Çfarë mund t’i mësojë Shqipërisë Egjipti?

Postuar në 24 Nëntor, 2012 06:31

Sheshi Tahrir ndizet përsëri. Duket se ndriçimi kur vjen, vështirë se zhduket dot. Pasi zhdukën një diktaturë që vazhdonte me dekada, të rinjtë egjiptianë janë prapë në shesh. Edhe pa qenë në qendër të vëmendjes së mediave - media globale ndjek dhe interesat politike globale - ata janë ngritur përsëri në protesta. Protestat e tyre, njofton The Independent, erdhën pasi presidenti Mohamed Morsi ka grumbulluar shumë pushtet në duart e tij. Zyrat e partisë së tij u dogjën nga protestuesit, ndërsa kundërshtarët e tij e quajtën "diktator" dhe "Faraon", i cili ka fituar tashmë fuqi më të madhe politike sesa lideri rrëzuar, Hosni Mubarak.

Në Aleksandri, sipas televizionit shtetëror, por dhe në disa qytete të tjera turmat u kishin vënë zjarrin zyrave të Partisë për Liri dhe Drejtësi, krahu politik i Vëllazërisë Myslimane nga vjen presidenti Morsi.

Çuditërisht, në krejt botën, Partitë uzurpuese mbajnë shpesh emra të rrejshëm, si “për Liri dhe Drejtësi”.

Protestat e Egjiptit, janë gjithsesi lajme të mira. Një popull i ndriçuar një herë, nuk zhytet më në errësirë, dhe nuk mund të nëpërkëmbet më. Dhe, ndryshe nga ç’propagandohet edhe në Tiranë, ku protestat politike janë kthyer në një damkë turpi, njeriu mund e duhet të protestonka dhe për politikë. Sheshi Tahrir na e vërteton këtë.

K. Cukali

Comments

Submitted by Tani97 (not verified) on

O Koloreto,

po sheshi qendror ne Teheran nuk te kujton gje? Edhe atje me 1979 u rrezua nje rregjim dhe u pasua me nje tmerresisht me te eger. Dhe shembuj si ky ke sa te duash ne bote, mjafton te kujtojme me cfare "mjeshtrash te terrorit" u pasua Cari i fundit i Rusise...

I kthehemi Shqiperise, sepse si ty e mua, na intereson si te hedhim kete tonin. Dy menyra ke per ta hedhur:

1. Me vote.

2. Me rremuje popullore.

Marrim ne konsiderim rastin e pare.

Supozojme se PS fiton zgjedhjet pa rremuja. Kemi nje nderrim te pushtetit si ne 2005. Paqesore. Une si qytetar tiranas kam disa arsye te mirepres zgjedhjen e Edi Rames. Dy jane kryesore: shprese per permiresim te situates ekonomike dhe shprese per drejtesi. Per asnjeren prej ketyre dy pikave nuk kam ndonje nxitje nga ana e PS-se dhe Edi Rames. Por thjesht shpresoj. Por fatale eshte fakti qe per shpresen e drejtesise nuk kam asnje shenje per momentin nga ana e Edi Rames. Ne asnje bisede, ciu-ciu, artikull e cdo tjeter forme komunikimi moderne (qofte edhe me shikim ne sy) nuk eshte hedhur ideja qe Edi Rama realisht mund te hetoje (e ben prokuroria do thoni ju, por e dime shume mire se pa shtytje politike klasa jone e prokuroreve nuk luan bythen) Berishen, Meten e gjithe te tjeret qe kane qeverisur keto vite. Por edhe per shpresen ekonomike situata nuk eshte me e mire: Edi Rama ne asnje rast tek nuk ka sulmuar as edhe nje biznesmen te vetem hajdut apo monopolist nga ata qe njihen publikisht. Dhe mbi te gjitha ka shume thashetheme qe Edi Rama i ka pak a shume te tere miq apo te njohur te afert. Ose te pakten mund te themi qe ata tentojne ta kene mire me Edi per te ardhmen.

Atehere shtrohet pyetja: a ka ndonje arsye per SHPRESE tek Edi? Do thoni ju, por te pakten ndryshime do te kete sepse maloket e verioret nuk do te kene me pushtet (nje prej arsyeve popullore te urrjetjes ndaj Berishes). Po skraparllijnte do vazhdojne te kene pyes une? Rama nuk i eshte pergjigjur ndonjehere kesaj pyetjeje!

Une jam i bindur qe do te kete ndryshime ne sistemin ekonomik shqiptar pas renies se Berishes. Por ne ate te drejtesise ngelem shume skeptik. A ka Edi Rama bythe per te sulmuar ne drejtesi klasen e sotme? Kjo eshte nje pyetje shume e veshtire. Pergjigjja ime personale eshte JO. Edi Rama nuk di as nga te nise nje te tille sulm!

Ky arsyetim me ben qe te mos ndjeje deshire per fitore me vote, sepse ne emer te integrimit ne BE (ne fakt prej interesit te tij) Edi Rama nuk do te ndermarre asnje hap per drejtesi.  Pak a shume ashtu si ka vepruar deri me sot kur cdo here qe i ploteson deshirat Berishes (zakonisht duke votuar ndonje ligj te prape me shprese se do ta perdore vete ne te ardhmen) me justifikimin e BE-se.

Marrim ne konsiderate rastin e dyte.

Ne rast se PS humb voten nuk shoh se si kjo mund te ndodhe pervecse vjedhjes masive nga ana e Berishes. Ne kete rast shpresoj qe PS te kete forcen e duhur per te nisur nje vere shqiptare (i bie diku nga 1 korriku 2013 te dale perfundimi i zgjedhjeve). Dhe shpresoj qe do te kete kurajon t'i shkoje deri ne fund. Por rremujat popullore nuk nisin nga sot neser ne Shqiperi ( jane te tjera kombe ato qe kane te tille force, Franca nje prej tyre, po aty edhe i presin koken mbretit, kurse ne i bejme piedestal 73 vite me vone!!!).  PS do te duhet te pergatise opinionin publik per mundesine e nevojes se nje kryengritjeje popullore me 1 korrik 2013 ne rast se Berisha fiton prape. Si arrihet kjo? E vetmja menyre qe te ngrish popullin ne kembe eshte duke i treguar popullit te keqijat qe po vuan ne kurriz nga ky rregjim. Populli yne po e sheh vuajtjen sepse sheh xhepin bosh. Por kjo s'do te thote qe eshte i qarte mbi fajtorin. Jo me kot PS mori pak vota me shume se PD me 2011 (edhe sikur te hiqnim votat qe PD ka vjedhur prape se prape ka marre shume vota per nje parti qe ne pretendojme ta quajme diktatoriale apo uzurpatore)! PS nuk ka ndermarre as edhe nje fushate shpjeguese per qytetarin/fshatarin e thjeshte dhe pak injorant (e tille jane shumica) ku te sqaroje situaten ekonomike, ate politike dhe fajtoret.  Qe te arrije me 1 korrik 2013 me nje mase kritike popullore per te bere kryengritje, PS duhet te nise urgjentisht te beje fushate reale. Ti flase popullit per popullin! Nderkohe qe duket sikur Edi Rama ka ndermend degjuesin e BE-se kur i flet shqiptareve, dhe i flet per temat qe BE ka ne zemer (eshte paksa e rrjedhur kjo BE-ja apo jo?)! Por edhe sikur te ndodhe kjo kryengritje, duhet garantuar qe nuk degjeneron si me 1997, ku e hengri populli dhe vetem populli!

Konkluzione: une personalisht ngelem fans i menyres se dyte. Dhe per momentin nuk shoh asnje kusht te plotesuar qe kjo te ndodhe (sidomos pas kafes me Fidelin me 21 janar).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.