Arkiv-Lajme

Google ngjyros logon kuqezi për 100-vjetorin e Shqipërisë

Postuar në 27 Nëntor, 2012 17:26

Kush ka hapur Google nga Shqipëria tani pas orës 12.00 të natës, ka vënë re me kënaqësi që logoja e gjigandit internetik është bërë kuqezi. Ekipi i Google me sa duket i është përgjigjur pozitivisht një peticioni nga Shqipëria, që u bë e njohur si nismë disa ditë më parë dhe që kishte si ideator një të ri korçar të quajtur Klajdi Hëna. Peticioni i firmosur nga mbi 50 mijë shqiptarë kërkonte që në 28 nëntor logoja e Google të ngjyrosej me flamurin shqiptar.

Rajerson pyetet për Berishën dhe një kabllogram të Uikiliks për arrestimin e Fatos Nanos

Postuar në 27 Nëntor, 2012 17:17

Në intervistën e gazetares Ilva Tare me tre ambasadorët amerikanë këtë mbrëmje ka patur edhe një segment ku Rajerson është pyetur për Berishën dhe një kabllogram publikuar nga Uikiliks ku thuhet se Nano i ishte ankuar ambasadores Lino se SHBA kishte rol në arrestimin e tij. Pyet Tare, Rajersonin:

Si e keni njohur kryemistrin e tanishëm Berisha dhe çfarë mendoni për të tani?

Arvizu flet për herë të parë shkoqur për zgjedhjet e 8 majit në Tiranë?

Postuar në 27 Nëntor, 2012 16:56

Tre ambasadorë amerikanë kanë qenë të ftuar në emisionin e Ilva Tares sot në mbrëmje. Ka qenë një bisedë shumë e gjatë dhe ndër të tjera ambasadorët janë pyetur për zgjedhjet në Shqipëri dhe atë që ndodhi me zgjedhjet e 8 majit në Bashkinë e Tiranës. Më poshtë, një pjesë nga biseda e Tares:

 

Ambasador Withers, ç’mendoni për mënyrën si janë zhvilluar fushatat zgjedhore, proceset e votimit në 20 vitet e fundit?

Tre ambasadorët amerikanë: Zgjedhjet, Zgjedhjet, Zgjedhjet!

Postuar në 27 Nëntor, 2012 14:47

Në emisionin Tonight me Ilva Taren në Ora News, sonte ishin të ftuar tre ambasadorë amerikanë - i pari që erdhi në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, Ambasadori Ryerson; ambasadori aktual në Tiranë, Alexander Arvizu, dhe paraardhësi i tij, John Withers.

I kanë rrahur edhe në komisariat dhe kanë fshehur ngjarjen - thotë Totozani për videon e dhunimit të dy të miturve

Postuar në 27 Nëntor, 2012 12:41

Incidenti i dy ditëve më parë i përhapur në publik nga një video e rastësishme ku dukeshin dy punonjës policie duke dhunuar një të mitur, është më i rëndë. Avokati i Popullit sapo ka shpërndarë në media një njoftim ku lajmëron përfundimet e një hetimi të këtij institucioni mbi rastin - (bie në sy që të dhunuarit janë thuajse fëmijë, 14 dhe 15 vjeç, jo 17 sa ç'deklaruan fillimisht mediat), - në të cilin lexohet:

"Nëse doni me festu , duhet edhe Fatmir Limajn me pru". Berisha kthehet nga rruga

Postuar në 27 Nëntor, 2012 12:32

Dështon ceremonia e përurimit të Rrugës së Kombit në segmentin Qafë-Morinë – Prishtinë. Shkak për këtë qenë protestat për lirimin e Fatmir Limajt në Gjurgjicë. Përurimi pritej të bëhej në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë dhe në të do të merrnin pjesë kryeminsitri shqiptar, Sali Berisha dhe ai kosovar, Hashim Thaçi. Por protestuesit deklaruan se nuk mund të kishte një festë kombëtare pa lirimin e Fatmir Limajt dhe anëtarëve të UÇK-së. ata zunë prodiumin ku pritej që të mbanin fjalimet dy kryeministrat, ndërsa këta të fundit mësohet se janë kthyer nga rruga për këtë shkak.

Një profesore shqiptare fiton çmimin ERC prej 2.3 milionë euro, më i larti në Europë

Postuar në 27 Nëntor, 2012 11:24

Mira Mezini, profesoreshë e informatikës në Universitetin e Darmstadtit, Gjermani, është fituese e çmimit ERC Advanced Grant me shumën prej 2.3 milionë që akordohet nga Këshilli Evropian për Studimet Shkencore, ERC.

Shpëtohet Greqia (edhe një herë)

Postuar në 27 Nëntor, 2012 11:16

“Mbi 12 orë bënë pazar dhe diskutuan Ministrat e Financave të Euro-Zonës. Pastaj sajuan aty për aty një çorbë burimesh parash për Greqinë. Kjo punë nuk do të ketë ecuri të mirë për kohë të gjatë” – Me këto fjalë e hap analizën e tij Bernd Riegert i Deutsche Welle dhe më pas shkruan po kaq “ashpër”:

Teza e Berishës për LANÇ e njëjtë me tezën greke në Konferencën e Paqes më 1946 - thotë Puto

Postuar në 27 Nëntor, 2012 07:29

"Mund të ketë lexuar nga fusha e historisë, apo duket edhe se ka dëgjuar, por historia nuk është asfare pjesë e formimit të tij të përgjithshëm. Ajo, që ai kumton, s’ka asfare sens historik, madje është krejt antihistorike - thotë historiani i njohur Arben Puto në një intervistë me gazetarin Ben Andoni në të përjavshmen JAVA.
Dhe më pas tërheq vëmendjen një krahasim i parrahur deri më tani: tezat e Berishës për LANC janë të njëjtat me disa teza të vjetra greke.

Imami gënjeu për "plehrat e Enverit" - thotë DITA dhe boton një dokument: MM ka eksportuar edhe armë të blera pas 2005-s nga Irani

Postuar në 27 Nëntor, 2012 04:30

Një nga arsyet që dha ministri Imami  për arsyet e eksporteve të përshpejtuara të armatimeve shqiptare drejt vendeve si Kongo etj ishte "pastrimi i depove të ushtrisë shqiptare nga plehrat e kohës  së Enver Hoxhës".

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme