Majko: Po rrojmë me djersën e atyre që ende s'kanë lindur. Berisha përgjigjet me 'gjatësinë e Ramës' dhe 'listat e deputetëve të PS'

Në seancën plenare të Kuvendit që po transmetohet sot nëpër televizione po shqyrtohet Projektligji "Për buxhetin e vitit 2013". Opozita e ka kritikuar ashpër këtë buxhet, që sipas maxhorancës është më i madhi në histori, duke kapur shumën e 409 miliard lekëve.
Tha deputeti Majko: "Në 4 vitet e mandatit të dytë qeverisja aktuale e mori vendin me 682 miliard lekë borxhe dhe po e mbyll me 895 miliardë lekë borxhe. Ulja e kufirit të borxhit ishte premtim bazë kur kërkoi votat, por tani bën të kundërtën. Pse e bën këtë për votat e 2013 dhe pastaj tja trashëgojë opozitës. Berisha e di ku po e çon vendin, doktori e di jemi përballë një shoqërie të varfër që nuk mban më. Nuk duam të jemi në pozitat që nesër të na thonë pse nuk folët. Unë nuk e votoj këtë buxhet, më mirë më pak të varfër se të rrojmë me djersën e atyre që nuk kanë lindur ende”.
Berisha u është përgjigjur kritikave me "listat e deputetëve të PS"-së dhe ka akuzuar kreun e opozitës se "ka 8 vjet që gënjen shqiptarët": “Sot diskutohet buxheti i 100 vjetorit, të themelimit të shtetit shqiptar. Ky është buxheti i mirëqenies së qytetarëve shqiptarë. Më së fundmi kryetari juaj bëri zbulimin gjenial, ai gjeti metrin e të vërtetës. Pasi mashtroi tetë vjet shqiptarët, tani tha me besoni se jam i gjatë. Nuk kisha dëgjuar kurrë një gjë të tillë, përvec Fidelit të partisë, ju të tjerët absolutisht, puthuni me Milon për listat që vijnë”- tha Berisha, duke iu drejtuar opozitës - tha Berisha sipas agjensisë Balkanweb. A.N.
Comments
Ky njeri ka nje mentalitet aq
<p>Ky njeri ka nje mentalitet aq te vjeter ne kufijte e te pabesueshmes. Nuk behet fjale vetem per mashtrimet dhe genjeshtrat, por mbi te gjitha per menyren se si i interpreton situatat. Me ato qe thote fyen ne menyre te rende inteligjencen e cdo shqiptari dhe nuk eshte per t'u habitur qe e votojne akoma, gjysma e shqiptareve per te mos thene me shume ka nivel kulturor shume te ulet, po aq sa kryeministri i vendit.</p>
Add new comment