NATO po futet ngadalë në konfliktin sirian?

Turqia ka marrë të mërkurën nga NATO "dritën jeshile" lidhur për kërkesën për vendosjen e raketave patriot tokë - ajër përgjatë kufirit të saj me Sirinë. Me vendosjen e tyre, e cila mund të bëhet brenda disa javëve, NATO është duke bërë hapin më të guximshëm që ka bërë deri tani në krizën e Sirisë, dhe konflikti 20 mujor hyn kështu në një nivel të ri. Ndërkohë që disa politikanë perëndimorë e shohin NATO-n të futet ngadalë në konflikt, shumë ekspertë të çështjeve të sigurisë e vlerësojnë vendosjen e raketave si masë konkrete parandaluese, që mund të pengojë përhapjen e luftës në territoret turke.
Javën e fundit, presidenti turk Abdullah Gül shprehu shqetësimin se Siria mund të përdorë armë kimike kundër Turqisë, dhe shtoi se vendosja e raketave patriot të NATO-s mund t`i kundërvihet këtij rreziku. Gül i tha gazetës Financial Times se Siria ka armë kimike dhe ish Bashkimi Sovjetik i ka dhënë sisteme për përdorimin e tyre. "Në rast se mund të ndodhë ndonjë eventualitet me ndonjë lloj çmendurie në këtë drejtim, duhen bërë planet për rastet e mundshme dhe këtë është duke bërë NATO tani," tha ai. Qeveria siriane tha në muajin korrik, se do të përdorë armë kimike apo biologjike nëse sulmohet nga jashtë.
Ekspertë turk të çështjeve të sigurisë nuk janë duke parë ndonjë sulm sirian, pasi një i tillë do të thoshte sulm ndaj NATO-s, por shqetësimet ekzistojnë sepse nëse regjimi sirian humbet kontrollin e situatës, atëherë grupe ushtarake ose grupe të tjera mund të shfrytëzojnë vakumin e pushtetit. Ushtria siriane lufton kundër kryengritësve që ndodhen në zonën kufitare, dhe predhat e artilerisë godasin ndonjëherë territoret turke. Një predhë nga Siria mbi një qytet kufitar turk, vrau në muajin tetor pesë civilë. Që kur ushtria turke i është kundërvënë predhave dhe mortajave, janë rritur shqetësimet se konflikti mund të përhapet. A.N.
Reagimi i Sirisë:
http://www.france24.com/en/20121124-russia-iran-syria-warn-t...
Abdullah Gül në Financial Times:
http://www.ft.com/intl/cms/s/0/0c716678-2cd9-11e2-a95d-00144...
Add new comment