Qeveria tenton të miklojë Vlorën, bën mbledhjen e rradhës në qytetin bregedetar

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 12:29

Më 4 dhjetor, kabineti qeveritar do të zhvendoset në Vlorë, një iniciativë e pazakontë në nderim të mbledhjes së parë të qeverisë së Ismail Qemalit, e cila u zhvillua në 4 dhjetor 1912. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, përmes një konference për shtyp pak pas mesditës.

“Në orën 10:00 qeveria shqiptare nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha do të mbajë mbledhjen e radhës në qytetin e Vlorës në nderim të këtij akti, në nderim të veprës së Ismail Qemalit. Pra në 4 dhjetor do të jemi përsëri në Vlorë”, tha Bregu për mediat.

Sipas sajtit online të gazetës Dita, gazetadita.al, Rastësia ka bërë që mbledhja e radhës e qeverisë të qëllojë në të njëjtën ditë me mbledhjen e parë të qeverisë së Ismail Qemalit 100 vite më parë. Kjo ka bërë që qeveria “Berisha” të ndërmarrë një iniciativë, ndoshta për të shlyer paksa në këtë mënyrë borxhin që i ka Vlorës, pas zhvendosjes së festimeve në Tiranë më 28 Nëntor. Sa për bustin e Ismailit të fshehur në një zgëqe, e tepërt të presim që të merret ndonjë vendim në mbledhjen e 4 dhjetorit. Ja.Se.

Comments

Submitted by sara (not verified) on

<p>ca borxhi mor zoti nano. berisha po terheq vemendjen nga humbja e statusit per here te trete. Me cfare do e genjeje popullin tani qe humbi statusin, vetem nje menyre ka, me ceshtjen me te dashur per shqiptaret, shqiperine etnike. sa turp nxjerr ministren e integrimit, ajo qe kur del duhet te jape llogari per punen dhe rezultatet e saj, dhe flet si zedhenese dhe njofton nje mbledhje qeverie. si e ul veten bregu te dale si zedhenese, nje ministre ne vende perendimore nuk dilte per te tilla njoftime. dhe media idiote qe u shkon nga prapa. boll me historira. mbledhjet e qeverise duhet te jene vetem per mireqenien e popullit. si i ha keto gjera ky popull. o zottttttt</p>

Submitted by çentrale (not verified) on

<p>ore po ky nuk e kupton qe ne vlore besdisen nga vajtja e tij</p><p>kafshe per ne muze</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.