Rajerson pyetet për Berishën dhe një kabllogram të Uikiliks për arrestimin e Fatos Nanos

Postuar në 27 Nëntor, 2012 17:17

Në intervistën e gazetares Ilva Tare me tre ambasadorët amerikanë këtë mbrëmje ka patur edhe një segment ku Rajerson është pyetur për Berishën dhe një kabllogram publikuar nga Uikiliks ku thuhet se Nano i ishte ankuar ambasadores Lino se SHBA kishte rol në arrestimin e tij. Pyet Tare, Rajersonin:

Si e keni njohur kryemistrin e tanishëm Berisha dhe çfarë mendoni për të tani?

Ambasadori Rajerson: Kur e takova për herë të parë, e mbaj mend shumë qartë se gjëja e parë që më tha ishte: “Kemi nevojë për disa shkolla si ajo e Harry Fultzit.” Kisha dëgjuar për këtë shkollë kur isha në Beograd nga një grua që më mësonte shqip. Kisha mësuar shumë për shkollën që më parë dhe mendova: “Ky njeri paska interes për arsimin, gjë e mirë. Kushtoji më shumë vëmendje.” E mbaj mend këtë. Mendoj se ka bërë shumë për vendin, por këtë gjë e kanë bërë edhe shumë shqiptarë të tjerë nga parti të tjera, duhet theksuar kjo. Ai ka pasur privilegjet dhe detyrimet e udhëheqjes. Mendoj se nëse e pyesni, do t’ju thotë po, ka bërë gabime. Këtë përshtypje kam. Ka vite që nuk e kam takuar, shpresoj ta takoj këto ditë.

Kam një pyetje tjetër lidhur me ato ditë. A ka pasur rol SHBA-ja në arrestimin dhe futjen në burg të Fatos Nanos, siç pretendon ai, sipas një mesazhi të Uikiliks, gjatë një takimi që kishte pasur me ambasadoren Lino?

Ambasadori Rajerson: Jo! SHBA-ja nuk ka pasur absolutisht fare të bëjë me këtë gjë.

Pra, nuk keni qenë të përfshirë në arrestimin e tij?

Ambasadori Rajerson: Jo, jo, jo. Thuhej se ishim sepse zakonisht kur më thërrisnin në zyrën e tij, unë shkoja në këmbë. Po ecja një ditë përpara derës së ambasadës dhe shoferi më erdhi pranë e më tha: “Po të çoj unë.” I thashë: “Jo, jo.” Më tha: “Ec pra”. Kështu, hipa në makinë, më la atje dhe në atë çast, siç u pa, po bëhej arrestimi i Z. Nano dhe mua më kishin parë në presidencë.

Përse duhet ta thoshte Nano këtë?

Ambasadori Rajerson: Do t’ju duhej të pyesnit atë.  - a.th.

Comments

Submitted by matiani (not verified) on

Ilves iu lumt qe e pyet. Gazetaria na ben nder te gjithve kur ka trimerine ta pyes.  Ilva dhe shumica e dine se c'pergjigje do jepte z. Rajerson, por e rendesishme eshte pyetja ne kete rast. Kur te hapen arkivat pas shume vjeteve historianet do kene mundesi ta krahasojne pergjigjen.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Dhe vërtet ky ka nevojë për shkolla të tilla se ndryshe nuk ndihet i qetë për të qeverisur dhe më pëlqenë përgjigjja e ish ambasadorit që na paska bërë shumë për vendin për cilin vend e keni zoti ish ambasador

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.