Anulohet takimi PE-Shqipëri

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 04:51

Parlamenti Europian është lajmëruar në momentet e fundit nga Kuvendi i Shqipërisë, për anulimin dhe shtyrjen për një kohë tjetër, të Komitetit të 6-të ndërparlamentar PE-Shqipëri, i cili ishte parashikuar të mbahej në Tiranë më 19 dhe 20 dhjetor. Zyrtarët e PE-së janë njoftuar nga pala shqiptare vetëm në ditën, kur në Bruksel ishte zhvilluar mbledhja përgatitore mbi disa vështirësi në Tiranë, për organizimin e këtij takimi në datat e paracaktuara me kohë.
Të njëjtët zyrtarë nga Parlamenti Europian pohuan për televizionin TCH se arsyet dhe detajet e këtij anulimi duhet të kërkohen në Tiranë, pasi vetë PE kishte marrë të gjitha masat dhe kishte përgatitur një delegacion të rëndësishëm, që parashikohej të merrte pjesë

Raporton TCH: Mësohet se Kuvendi shqiptar dhe Parlamenti Europian do të vijojnë kontaktet për përcaktimin e një date tjetër, mundësisht për në pranverën e ardhshme, për realizimin e takimit. Kjo është hera e dytë, që ndërrohet data e mbajtjes së këtij Komiteti ndërparlamentar, i cili fillimisht ishte parashikuar të mbahej që në muajin tetor. Kalendari i takimit të 19 dhe 20 dhjetorit në Tiranë, mes eurodeputetëve dhe parlamentarëve shqiptarë, përmbante diskutimin e disa temave si lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, liria e medias, apo përgatitja e zgjedhjeve të radhës. Re.Pu.

Comments

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>S&#39;ka asgje per tu cuditur ! Nje idiote si Jozefina nuk eshte e afte per asgje gje !</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; Kuptohet ! Nese vijne per te na mburrur e per feste, jane te mirepritur. Nese vijne per ta mesuar, kjo nuk mi vjen mire as Berishes as jozit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.