Pse humbi Romney?

Amerika vazhdon e diskuton për humbjen e Romney-t. Analistët, gazetarët, por dhe politikanët përpiqen të kuptojnë se nga se u shkaktua humbja. Vetë Romney, në një bisedë me donatorët, tha se ai humbi për shkak se Obama u bëri "dhurata" zonave ku luheshin votat, dhe se primaret e GOP (siç e thërrasin dhe ndryshe Partinë Republikane, "Grand Old Party”) ishin brutale. Ka pasur republikanë që fajësuan lëvizjen “Tea Party”. Ka pasur konservatorë që u ankuan se Romni "nuk ishte mjaftueshëm konservator." Disa fajësuan thjesht “idiotësinë” e Partisë Republikane.
Së fundmi ka qenë Stephanie Cutter, manaxhere e deleguar e fushatës për rizgjedhjen e Obamës për President, që në një konferencë ka dhënë edhe ajo versionin e saj për humbjen e Romneyt. E cituar nga digitaljournal.com, që i referohet Huffington Post, përgjigja Cutter-it ishte: Romney nuk u duk i interesuar për të mbrojtur veten e tij dhe historitë lidhur me të gjatë kohës që ishte aksioner dhe shef në kompaninë “Bain Capital”. “Bain Capital” ishte diçka për të cilën Obama dhe demokratët e sulmuan vazhdimisht Romney gjatë gjithë fushatës.
Ajo u shpreh e habitur se pse Romnye nuk mbrojti veten dhe historinë e tij me Bain Capital, kur dihej se e vetmja përvojë e tij kur është fjala për "ekonominë reale" ishte me Bain Capital. Pra, ata nuk kundërsulmuan kurrë kur flitej për këtë pikë. Pse?
Në artikullin e Huffington Post, është raportuar se grupi i Romney edhe në këtë rast nuk bëri koment, teksa Cutter e dha këtë përgjigje në një konferencë dhe jo në një intervistë për shtyp. Ja.Se.
Add new comment