Interkonjeksioni: Shqipëria “leksion” antikrrupsioni Gjermanisë, ndërsa ne dhe Kosova humbim qindra milionë euro prej kësaj

Postuar në 25 Nëntor, 2012 03:02

 

SHQIP sot nxjerr rrënjët e vonesës së linjës së Interkonjeksionit me Kosovën, vonesë, nga e cila të dy shtetet kanë humbje qindra miliona eurosh. Tenderi ka 3 vjet që është bërë, por qeveria shqiptare nuk është dakort me kompaninë e përzgjedhur nga Banka gjermane KfW, një kompani kroate (Dalekovod). Qeveria shqiptare donte të shpallte fituese një kompani boshnjake (Energoinvest). Shqip publikon një faksimile të letrës që ministrin Ridvan Bode i ka dërguar bankës gjermane ku shprehet se tenderi konsiderohet jo korrekt e aspak transparent. Gjithmonë sipas Shqip, ministri i ka kërkuar bankës gjermane që të adoptojë procesurën shqiptare të prokurimit.

Pra, qeveria shqiptare po akuzon një bankë gjermane se bën me ‘hile’?

Marrëveshja ka 4 vjet e firmosur, por zvarritet nga shteti shqiptar që kërkon të fitojë kompania boshnjake. Për këtë shkak të kësaj vonese e moskrijimit të linjës së interkonjeskonit Shqipëria e Kosova humbasin qindra milionë euro, dhe mbeten të varura nga Serbia e Greqia për energji.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Nuk është çudi se klika që kemi në pushtet nuk i intereson se sa humbet ekonomia Shqiptare por sa humbet kjo klikë në qoftëse bëhet kjo linjë dhe kësaj i thonë ha më mirë ti se sa këta dhe për të ardhur keq se këta është ekonomia Shqipëtare dhe ti janë Serbët që Donkishoti dhe hajduti si dy njërzë më të paskrupull që kanë ardhur në pushtet epra mjerë ne se ku i kemi varur këmborët</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.