Importuesit e mallrave serbe financojnë qeverinë Thaçi?

Lëvizja "Vetëvendosje" në Kosovë, Ministrinë e Punëve të Brendshme e quajnë “Ministri të Pisllëqeve” dhe sot kanë hapur në Prishtinë një “ekspozitë” me akuza kundër ministrit Bajram Rexhepi.
“Bajram Rexhepi është dukja më e paskrupullt e të vërtetës së këtij pushteti. Ky ministër na i shfaqë sheshit më shumë se askush tjetër tri elementet kryesore që e karakterizojnë secilin ministër tjetër dhe vetë kryeministrin e kësaj qeverie. (1) Është i korruptuar dhe kriminel, (2) i nënshtruar deri në pikë të fundit ndaj Serbisë dhe strukturave të saj paralele si dhe (3) është i dhunshëm dhe plotësisht i papërgjegjshëm karshi popullit të vet” thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.
“Nënshtrimi i Bajram Rexhepit me shokë karshi Serbisë dhe strukturave të saj paralele në Kosovë është gjithashtu i lidhur me po këtë korrupsion e kriminalitet. Bashkëpunëtorët shqiptarë të kriminelëve në veri të vendit të cilëve mosshtrirja e sovranitetit të Kosovës në atë pjesë iu konvenon shumë, janë shokë të Bajram Rexhepit kurse importuesit e mallrave të Serbisë në Kosovë janë financuesit e Hashim Thaçit dhe partisë së tij,” thuhet më tej.
Ne.Su.
Add new comment