Arkiv-Lajme
Shqipëria sot, vetëm paaaak më mirë se në vitin 1910
Në vitin 1910, sipas revistës prestigjoze "The Economist", të ardhurat për frymë në Shqipëri, ishin sipas standardit të fuqisë blerëse, sa 25.1 per qind e mesatares së Bashkimit Europian, edhe pse ky organizëm nuk ishte krijuar ende. Në fund të vitit 2011, shifra ishte 31 për qind.
Përgjimet në Kosovë mund të jenë bërë gjatë aferave për korrupsion 2 milionë Euro në Ministrinë e Transportit dhe të Telekomunikacionit!
Disa ditë pas publikimit të bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe institucioneve të tjera në Kosovë, mbetet e paqartë se kush dhe përse i hodhi këto biseda në YouTube. Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në vend ka konfirmuar tashmë vërtetësinë e këtyre bisedave, por përfaqësuesit e EULEX-it nuk komentuan nëse kanë nisur hetimet për të parë se si dolën në publik ato, shprehet “Zëri” në Prishtinë.
Media gjermane: sundimi i klanit të Haradinajt në pjesën perëndimore të Kosovës do të vazhdojë...
Lirimi i Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij ka shkaktuar reagime të shumta në shtypin gjerman dhe austriak. Kanë munguar provat, por kush është fajtor?!
Kujt i shërbejnë provokimet ndaj fqinjëve?
Anija “Maqedonia” e ankoruar në bregun e Liqenit të Ohrit, është gdhirë mëngjesin e sotëm me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”. Faktin e kanë publikuar mediat maqedonase, dhe në fotoshihet parulla e shkruar në shqip fare pranë emrit “Maqedonia”, sipas agjensisë së lajmeve INA. Policia ka nisur hetimet për të gjetur autorët e veprës.
Precedenti ka ndodhur teksa Kryeministri shqiptar është përfshirë në replika të forta në distancë përsa i takon kufijve me Greqinë.
k.c.
Qeveria tenton të miklojë Vlorën, bën mbledhjen e rradhës në qytetin bregedetar
Më 4 dhjetor, kabineti qeveritar do të zhvendoset në Vlorë, një iniciativë e pazakontë në nderim të mbledhjes së parë të qeverisë së Ismail Qemalit, e cila u zhvillua në 4 dhjetor 1912. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, përmes një konference për shtyp pak pas mesditës.
“Në orën 10:00 qeveria shqiptare nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha do të mbajë mbledhjen e radhës në qytetin e Vlorës në nderim të këtij akti, në nderim të veprës së Ismail Qemalit. Pra në 4 dhjetor do të jemi përsëri në Vlorë”, tha Bregu për mediat.
Shqipëria shkëlqen: vendi i parë në FIFA për trukimet në futboll
Kryeministri ynë me profesion të parë “komedian”, sipas Çakulit
“Komedia vazhdon. Dy republika, kjo e jona, me nder me thanë dhe ajo e Kosovës, u përkulën para kockave të mbretërisë, të vetëshpallurit mbret i shqiptarëve.” Kështu e fillon Filip Çakuli shkrimin e sotëm te Gazeta Shqip.
Pasi ironizon përkuljen e 2 Presidentëve, të Shqipërisë e të Kosovës ndaj eshtrave të atij që “prej lufte veç ai largohet, që është i lindur tradhëtor…”, Çakuli sjell një informacion nga fjalimet e Kryeministrit Berisha kur ishte President me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit të Qershorit (1994) ku ka thënë:
Vazhdon dhunimi i heronjve, dhe sigurisht,pa proces profesional e publik
Importimi i nacional-politikës në Shqipëri, copy-paste nga versioni “Orban”
“Boksieri i peshave të rënda” Berisha futet në “ringun kombëtarist” të “boksierëve të peshave të mesme” Spahiu dhe Idrizi
Për më shumë se një vit, “ringun kombëtarist” të Tiranës e kishte zaptuar kryesisht "boksieri i peshave të mesme” Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi dhe, në një farë mase, edhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së. Por “boksieri i peshave të rënda” Berisha u fut së fundi në këtë “ring” duke deklaruar se Shqipëria etnike shtrihej nga Presheva në Prevezë. Ndërsa sot, zëdhënësja e qeverisë së tij deklaroi:
