Arkiv-Lajme
NATO po futet ngadalë në konfliktin sirian?
Turqia ka marrë të mërkurën nga NATO "dritën jeshile" lidhur për kërkesën për vendosjen e raketave patriot tokë - ajër përgjatë kufirit të saj me Sirinë. Me vendosjen e tyre, e cila mund të bëhet brenda disa javëve, NATO është duke bërë hapin më të guximshëm që ka bërë deri tani në krizën e Sirisë, dhe konflikti 20 mujor hyn kështu në një nivel të ri.
Ministri i Jashtëm gjerman, në janar në Tiranë - thotë Panariti
Ministri i Jashtëm gjerman do të bëjë në janar të 2013-s një vizitë në Shqipëri - thotë në një intervistë me Deutsche Wellen, ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti. "Panariti mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Berlin , "Quo Vadis, Western Balkans?", ku ishte i pranishëm edhe Guido Westerwelle" - raporton DW.
Importuesit e mallrave serbe financojnë qeverinë Thaçi?
Lëvizja "Vetëvendosje" në Kosovë, Ministrinë e Punëve të Brendshme e quajnë “Ministri të Pisllëqeve” dhe sot kanë hapur në Prishtinë një “ekspozitë” me akuza kundër ministrit Bajram Rexhepi.
Kthehuni, votoni. Shqipëria ka nevojë për atë forcën e ëndrrës me të cilën dikur ikët - u thotë Rama emigrantëve
Kreu i opozitës Edi Rama ka qenë sot në Athinë në një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë në këtë vend. Tha Rama në një sallë të tejmbushur: “Do ta ndryshojmë marrëdhënien mes shtetit shqiptar dhe shqiptarëve në emigracion. Shteti nuk do t’i zvarrisë qytetarët në radhët e konsullatave dhe ambasadave; shteti do mbrojë të drejtat e çdo emigranti dhe kontributet e tyre nuk do shkojnë dëm.
Një person në Tiranë dogji flamurin maqedonas, një tjetër në Tetovë bën të njëjtën gjë me atë shqiptar
Pas një videoje ku një person me maskë digjte flamurin maqedonas në rrugët e Tiranës (diku te Sheshi Nënë Tereza), vjen reagimi i nacionalistëve maqedonas.
Rinis gjuetia e “shtrigave”. Bashkia sulmon mbledhësit e kanoçeve
“Aksion që më shumë se i ligjshëm, përngjan me një ‘pirat’” e quan gazeta Shqip aksionin e policësë bashkiake kundër romëve që mbledhin kanaçe. Pas disa javësh qetësie, policia i rikthehet gjuetisë së atyre që mbledhin kanaçe duke rikthyer ndjesinë e dhunës ndaj komunitetit rom, të cilët janë të lidhur direkt me këtë lloj ‘biznesi’.
"Camerkel" – dashuria e re britaniko-gjermane
Një stinë e re dashurie, apo pragmatizëm anglo-sakson?? Nuk dihet ende, përveç faktit që nga bllokimi politik i samitit të buxhetit të BE ka dalë një ‘produkt’ i ri i nxehtë evropian: Camerkel. Me këtë bashkim emrash, mediat europiane po etiketojnë ‘dashurinë’ diplomatike mes 2 liderëve të Anglisë e Gjermanisë.
A dinin vërtet shqip bijtë e Ismail Qemalit, siç akuzohet në një debat TV?
Të bijtë e Ismail Qemalit dinin shqip, ndryshe nga ç’pretendon historiania Eleni Kocaqi, e cila e ka bërë këtë deklaratë në një emision televiziv. Këtë e thotë Darling Vlora, stërnipi i Ismail Qemalit, i cili flet sot për Dhurata Hamzain te Shqiptarja.com.
Majko: Noli është gjeneza e së majtës, Zogu - gjeneza e së djathtës shqiptare...
Pandeli Majko i intervistuar nga Skënder Minxhozi për revistën Java, foli ndër të tjera dhe për situatën e krijuar me rivarrimin e eshtrave të ish-Mbretit Zog me një ceremoni shtetërore. Servet Pëllumbi pati thënë më parë se duhej një ceremoni private e jo një protokoll zyrtar.
Përgjigjet Majko:
Europa ‘bojkoton’ 100 vjetorin: vetëm disa ballkanas dhe hungarezi Viktor Orban nga të ftuarit VIP
Shqiptarja.com, ka shtënë në dorë listën e të ftuarve VIP që do na nderojnë në 100 vjetorin e Shqipërisë. Kjo listë, për fat të keq është shumë e tkurrur e reduktohet në një grusht njerëzish. Ja lista e Shqiptarja.com:
3 Presidentë: Ahtifete Jahjaga (Kosovë), George Ivanov (Maqedoni), Filip Vujanoviç (Mali i Zi).
4 Kryeministra: Hashim Thaçi (Kosovë), Zoran Milanoviç (Kroaci), Viktor Orban (Hungari), Janez Jansha (Slloveni)
