Arkiv-Lajme

Gratë shqiptare kanë 3 armiq: Thashethemet, babëzinë e mjekëve dhe burrat që preferojnë... "tërheqjen"

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 03:16

Një studim i financuar nga USAID që ka gjetur hapësirë mediatike ditët e fundit në disa të përditshme të Tiranës, thotë se Shqipёria ka nivel shumё tё lartё tё abortit. (230 aborte pёr 1.000 lindje). Raporti ka të dhëna interesante mbi arsyet e mospёrdorimit tё metodave kontraceptive bashkёkohore tek gratё shqiptare. Një është frika e madhe nga efektet anёsore të tabletave kontraceptive orale të cilat përbëhen nga hormonet. Nga ana tjetër janё pagesat informale pёr numrin e vizitave që ju rekomandojnë papushim mjekët.

Pse humbi Romney?

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 16:22

Amerika vazhdon e diskuton për humbjen e Romney-t. Analistët, gazetarët, por dhe politikanët përpiqen të kuptojnë se nga se u shkaktua humbja. Vetë Romney, në një bisedë me donatorët, tha se ai humbi për shkak se Obama u bëri "dhurata" zonave ku luheshin votat, dhe se primaret e GOP (siç e thërrasin dhe ndryshe Partinë Republikane, "Grand Old Party”) ishin brutale. Ka pasur republikanë që fajësuan lëvizjen “Tea Party”. Ka pasur konservatorë që u ankuan se Romni "nuk ishte mjaftueshëm konservator." Disa fajësuan thjesht “idiotësinë” e Partisë Republikane.

Kreshniku kundërgodet Saliun dhe nuk harron Fatosin, Enverin, Ahmetin, Esadin…

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 14:30

Në një editorial të sotëm në gazetën Tema, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi i jep një kundërgoditje të fortë Sali Berishës, i cili u fut së fundi në “ringun e patriotizmit”.

Regjim i ri, metoda të vjetra: bandat e presidentit Egjiptian përdhunojnë protestueset

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 12:30

 

Ndërsa tensionet mes mbështetësvetë Presidentit egjiptian Mohamed Morsi dhe kundërshtarëve të tij intensifikohen, raportet e mediave tregojnë se Vëllazëria Myslimane po paguan banda banditëshqë të përdhunojnë protestueset femra dhe të rrahin protestuesit meshkuj në sheshin Tahrir. Protestat nisën kur Presidenti grumbulloi me një ligj të ri më shumë pushtet edhe sesa kishte pasur Mubaraku.

Partia Socialiste rithekson rëndësinë e heqjes së taksës për biznesin e vogël

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 11:28

 

Të dielën, për të n-tën herë, Partia Socialiste ka ritheksuar rëndësinë e heqjes së taksës për biznesin e vogël. Sipas socialistëve, një hap i tillë do të nxiste sipërmarrjen dhe do të lehtësonte krizën ekonomike. "Duke hequr taksën e biznesit të vogël, qeveria jo vetëm do të nxiste sipërmarrjen dhe do të lehtësonte krizën ekonomike, por do të jepte një mundësi më shumë për familjet shqiptare që në këto ditë të fundvitit të festonin siç e kërkon edhe tradita", u shpreh deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Ben Blushi: shqiptari i sotëm, i pakënaqur...

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 10:14

 

I pyetur nga Adi Krasta në “A Show” tek Vizion Plus nëse e ka përcaktuar identikitin e shqiptarit të sotëm, Ben Blushi përgjigjet:

Paradokset e qarkut Kukës

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 10:08

Pyetja “Sa është popullsia e qarkut Kukës?” është bërë e rëndësishme kohët e fundit. Nga përgjigjia e saj varet numri i mandateve parlamentarë që do t’i caktojë KQZ-ja këtij qarku, 4 apo 3. Ose ndryshe, se sa mandate do të fitojë PD-ja në këtë qark, 3 apo 2.

Sot gazeta Shqip merrej me këtë pyetje, tek raportonte për një studim të kryer nga Shoqata e Demografëve, botuar në një revistë të posaçme për vitin 2012. Studimi analizon lëvizjet e popullsisë së qarqeve në dhjetëvjeçarin e fundit, bazuar në të dhënat e Censusit.

Skandali grek: pas llogarisë 550 milionë Euro qendron Margaret Papandreu, e ëma e ish-Kryeministrit

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 09:05

Skandali i rradhës në Greqi vjen nga mediat greke. To Vima dhe media të tjera kanë publikuar informacionin nga një zyrtar i skuadrës së anti-krimit ekonomik grek që tha se Margaret Papandreu, nëna e kryeministrit Papandreu, dhe e shoqja e Andreas Papandreut plak, ka një depozitë sekrete prej 550 milionë eurosh në bankën zvicerane HSBC. Ajo është pjesë e Listës Lagardë, ku janë emrat dhe llogaritë e padeklaruara të 2.059 grekëve të cilët knaë shmangur evazionin fiskal.

Nobel kundër Nobelit: çmimi i letërsisë 2012 për kinezin Mo, një “katastrofë”

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 08:01

Herta Mueller, fituese e Çmimit Nobel në Letërsi më 2009, thotë se përzgjedhja për t'i dhënë çmimin e këtij viti kinezit Mo Yan është një "katastrofë" që nuk duhet të kishte ndodhur, dhe akuzon shkrimtarin kinez se ka lavdëruar ligjet e ashpra të censurës në këtë vend të Azisë.

Paloka u kërkon militantëve mirëkuptim që nuk i fusin dot të tërë në punë: 121 mijë anëtarë të PD ndërsa janë vetëm 80 mijë vende pune!

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 07:58

Ka ndodhur në Ora News, ku i ftuar për të folur për zgjedhjet e 2013, Edi Paloka, deputet i PD, kërkoi nga militantët e PD që të mos mërziten pasi sipas tij në dispozicion janë vetëm 80 mijë vende pune (megjithë Bashkinë), ndërkohë që PD-ja vetëm si anëtarë ka 121 mijë persona, raporton G.SH. “Unë hyj te ajo pjesë që mendon se duhet vlerësuar puna e militantëve në varësi të nevojave, kontributeve dhe cilësive që kanë. Me rëndësi është që të punojmë me këta njerëz.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme