"Nëse doni me festu , duhet edhe Fatmir Limajn me pru". Berisha kthehet nga rruga

Dështon ceremonia e përurimit të Rrugës së Kombit në segmentin Qafë-Morinë – Prishtinë. Shkak për këtë qenë protestat për lirimin e Fatmir Limajt në Gjurgjicë. Përurimi pritej të bëhej në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë dhe në të do të merrnin pjesë kryeminsitri shqiptar, Sali Berisha dhe ai kosovar, Hashim Thaçi. Por protestuesit deklaruan se nuk mund të kishte një festë kombëtare pa lirimin e Fatmir Limajt dhe anëtarëve të UÇK-së. ata zunë prodiumin ku pritej që të mbanin fjalimet dy kryeministrat, ndërsa këta të fundit mësohet se janë kthyer nga rruga për këtë shkak.
Fatmir Limaj dhe tre ish-pjesëtarë të UÇK-së, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala akuzohen për krime lufte në fshatin Kleçkë. Për ta të dielën u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme.
E perditshmja EXPRESS në Prishtinë shkruan:
"Ish-luftëtarët e Brigadës 121 ”Kumanova” protestuan në Gjurgjicë, kundër arrestimit të Fatmir Limajt dhe të tjerëve. Pritet që mos të ketë ceremoni të përurimit të autostradës, pasi që organizatorët kanë filluar të heqin binin.
Protestuesit po brohorasin se nëse doni me festu , duhet edhe Fatmir Limajn me pru”. Aty është parë ministri Bedri Hamza, ndërkohë nuk shihen as përfaqësuesit e “Bechtel Enka”. Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur keqardhje për anulimin e ceremonisë së përurimit të "Rrugës së Kombit - Ibrahim Rugova". Në një komunikatë për opinion, qeveria ka shpjeguar se "anulimi ndodhi për shkak të ndërhyrjes së një grupi qytetarësh të pandërgjegjshëm, që demoluan vendin ku duhej të mbahej ceremonia..." - Për të pamundësuar mbajtjen e ceremonisë, ky grup protestuesish ka hipur edhe në skenën ku ishte planifikuar që të mbahej kjo ngjarje dhe ku ishte paraparë të fliste kryeministri Hashim Thaçi dhe mysafirët e ftuar.Në mesin e të ftuarve të sotëm, në ceremoninë e përurimit të autostradës, ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për të cilin gjithashtu jozyrtarisht mësohet se tashmë është kthyer në Tiranë, kurse kabineti i qeverisë Thaçi është larguar nga vendi i ngjarjes...". - A.N.
Më shumë:
Add new comment