Zhduket djali i një zyrtari të lartë në SHISH – raporton Shqip, por mediat e tjera heshtin

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 12:40

Djali 10 vjeçar i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, rezulton i humbur prej 7 ditësh – raporton në numrin e sotëm, e përditshmja SHQIP. Është një lajm që meriton vëmendjen edhe të mediave të tjera.

Djali i mitur i quajtur Julian Çela për herë të fundit është parë në një qendër interneti në Laprakë, ku edhe banonte, teksa e kanë thirrur jashtë dhe ka dalë. “Sipas Rozës, punonjëses së internetit, reagimi i djalit  ka qenë siç ndodh me një të njohur, ndonëse nuk e ka parë personin përballë – thotë SHQIPI në artikullin e vet, ku nuk mungojnë as pohimet e familjarëve.

“Skënderi punon prej 20 vitesh në SHISH dhe nuk besoj se zhdukja të ketë lidhje me detyrën, megjithëse policia ka bërë verifikimet e nevojshme, duke marrë edhe deklarimet e familjarëve. Ne besojmë se mund ta ketë marrë ndonjë person dhe e mban në ndonjë ndërtesë të braktisur, ku edhe qëndrojnë për të shpërndarë lëndë narkotike”, pohon për gazetën Shqip Behari, djali i tezes së Skënderit, i cili dyshon se është rrëmbim nga shpërndarësit e drogës në Laprakë. A.N.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.