Anglia është në prag të referendumit për dalje nga BE-ja

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 09:47

 

Që Britania e Madhe nuk ka qënë asnjëherë entuziaste për hyrjen dhe qëndrimin në Bashkimin Europian, është një fakt i ditur. Zgjedhja angleze për të qënë pjesë e BE-së ishte e detyruar dhe gjithmonë qeveritë britanike kanë ndjekur një politikë frenuese kundrejt integrimit të mëtejshëm europian.

Sipas gazetës Times, kryeministri David Cameron është gati të kërkojë një referendum ku anglezët të pyeten nëse duan akoma të qëndrojnë brenda Bashkimit Europian. Cameron duket i bindur se vota “brenda apo jashtë”, do ishte opsioni më i qartë për bashkëqytetarët e tij.

Por mendim të kundërt ka shprehur Boris Johnson, kryebashkiaku i Londrës dhe pasuesi më i mundshëm i konservatorit Cameron. “Është prapë e mundur të kemi një raport të frytshëm me tregun e përbashkët europian, por pa patur lidhje me të gjithë karvanin e europës politike”. Sipas Johnson, referendumi duhet të jetë më i “butë”: ndoshta vetë britanikët kanë frikë nga vetmia e tepërt…(E.X)

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>E dija prej vitesh se BE nuk ka qene gje tjeter vec nje barrikade per te penguar sistemin socialist te Lindjes, nje mjet i forte per tiu kundervene BS se atehershem si dhe nje diplomaci prostituale per shkaterrimin e te gjitha strukturave soc-komuniste ne E. Lindore. &nbsp;Eshte me se e natyrshme qe BE sot, pasi ka kryer &nbsp;plotesisht misionin e saj historik, te shkoje drejt degradimit. &nbsp;Thjesht per kuriozitet kam vene re se per te ardhmen e BE-se Sali Berisha eshte me se i qarte per arsyn se vete ka lidhje te forta me Rusine .</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.