Arkiv-Lajme

Partia që qeveris mendon që fajin për korrupsionin e ka... "çifti Spahiu"

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 10:10

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin e ‘Transparency International’, që e cilëson Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Europë, duke zbritur dhjetra vende. Fajin e ka "çifti Spahiu" - mendon partia që qeveris.

Një deklaratë e Fule (dhe dy-tre kllapa nëpër të)

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 09:51

"Nuk jemi ende në gjendje që të rekomandojmë hapjen e negociatave. Kanë qenë plot 12 rekomandime për t'u plotësuar dhe dialogu midis mazhorancës dhe opozitës  ka qenë i frytshëm në disa raste dhe në raste të tjera jo. Nuk di nêse ka ndonjë vend tjetër të Ballkanit ku të jemi angazhuar kaq intensifikisht dorë më dorë me atë vend për ta ndihmuar jo vetëm që të përmbushë 12 kriteret, por gjithashtu për të arritur një masë kritike në zbatimin e këtyre prioriteteve, në mënyrë që ne të mund të propozonim statusin e vendit kandidat. Nuk e di nëse ka një vend tjetër për tê cilin kemi bërë kaq!".

Sulm i Topit ndaj Berishës nga e djathta – siç pritej…

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 06:14

Në një konferencë të gjatë për mediat, Bamir Topi i FRD-së, e sulmoi Berishën nga një pozicion më djathtas tij. Ai bëri akuza të ashpra në adresë të Berishës, për keqqeverisje, korrupsion, mjerim të shqiptarëve, borxhit në rritje dhe, së fundi, edhe për fushatën “populiste e speculative”.

Sipas Topit aktualisht situata është më e nderë se në vitet ’90. “Këtë e ndjell ai që erdhi nga PP për t’u futur në PD. Prej 22 vitesh ai vijon të premtojë të njëjtat gjera dhe nuk realizon asgjë”- tha Topi.

Vetëvritet ambasadori serb në NATO

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 05:06

Branislav Milinkovic, ambasadori serb i atashuar në NATO, vrau veten duke u hedhur nga parkingu i aeroportit belg Zavantem. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar dhe policia belge çeli hetimet për zbardhjen e çështjes.

Milinkovic ka qënë më parë ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në OSBE dhe lë pas gruan dhe një fëmijë gjashtë vjeç. Shkaqet e tragjedisë janë akoma të panjohura ndërkohë që i ndjeri ishte një profesionist mjaft i çmuar në qarqet diplomatike. (E.X.)

Teknikisht duket pozitive, por nëse e marrim me ngadalë filmin dalin disa pyetje - thotë Majko për "shtetësinë"

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 04:45

Majko ka qenë mbrëmë në studion e gazetares Ilva Tare dhe ndër të tjera është pyetur mbi deklaratën e Berishës për dhënien e shtetësisë për shqiptarët jashtë Shqipërisë. "Si e lexuat ju, fushatë, retorikë nacionaliste apo një premtim që duhet ta kishit bërë dhe ju?" - ishte pyetja e Tares dhe Majko përgjigjet:

Gazetat e opozitës e quajnë infantile "shtetësinë për të gjithë" dhe e rendisin te zgjidhjet "kura, më e keqe se vetë sëmundja"

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 04:37

Dy gazeta opozitare, TemA e Mero Bazes dhe DITA e Adrian Thanos janë përqëndruar në editorialet e tyre të sotëm në deklaratën e Berishës "shtetësi për gjithë shqiptarët" dhe shohin në këtë inisiativë një efekt bumerang, pavarësisht se tregohen skeptikë për realizimin.

Beograd, studentët protestojnë kundër lirimit të Haradinajt, u bashkohet edhe ministri i Drejtësisë

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 03:35

Mijëra studentë serbë u mblodhën të martën në Beograd për të protestuar kundër shpalljes së pafajësisë nga një gjykatë e OKB-së për ish-kryeministrin e Kosovës dhe dy gjeneralë kroatë që akuzoheshin për krime lufte. Raporton VOA: "Më shumë se 2 mijë studentë serbë u mblodhën dje jashtë parlamentit duke u bërë thirrje ligjvënësve të miratojnë një rezolutë ku të dënohet vendimi i Gjykatës së Hagës. Ministri serb i drejtësisë Nikola Selakovic u bashkua demonstruesve duke bërë thirrje  që kriminelët e luftës të ndiqen edhe nga vendet e tjera, dhe jo vetëm nga Serbia".

Më të korruptuarit në rajon

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 03:24

"Transparency International” publikoi raportin e detajuar të indeksit të përceptimit të korrupsionit për vitin 2012. Sipas këtij raporti, Shqipëria është vendi me përkeqësimin më të madh të korrupsionit në rajon. Vendi ynë renditet për këtë vit në vendin e 113-të, ndërkohë që në raportin e publikuar një vit më parë, pozicionohej e 95-ta. Korrupsioni në Shqipëri mbetet plaga kryesore dhe lufta e përpjekjet e institucioneve ndaj këtij fenomeni, thuhet në raportin e detajuar, nuk është në nivelin e duhur, madje përkundrazi, është zbehur në krahasim me një vit më parë.

Vizitë e një zyrtari të lartë amerikan në Tiranë; takimi i dytë me Ilir Metën

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 15:23

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Jonathan Moore, filloi sot nje vizitë zyrtare në Tiranë. Takimi i parë i tij nuk ishte me ndonjë zyrtar qeveritar shqiptar, por me kreun e opozitës, Edi Rama.

Pas takimit me Ramën, Moore nuk u takua me ndonjë përfaqësues të PD-së në qeveri, por me Ilir Metën e LSI-së.

Vizitë e një zyrtari të lartë amerikan në Tiranë; takimi i parë me Edi Ramën

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 13:23

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Jonathan Moore, filloi sot nje vizitë zyrtare në Tiranë. Takimi i parë i tij nuk ishte me ndonjë zyrtar qeveritar shqiptar, por me kreun e opozitës, Edi Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme