Arkiv-Lajme
Europa ‘bojkoton’ 100 vjetorin: vetëm disa ballkanas dhe hungarezi Viktor Orban nga të ftuarit VIP
Shqiptarja.com, ka shtënë në dorë listën e të ftuarve VIP që do na nderojnë në 100 vjetorin e Shqipërisë. Kjo listë, për fat të keq është shumë e tkurrur e reduktohet në një grusht njerëzish. Ja lista e Shqiptarja.com:
3 Presidentë: Ahtifete Jahjaga (Kosovë), George Ivanov (Maqedoni), Filip Vujanoviç (Mali i Zi).
4 Kryeministra: Hashim Thaçi (Kosovë), Zoran Milanoviç (Kroaci), Viktor Orban (Hungari), Janez Jansha (Slloveni)
Interkonjeksioni: Shqipëria “leksion” antikrrupsioni Gjermanisë, ndërsa ne dhe Kosova humbim qindra milionë euro prej kësaj
The silence of the lambs: 1000 qingja zbresin në portin e Durrësit
Duket se akti pagan i therjes sëdeshve e qingjave me rastin e Pavarësisë do të realizohet vërtet, pasi televizioni A1 Report ka filmuar ardhjen në portin e Durrësit të 2 trailerave me bagëti. Në media u tha se Shqipëria në këtë muaj të vitit mund të mos i kishte 1000 kokë për të therur, por nuk ka gjë që e pengon Kryeministrin nga fjala e dhënë.
Çfarë interesi kanë lexuesit shqiptarë online?
Çfarë u intereson lexuesve shqiptarë online? Një pjesë e siteve të lajmeve kanë vënë opsionin që tregon cilat lajme janë më të lexuarat.
Nga lajmet më të klikuara mund të dilet kollaj në një analizim të interesave të lexuesve, të nivelit të angazhimit të tyre publik e politik, që jo rrallë reflektohet në mënyrën si votohet e si merr pjesë publiku në jetën politike të vendit. Ndoshta është e tepruar të thuhet që atë që lexon, atë edhe voton, por njëlidhje megjithatë ka.
Si e shpjegon Pacolli mosnjohjen e Kosovës nga vendet myslimane
Bexhet Pacolli është intervistuar nga gazetarja Ilva Tare dhe ndër të tjera flet edhe për pjesën e njohjeve të Kosovës nga vendet e Afrikës dhe nga ato arabe. “Vëmendja ime është përqëndruar në Afrikë. E kam vizituar 48 shtete, nga 54 të tilla, jam takuar me 48 presidentë, ka qenë e vështirë. Duke ju falenderuar energjisë sime dhe miqve të mi, deri tani kemi 26 njohje, presim të tjera, premtimin që kam dhënë për 100 njohje deri në fund të vitit do të bëhet. Tani pres njohje edhe nga vende të fuqishme” – thotë Pacolli për vendet afrikane.
Konferenca e PDS: A mjafton vetëm të denoncohet pushteti i korruptuar?
Sot, konferenca e partisë Demokracia Sociale për Tiranën (për ata që nuk orientohen dot në detin e partive, bëhet fjalë thjesht për Partinë e Paskal Milos) e që u transmetua me lidhje live në disa kanale lajmesh, pati disa deklarata të forta të kreut të saj,Paskal Milo.
Ai akuzoi qeverinë se është duke shtrembëruar historinë dhe duke i thurur elozhe një mbreti të vetë shpallur që plaçkiti vendin e vet, në këtë përvjetor të rëndësishëm të pavarësisë, njofton Top-Channel.
Pse e krahasoi Kryeministri ‘mbajtjen peng’ nga Rama të 3 ligjeve, me emrin e Maqedonisë nga Greqia?
Batuta (nëse ka qenë e tillë) e Berishës për Ramën para Gruevskit meriton më shumë se një vështrim.
Shqipëria prodhon "kamikazë"?
Shqiptarja.com e ka hapur numrin e vet të sotëm me lajmin që 1 vullnetar shqiptar ka vdekur në Siri në luftë kundër regjimit të Assad-it në Siri. Anri Maliqi, një 34 vjeçar i martuar nga fshati Prush i Tiranës, dyshohet të ketë rënë në luftë duke luftuar në luftën civile të Sirisë, luftë që ka ndarë dhe botën myslimane më dysh.
Gazeta investigon deri në fshatin e djalit, ku bashkëfshatarët e thërrasin me nofkën “kamikazi”.
Kryeministri Berisha mban fjalën kryesore në Konferencën mbi rolin e Kishës Katolike (!)
Konferencën mbi rolin e Kishës, e kish thirrur Kryeministri! Të paktën, kjo përshtypje të krijohet duke parë lajmet. Top Channel në kronikën e vet për konferencën e cila kishte si qëllim trajtimin e rolit të Kishës Katolike në Pavarësinë e Shqipërisë, dha kryeministrin të parin duke folur gjerësisht për rolin e Kishës (që ka pasur një firmëtar të vetin në Deklaratën e Pavarësisë, Dom Nikollë Kaçorrin), e më pas nja dy fjalë dhe Imzot Rrok Mirdita.
Vezë proteste mbi makinën e Gruevskit, dhe “pula” që duhej ta kish bërë atë vezë
Vizita e Kryeminstrit maqedonas nuk ka kaluar pa incidente. Shqiptarja.com e ka raportuar me foto-lajm, ndërsa Gazeta Shqptare njofton se 2 të rinj janë prangosur dhe një i tretë është në kërkim sepse kanë goditur me vezë makinën e kryeministrit Gruevski. Për Gazetën Shqiptare ata kanë deklaruar se e kanë kryer këtë veprim për të protestuar për keqtrajtimin e shqiptarëve në Maqedoni. Balkanweb pati raportuar më herët për djegien e flamujve maqedonas në rrugët e Tiranës (nga një njeri me maskë), bazuar mbi një video të postuar në Youtube.