Edhe Ahmadinexhadi u tërhoq para një greve urie, por jo Berisha…

Nasrin Sotoudeh, një aktiviste iraniane e të drejtave të njeriut, kishte 49 ditë që zhvillonte një grevë urie në një burg në Teheran. Kërkesa e saj ishte që autoritetet të mos kërcënonin familjen e saj dhe që të bijës 12-vjeçare t’i lejohej udhëtimi jashtë shtetit. Pasi e kishte mbajtur shpirtin gjallë vetëm me ujë me sheqer dhe me kripëra, aktivistja e mbylli grevën e urisë, kur autoritetet pranuan kërkesat e saj, raporton sot The Daily Beast.
Po sot, në Tiranë (jo Teheran), sipas gazetës shqiptarja.com, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke rikujtuar grevën e urisë së të përndjekurve politikë të para një muaji, theksoi se i burgosuri politik Lirak Bejko i vuri flakën vetes sepse iu drejtua qeverisë dhe nuk e dëgjoi askush.
“Para pak kohësh ne përjetuam një tragjedi shumë të madhe, vdiq një njeri i vuajtur dhe i pafajshëm që i vuri flakën vetës. Ajo çka e bën këtë tragjedi të pashlyeshme është se ai njeri i vuri flakën vetes pasi nuk e dëgjoi askush. I vuri flakën vetes me përpjekjen për t’u dëgjuar”, tha Rama.
Re.Pu.
Lajmi i The Daily Beast: http://www.thedailybeast.com/articles/2012/12/06/iran-nasrin-sotoudeh-s-victorious-hunger-strike.html
Lajmi i shqiptarja.com: http://www.shqiptarja.com/politike/2732/rama-lirak-bejko-u-vetedogj-se-qeveria-nuk-e-degjoi-136033.html
Comments
Mos harroni qe Ahmadinexhadi
<p>Mos harroni qe Ahmadinexhadi ka deklaruar qe do te largohet nga politika me mbarimin e mandatit te dyte (pra qendron gjithsej 8 vjet ne pushtet), ndersa Berisha ka thene dhe sterthene se do te qendroje teper gjate.</p>
Ahmadinexhadi eshte lule para
Ahmadinexhadi eshte lule para ktij tonit...
E kush tha se Ahmadinexhadi
<p>E kush tha se Ahmadinexhadi na qenka nje tiran!? Apo mediat sionisto-perendimore? Irani eshte nje shtet normal ku behet nje jete normale dhe ku ka pluralizem politik dhe institucione te pavarura qe funksionojne, nga parlamenti, qeveria e deri tek gjyqesori i pavarur; jo si Shqiperia ku pushteti legjislativ, ai ekzekutiv dhe drejtesori, jane perqendruar ne duart e pergjakura te nje diktatori te pashpirt qe nga froni rrezohet vetem me plumb! Ndaj tek fotoja majtas tiranit serb, duhet te kishit vendosur <b>diktatorin e Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa</b>, diktatorin e Arabise Saudite, <b>Abd Allah Bin Abd Al Aziz Al Saud</b>, diktatorin e Katarit, <b>Hamad Bin Khalifa Al Than</b> apo diktatorin e Jemenit <b>Ali Abd Allah Saleh</b>!</p>
Add new comment