"Camerkel" – dashuria e re britaniko-gjermane

Një stinë e re dashurie, apo pragmatizëm anglo-sakson?? Nuk dihet ende, përveç faktit që nga bllokimi politik i samitit të buxhetit të BE ka dalë një ‘produkt’ i ri i nxehtë evropian: Camerkel. Me këtë bashkim emrash, mediat europiane po etiketojnë ‘dashurinë’ diplomatike mes 2 liderëve të Anglisë e Gjermanisë.
Independent, shpjegon se në të vërtetë, Angela Merkel dhe aleati i ri i saj, David Cameron janë kaq të ‘dashuruar’ për arsye pragmatike, reciprokisht të dobishme. Kancelarja gjermane i erdhi në shpëtim z. Cameron të premten, duke treguar simpati për planet e kryeministrit për të zvogëluar koston e burokracisë në Bruksel. Samiti u ‘shpërbë’ kur Suedia, Hollanda, Gjermania dhe Britania thanë se marrëveshja 786 miliardëshe në tavolinën e samitit, propozuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj, nuk ishte e pranueshme. Por më shumë se kjo, ajo që pati më shumë rëndësi ishte mbështetja e znj. Merkel për z. Cameron. Ky, ishte lajmi i vërtetë i samitit, aq më tepër kur Presidenti socialist i Francës, François Hollande, kishte kërkuar rritje të shpenzimeve. Alenaca franko-gjermane është më e forta në Europë, edhe pse Merkel nuk gjen dot te Hollande kiminë që kishte me Sarkozinë.
Dikush thotë që Merkel e bëri këtë veprim për t’u vështruar si ‘shpëtimtarja e Europës’, 1 vit para zgjedhjeve gjermane. Por, për Cameron pati shumë rëndësi kjo mbështetje.
Sa kohë mund të zgjasë Camerkel? Mbase jo shumë.
Këshilltarët e afërt të znj. Merkel dihet publikisht që nuk e durojnë Cameron-in, ndërsa një analist u shpreh për Independent se: "Do vijë një pikë kur durimi i Berlinit me Britaninë do marrë fund. Aleanca franko-gjermane mbetet aksi më i rëndësishëm në Evropë. Carmerkel është një aleancë e përkohshme. Mund të vijë një pikë kur francezët e gjermanët të marrin pozicionin që ta lënë Britaniën vetëm të zgjidhë problemet e saj me EU”
Ne.Su.
Add new comment