin. Gallata qendron tek fakti qe Berisha ishte me Azemin ne date 12 dhjetor. As ai nuk donte krijim te PD-se! Pasi u vendos te krijohej PD nga te tjeret atehere Berisha qe e nuhati qe i shkoi per lesh plani u kthye ne PD-ne e sapo krijuar. Kjo eshte e verteta! Me date 12 dhjetor 1990 as Azemi as Berisha por edhe nje sere te tjere nuk ishin per krijim te PD-se. Kerkuan me insistim krijim te nje parte studentore, dhe jo mbarepopullore.

Persa i perket fjalimit me lart, duhet te jepni edhe pak me shume histori per ata qytetare qe nuk i dine ngjarjet, si psh krahasimi i Azemit me Rita Markon, dhe pse Berisha e kishte kaq inat Azemin ne ate periudhe. Eshte per t'u vecuar akuza qe ai i ben Azemit si bashkepunetor sigurimi!

Gjithashtu, ju te Respublica apo te Dita :) duhet edhe te qartesoni lexuesin e thjeshte mbi pozicionin e Berishes sot ndaj Familjes Hajdari me shume se sa ndaj Azemit vete. Sepse jo cdo lexues ju ndjek per dite...

Submitted by Caf Teli (not verified) on

Historia e tranzicionit shqiptar do kthjellohet kur të shpallen se cilet kanë qenë punonjës Sigurimi e bashkëpunëtorë

të tij si dhe të përzgjedhur nga Ramizi e PPSH nga katagoritë e mëposhtëme :

1. Themelues partish politike kryesore     PS,  PD,  PR,  PSD,  PAD,  PDS ,  BK,  PLL,

2. Anëtarë i Organeve Drejtuese të këtyre Partive;

3. Deputetë e Kandidatë për deputetë në zgjedhjet e derisotme;

4.  Anëtarë Qeverie e Ambasadorë.

Vetëm atëhere do të kuptojmë çfarë na ka ndodhur e pse ka ndodhur kjoecje kundë dëshirave të popullit.

Shumica e tyre dihen, sikundër dhe kupola apo ata që lëvizin telat e marrin vendime si një forcë okulte. Të tillë janë Tosi,

Gramoz Ruçi, Godo, Hajdari, Gjinushi, Milo, Islami, Berisha, Bode, Imami, Ruli, Majko, Mejdani, Rama, Ceka, Jozefina, Pollo e të tjerë

Submitted by AnonTr (not verified) on

Mos e vrisni mendjen per Hajdarin.  Kur femijet dhe gruaja e tij vazhdojne ti puthin doren vrasesit te Azemit,ne te tjeret s'duhet te perzihemi fare me kete imoralitet.

Submitted by Populli I Thjeshte (not verified) on

Pershendetje !
Per te gjithe qe keni qef te interpretoni dhe te flisni sipas qefit, un nuk e mohoj qe Saliu te kete thene keshtu per Azemin, ama Saliu fal Azemit ka hyr ne politike. Ka qene vet ish-Presidenti Ramiz Alia i cili e ka thirrur ne zyre Saliun si nje intelektual dhe figure e njohur e kohes, duke i thene qe ne krye te turmave ka disa Tropojan, nder ta dhe Azemi dhe ik e na u merr vesh me ta. Azemi sa per dijeni nuk eshte vrare prej Saliut apo nga ndokush i porositur prej ketij te fundit. Azemi eshte vrare per ceshtje biznesesh te kohes. Mgjt, pavaresisht gjithave, Azemi e meritonte ti ngrihej nje memorial ashtu sic e meriton i ndjeri Arben Brozi dhe disa te tjere qe ishin ne krye te turmes. Do duhej me sakte t'ju ishte bere nje permendore e tipit "5 Heronjt e Vigut" por te mos poshterohen pas disa vitesh sic poshterohen keta heronj tek vendgrumbullimi i mbeturinave te Shkodres.
Kalofshit bukur !

Submitted by agim doci (not verified) on

koha tregoj se kush ishte spijun ai qe u vra apo ky qe drekoi me vrasesit ne restorantet me te famshme te vienes harruat drekat me nanon

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.