Tre ambasadorët amerikanë: Zgjedhjet, Zgjedhjet, Zgjedhjet!

Postuar në 27 Nëntor, 2012 14:47

Në emisionin Tonight me Ilva Taren në Ora News, sonte ishin të ftuar tre ambasadorë amerikanë - i pari që erdhi në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, Ambasadori Ryerson; ambasadori aktual në Tiranë, Alexander Arvizu, dhe paraardhësi i tij, John Withers.

Pyetjes së Tares në lidhje me qarkullimin e elitave politike, Ryerson iu përgjigj: “Qarkullimi i elitave politike, në demokraci, bëhet me zgjedhje. Në qoftë se populli nuk e pëlqen ‘filan filanin’, voton për dikë tjetër që ta zëvendësojë atë.” Arvizu shtoi: “Prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet e 2013-ës të jenë të lira e të ndershme”. Ndërsa Withers shkoi edhe më tej: “Jo vetëm që zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme, por ‘rregullat e lojës’ duhet të përcaktohen mirë para garës dhe mos të ndryshohen në minutën e fundit, pasi gara të ketë perfunduar”
Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.