Arkiv-Lajme
“Boksieri i peshave të rënda” Berisha futet në “ringun kombëtarist” të “boksierëve të peshave të mesme” Spahiu dhe Idrizi
Për më shumë se një vit, “ringun kombëtarist” të Tiranës e kishte zaptuar kryesisht "boksieri i peshave të mesme” Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi dhe, në një farë mase, edhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së. Por “boksieri i peshave të rënda” Berisha u fut së fundi në këtë “ring” duke deklaruar se Shqipëria etnike shtrihej nga Presheva në Prevezë. Ndërsa sot, zëdhënësja e qeverisë së tij deklaroi:
Braçe: Deklarata “nacionaliste” e Berishës, strategji e përbashkët me grekët për të marrë votat e nacionalistëve
A kanë ndër mend t’i kërkojnë falje Krasniqit?
Situata pas përgjimeve ku zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin Thaçi, ofendojnë me terma deri edhe rruge Kryeparlamentarin e Kosovës, vazhdon të jetë e tendosur dhe opinioni publik i trazuar. Përgjimet kanëtreguar jo vetëm një standart komunikimi “pas kuintave”por dhe marrëdhëniet e tensionuara në majë të piramidës kosovare.
Shqipëria këtë vit nga turizmi 1.2 miliard euro?
Ky është pretendimi i vetë ministrit Bumçi, i cituar nga Gazeta Shqiptare të ketë deklaruar dje se sektori i turizmit i paska sjellë Shqipërisë këtë vit 1.2 miliardë eurove të derdhura në ekonomi, të cilat përbëjnë 14.7% të PBB. Por, në fund Ministri tha se bëhet fjalë për vlerësime të përfërta duke deklaruar ardhjen e 155 909 më shumë turistëve sesa para 1 viti.
“Njeriu që fali detin, tani do kufi deri në Prevezë?” Dade: “lajthitje të Kryeministrit”
Në një intervistë për Jakin Marenën te Shqiptarja.com, e pyetur për deklaratat “nacionaliste” të Kryeministrit, ish-Ministrja e Jashtme Arta Dade shprehet se “në duart e Sali Berishës, karta e nacionalizmit është e grisur”. Ajo kujton se vetë Sali Berisha që sot i thur lavde Haradinajt “e ka pasë quajtur UÇK-në grup terroristësh, marksistë-leninistësh, kontrabandistësh dhe pjesëmarrësish të krimit të organizuar, dhe të financuar nga UDB për të prishur imazhin e Shqiptarëve.”
Kur Ilir Meta thërret Enver Hoxhën...
Në një shkrim të vetin te “Java” e kësaj jave (dalë në shtyp sot), Skënder Minxhozi me këtë titull analizon pozicionin e LSI, dmth të Ilir Metës, pas deklaratës se duhet rivlerësuar dhe Enver Hoxha, meqë po rivlerësohet Ahmet Zogu. Përveç deklaratës, LSI i dha një ‘Jo’ të fortë “tentativave për t’i hequr emrin sheshit ‘Avni Rustemi’ në Tiranë, një figurë e glorifikuar dhe nderuar gjerësisht gjatë regjimit komunist. Në dallgën e rehabilitimeve të figurave të diskutueshme, që 100 vjetori i Pavarësisë solli me vete, kjo parti, aleate në qeverisjen e sotme, munid të mbajë një ekuilibër formal.
Shënim: Numrat, numrat, numrat…
Ditët e fundit, ka rilindur Berisha “patriot”. Hamendja ime është se, shkak për këtë rilindje të patriotizmit tek kryeministri që nënshkruajti marrëveshjen e dhënies së ujrave territoriale Greqisë (rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë), është kërcënimi që ai ka ndjerë nga partitë e vogla që po luajnë fort kartën patriotike. Sondazhe publike dhe private që ndoshta i tregojnë Berishës se këto parti kanë numra që i kërcënojnë rizgjedhjen si kryeministër i Shqipërisë, duket se e kanë bërë atë të lëshojë breshëri “patriotike” si këto që janë raportuar nga Balkanweb:
Draghi (BQE): Nuk është më kohë për përralla
“Disa shtete të Eurozonës kanë jetuar brenda një përralle, duke nënvlerësuar defiçitin buxhetor dhe borxhin publik. Mendonin se i kishin nën kontroll, por nuk ia dolën.” Këto fjalë të thata vijnë nga Mario Draghi, guvernatori i Bankës Qëndrore Europiane i intervistuar nga radio Europa1. Guvernatori u shpreh se Europa ende nuk ka dalë nga kriza dhe se “një rritje ekonomike do të ketë vetëm në gjashtëmujorin e dytë të vitit të ardhshëm”.
Çakuli citon Nikson-Ajzenauer për Berishën: Ose duhet të shurroni, ose duhet të largoheni nga karrigia
Filip Çakuli drejtuesi i emisionit të njohur Fiks Fare, shfaqet rrallë në faqet e shtypit. Në një editorial të botuar sot në mbrëmje në TemA Online, Çakuli merret me Berishën dhe citon gjatë gjithë shkrimit thënie të autorëve të huaj.
Një urim për Shqipërinë edhe nga lideri i izoluar i Koresë së Veriut
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, lideri i izoluar i Koresë së Veriut, i dërgoi përshëndetje presidentit Bujar Nishani. “Presidenti i Presidiumit të Asamblesë Supreme të Popullit, i dërgoi një mesazh urimi presidentit shqiptar, Bujar Nishani, me rastin e festës kombëtare,” raporton agjencia KCN e kryeqytetit Pjongjang. “Në mesazhin e tij, Kim i uron presidentit të Shqipërisë sukses në punën e tij për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit,” thuhet më tej.