Arkiv-Lajme
Zheji mendon që "nacionalizmin e Berishës" ndërkombëtarët e përkrahin në heshtje
Radio amerikane "Europa e lirë" që trasmeton edhe në shqip është marrë në një artikull në faqen e saj online me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për përgatitjen e një projektligji për pajisjen me shtetësinë shqiptare të të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen. REL ka intervistuar ndër të tjera edhe drejtorin e gazetës MAPO Artur Zhejin i cili thotë se do të ishte naive të mendohej se propozimi nuk ka qëllim elektoral. Por sipas Zhejit, nuk është e vërtetë që ndërkombëtarët nuk e dëshirojnë këtë prirje nacionalizmash në Ballkan.
Majko: Po rrojmë me djersën e atyre që ende s'kanë lindur. Berisha përgjigjet me 'gjatësinë e Ramës' dhe 'listat e deputetëve të PS'
Në seancën plenare të Kuvendit që po transmetohet sot nëpër televizione po shqyrtohet Projektligji "Për buxhetin e vitit 2013". Opozita e ka kritikuar ashpër këtë buxhet, që sipas maxhorancës është më i madhi në histori, duke kapur shumën e 409 miliard lekëve.
Anulohet takimi PE-Shqipëri
Parlamenti Europian është lajmëruar në momentet e fundit nga Kuvendi i Shqipërisë, për anulimin dhe shtyrjen për një kohë tjetër, të Komitetit të 6-të ndërparlamentar PE-Shqipëri, i cili ishte parashikuar të mbahej në Tiranë më 19 dhe 20 dhjetor. Zyrtarët e PE-së janë njoftuar nga pala shqiptare vetëm në ditën, kur në Bruksel ishte zhvilluar mbledhja përgatitore mbi disa vështirësi në Tiranë, për organizimin e këtij takimi në datat e paracaktuara me kohë.
Rusia e ve Europën në darë
Vladimir Putini do të shkojë personalisht. Për presidentin, i cili e ka shpallur fushë të kompetencave të tij ngjitjen e Rusisë në superfuqi energjitike, kjo e premte (07.12.12) shënohet një arritje tjetër në këtë rrugë. Në afërsi të plazhit të Rusisë së jugut, Anapa, në Detin e Zi, këtë ditë do të ngjiten me saldim tubat e parë të gazsjellësit South-Stream. Linja e furnizimit fillimisht do të kalojë për rreth 900 km nën ujë. Në afërsi të portit bullgar Varna, linja do të dalë mbi tokë. Prej atje, gazi rus do të kalojë përmes Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë deri në Itali.
Kundërsulm i Spahiut në territorin elektoral të Berishës – shtetasit shqiptarë me origjinë familjare nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë
Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, deklaroi në studion e Top Story se partia e tij do të synojë të zhbëjë një padrejtësi historike 70-vjeçare që u është bërë shtetasve shqiptarë me origjinë familjare nga trojet shqiptare të Kosovës, Çamërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Luginës së Preshevës, të cilët nuk kanë patur asnjë përfaqësues të lartë në qeveritë shqiptare. Ndërkohë, theksoi Spahiu, çdo qeveri shqiptare, në këta 70 vite, ka patur të paktën një anëtar nga minoriteti grek në Shqipëri.
E kam të vështirë të gënjej - thotë Rama dhe ironizon: Se pastaj do më thoni: Mirë ata që ishin ... po ky i gjati?
“Sot ju kërkoni që qeveria t’ju dëgjojë. Ne kemi marrë një angazhim për 100 ditët e para të qeverisjes sonë... Në 100 ditët ë para të qeverisje do të anullojmë ligjin që ju zhveshi nga të drejtat në letër dhe do e bëjmë me kënaqësinë më të madhe” - u tha kreu i opozitës Rama, përfaqësuesve të personave me aftësi të kufizuar në një takim me ta gjatë ditës së sotme (në foto). Zyra e shtypit e partisë më të madhe opozitare thotë në një njoftim për media që gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama prezantoi programin qeverisës të kësaj partie për këtë kategori.
Tushja sapo kishte vendosur të firmoste padinë - thotë avokati i Gërdecit dhe përmend një krushqi mes Mediut dhe kryebashkiakut të Vorës
“Para pak kohësh erdhi e kërkoi edhe ajo të rreshtohej përkrah atyre familjeve që kërkonin drejtësi për tragjedinë e Gërdecit. Ajo kishte një arsye bindëse pse ishte vonuar më shumë se të tjerët sepse fundja kishte kaluar momente të vështira derisa kishte siguruar kujdestarinë e vajzës së vogël, mbesës së saj. Ajo ishte e duruar.
Zhduket djali i një zyrtari të lartë në SHISH – raporton Shqip, por mediat e tjera heshtin
Djali 10 vjeçar i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, rezulton i humbur prej 7 ditësh – raporton në numrin e sotëm, e përditshmja SHQIP. Është një lajm që meriton vëmendjen edhe të mediave të tjera.
Djali i mitur i quajtur Julian Çela për herë të fundit është parë në një qendër interneti në Laprakë, ku edhe banonte, teksa e kanë thirrur jashtë dhe ka dalë. “Sipas Rozës, punonjëses së internetit, reagimi i djalit ka qenë siç ndodh me një të njohur, ndonëse nuk e ka parë personin përballë – thotë SHQIPI në artikullin e vet, ku nuk mungojnë as pohimet e familjarëve.
Ndërtimi në krizë - raporton BSH dhe rendit 4 arsye pse është ulur kërkesa për apartamente
Sektori i ndërtimit po kalon krizë. Vec mungesës së likujditeve nga shteti për punët publike, shtohet dhe rënia drastike e shitjeve të banesave, duke çuar në ulje të çmimeve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, çmimet e banesave në Tiranë kanë pësuar një rënie rekord në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas Bankës Qendrore, rënia vjetore e këtij treguesi -10.2%, ndërsa i deflatuar me indeksin e çmimit të konsumit, rënia vjetore reale shkon në -13.2%.
Anglia është në prag të referendumit për dalje nga BE-ja
Që Britania e Madhe nuk ka qënë asnjëherë entuziaste për hyrjen dhe qëndrimin në Bashkimin Europian, është një fakt i ditur. Zgjedhja angleze për të qënë pjesë e BE-së ishte e detyruar dhe gjithmonë qeveritë britanike kanë ndjekur një politikë frenuese kundrejt integrimit të mëtejshëm europian.
Sipas gazetës Times, kryeministri David Cameron është gati të kërkojë një referendum ku anglezët të pyeten nëse duan akoma të qëndrojnë brenda Bashkimit Europian. Cameron duket i bindur se vota “brenda apo jashtë”, do ishte opsioni më i qartë për bashkëqytetarët e tij.