Shqipëria prodhon "kamikazë"?

Shqiptarja.com e ka hapur numrin e vet të sotëm me lajmin që 1 vullnetar shqiptar ka vdekur në Siri në luftë kundër regjimit të Assad-it në Siri. Anri Maliqi, një 34 vjeçar i martuar nga fshati Prush i Tiranës, dyshohet të ketë rënë në luftë duke luftuar në luftën civile të Sirisë, luftë që ka ndarë dhe botën myslimane më dysh.
Gazeta investigon deri në fshatin e djalit, ku bashkëfshatarët e thërrasin me nofkën “kamikazi”.
Gjëja që të habit, është që Shqpiëria paska potencial për të krijuar 'kamikazë'. Në një gjykim të parë, duket pak e vështirë që idetë iluministe të pranverës arabe të kenë qenë motivi që e ka ngritur 34 vjeçarin nga fshati i tij drejt Sirisë.
Por nuk është i vetmi. Shqiptarja.com raporton se ndaj Assad luftojnë plot shqiptarë, madje, ka edhe një brigatë të quajtur “Prishtina”. Ish-komandanti i UÇK, Naum Demolli thuhet të ketë rënë në përleshje atje.
Se pse shqiptarët vendosin të kontribuojnë deri dhe me jetën e tyre aq larg, e të mos “luftojnë” për Shqipërinë dhe Kosovën, kjo do të kërkonte një debat të gjërë publik. Gjithsesi, edhe vetëm lajmi i krijimit të mjedisit ideologjik që mund të prodhojë 'kamikazë', është mjaft shqetësues.
K.C.
Comments
Përse shqetësuse nuk është

Përse shqetësuse nuk është 75% e popullatës myslym çfarë mund të presim ai stan këtë bylmet ka

Thjesht fare,

Thjesht fare, paguhen..................dhe mire .......

Sa paguhen? Na thuaj se

Sa paguhen? Na thuaj se ndoshta na leverdis. Ti vete per sa leke do shkoje te lije kockat ne Siri?

Kur nuk je mesuar te kesh ideale, nuk kupton dot as perse ka njerez qe sakrifikojne per to. Nuk dua te gjykoj mbi idealin e te ndjerit dhe as nese beri mire apo keq, por me mbetet te gjykoj menyren sesi ju gjykoni kedo qe nuk ka te njejten permase egocentrike me tuajen.

Ne kushtet e cinizmit me te cilin ju diskutoni, nuk mund te rri pa pyetur gjithashtu: Cfare i shtyn shqiptaret te vriten ne Afganistan si pjestare te ushtrise se NATO-s? Motivi i ka te gjitha gjasat te jete i ndryshem, por rendi i krahasimit per gjykim, eshte krejtesisht i njejte.

Pjellë e myslimanizmit ose

Pjellë e myslimanizmit ose çmenduri personale!

Flitet me lart per nje

Flitet me lart per nje fenomen te manifestuar jashte Shqiperise por ruajna o Zot nga shfaqja e organizatave te tilla qe mun te diktojne jeten e shoqerise shqiptare!

KJo do jete pasoja direkte e depertimit te cdo organizate islamiste dhe pranimit te donacioneve arabike pa vene kushte qe te perputhem me klimen e ekuilbrit nderfetar ne Shqiperi, qe te mos lejohet asnje lloj fryme antihumane ne emer te fese.

Nuk duhet lejuar asnje promovim i tepruar fetar, qe permban farat e urrejtjes, qe nuk eshte ne perputhje me traditen e tolerances shqiptare.

Per mua duhet te nxirren ligje kunder ekstremizmave fetare, ligje te mirestudiuara, jo abuzive, por qe te luftojne me efikasitet cdo lloj ekstremizmi, nga ai krishtere, mysliman madje dhe cifut nqs ka shfaqje, dhe cdo lloj tjetri. Nuk po flas per ligje antifetare, por per ligje demokratike qe synojne harmonine mes besimeve fetare.

Po pse habiteni kaq shum,

Po pse habiteni kaq shum, eshte lajm i mire qe shqiptaret jan kunder regjimeve, pastaj mos harroni edhe pjesmarrjen e shqiptareve ne luften civile ne spanj e kudo ku i ka cuar mushka heheh Me sa e di njeri quheshte Petro Marko

Me e bukra qe kete cudi e

Me e bukra qe kete cudi e shprehin shqiptaret qe mburren gjithandej se jane pjese e Aleances Atlantike dhe cojne nizame ne te gjithe boten per te ruajtur paqen!

Ironike te peshtysh me lezet mbi kufomen duke i thene kamikaz, nderkohe qe nuk i thame keshtu shqiptarit qe u vra ne Afganistan. Ai ishte hero, ky eshte taleban, megjithese ky i dyti ka njeqind here me shume arsye per ta konsideruar te drejte luften e vet.

Nuk eshte ideologjik por

Nuk eshte ideologjik por ekonomik (mjedisi).Me siguri qe i paguajne mire mire. Nje shok sirian ( jetoj ne Athine) me beri propozimin: 20 mije euro per tu bere mysliman.

K.C. mos u bej kaq injorant.

K.C. mos u bej kaq injorant. Kamikaz quhen pilotet vetevrases japoneze ne luften e dyte boterore e jo luftetaret myslimane. kundershtimi i tiranise eshte detyre e cdokujt, te ishte ne nje mision terrorist eshte komplet ndryshe. kryengritja ndaj shtypesit e perkrahja e te shtypurit eshte gjithmone per tu mbeshtetur.

Duke u nisur nga nofka qe i

Duke u nisur nga nofka qe i kane vene fshataret ke bere nje furtune ne gote,i nderuar.Nga fshati Prush i Tiranes kam frike se nuk ka kaluar Autostrada e internetit e Sali dragobise.Se pari,nje nga profesionet me te lashta ne bote eshte mercenarizmi.Ka njerez qe kundrejt pageses ose plaçkes te ofrojne sherbim.Nuk vene atje te vriten,por ky rrisk ekziston.Kamikazet,fatkeqesisht nuk hyjne ne kategorine e mercenareve,po ku ta dine ata te Prushit.Pra shkurt hesapi,nuk ka lidhje fare titulli,dhe Shqiperia nuk po prodhon dot as gota uji e kopsa per pantallonat,pale kamikaze jo qe jo(zot na ruaj).

I nderuar K. Cukali! Unë e

I nderuar K. Cukali!

Unë e kuptoj që ju e flaskeni frëngjishten me hundë, por mos harroni që po shkruani shqip për një audiencë shqipfolëse. Nëse është ndryshe, atëherë duhet ta sqarini duku që lexuesi duhet të jetë frankofon për të marrë vesh çfarë do të thotë gazetari. Pra, dua të them që ju nuk mund të përdorni një fjalë kuptimin e dytë të së cilës e keni lexuar në një fjalor frëngjisht dhe ta merrni të mirënë që do kalojë çdo gjë bukur e mirë. Në rastin më të mirë kjo është shpërdorim detyre, disinformim publik dhe çrregullim i opinionit.

E dyta, duke qenë se nuk e dimë që zotëria në fjalë ka kryer akt kamikaz apo jo, ti nuk mund të marrësh nofkën që e kanë përdorur bashkfshatart e tij dhe ta bësh lajm që të jep idenë sikur aika kryer një sulm kamikaz.

E treta, nuk mund të thaush "Shqipëria prodhon kamikazë" sepse kështu ke drejtuar gishtin tek shumë njerëz thjesht sepse kanë tipare të jashte si personi në fjalë. Dhe gjithathashtu kjo duket si një përpjekje për ta bërë përjashtimin mainstream, gjë që do ishte shumë e ulët po të ishte e vërtetë.

Shresoj që lajme të tilla ku mungon në tërësi kujdesi dhe korrektesa profesionale të mos lexoj më në këtë media.

Sipas kesaj z. Cukali,

Sipas kesaj z. Cukali, Skenderbeu i bie te jete kamikaz, sepse edhe ai u sakrifikua (sakrifikoi jeten e rehatshme qe i ofroi Sulltani), ne sherbim ndaj atdheut. Po te jete keshtu, ky popull qe e ka care rrugen e historise me shpate ne dore, mund te quhet, Vendi i Kamikazeve.

Eshte gjuhe e merituar jo e

Eshte gjuhe e merituar jo e pamerituar se nuk shkohet ne lufte per indoktrinim fetar, duke kryer krime nga me te llahtarshmet si autobombat, bombat e telekomanduara dhe kamikazet me C4 si gjerdan, qe kane marre mijera jete civilesh ne Siri!

(DELETED), po na turperojne si komb me keto akte. Perse nuk provojne te bejne heroizma ne Veriun e Kosoves - te pushtuar e mbajtur peng nga 20.000 kriminele serbe? keta vetem shqiptare nuk jane dhe (DELETED)!

Mos po flet per ndonje lufte

Mos po flet per ndonje lufte tjeter.

Siria eshte ne nje lufte civile per te rrezuar nje diktator 100 here me te keq se Enver Hoxha, dhe deri tani nuk kam pare autobomba e kamikaze ne forcat rebele ndaj regjimit te Asadit.

Keta djem, pa dashur as ti mbeshtes e as ti gjykoj, mund te kishin qene krejtesisht te gatshem per te luftuar per Mitrovicen, nese do te kishte ndonje front atje. Perpara disa ditesh, nje tjeter shqiptar u vra ne Siri, dhe kesaj rradhe ishte nga shqiptaret e Kosoves. I ndjeri, kish marre pjese ne UCK, gjate luftes, duke lene emigracionin per te cliruar vendin e tij, teksa edhe ishte plagosur ne lufte. Por, vdekjen e gjeti ne nje lufte per te cliruar nje popull tjeter.
Eshte shume kollaj, por edhe shume e neveritshme te vjellesh kaq serbes mbi nje kufome, qe martirizohet per nje ideal, qofte ky edhe nje ideal i gabuar, por qe nuk eshte aspak kriminal.

Mund edhe te paguhen por

Mund edhe te paguhen por arsyeja kryesore qendron ne indoktrinimin e tyre neper medresete e ndertuara nga petrodollaret saudite! Ne fakt s'eshte rastesi qe keto (DELETED) jane thellesisht injorante, shpresoj te pakten te mos kthehen te gjalle ne vatrat e tyre! Do te çlirohej dheu nga pesha e ketyre krijesave primitive!

Luftojne kundra rregjimeve te

Luftojne kundra rregjimeve te huaja, ne nje kohe qe i lepijne kembet rregjimit te Berishes.

Keta jane ca palo ekstremiste islamike shqiptare qe kane bere shkollat ne Pakistan dhe Arabi Saudite. Keta jane ca palo funderrina qe nuk duhet lejuar te jetojne ne Shqiperoi, por ti cosh nga azia se atje e kane vendin.

Nuk e dime nese Shqiperia

Nuk e dime nese Shqiperia prodhon kamikaze. Kjo eshte e veshtire per t'u zbuluar. Por dime qe Shqiperia dhe viset e tjera te saj jashte territorit prodhojne mercenare, dmth. ka bij nenash qe rekrutohen si mercenare te paguar per te shkuar ne vendet me lufte. Me duket se paguhen mire, por me saktesi nuk kam guxuar te pyes. Nuk eshte e thene qe rekrutohen vetem nga "firmat" orientale. Duket sikur rekrutimi behet nga agjenci te te gjitha vendeve te botes. Ne fund te fundit, biznesi ushtarak eshte nder me fitimpruresit ne bote te cilit nuk i mungojne asnjehere financimet.

Gopin e arapit kerkun, n'gop

Gopin e arapit kerkun, n'gop t'arapit shkun!

Add new comment