Arkiv-Lajme
Politika shqiptare do ta gjejë rrugën - thotë Marisa Lino, por shton: Shpresoj të mos duhen 100 vjet të tjerë
Zëri i Amerikës ka transmetuar një përshëndetje të Marisa Linos, e cila ishte ambasadore në Shqipëri nga viti 1996 deri në vitin 1999. Në këtë përshëndetje disa-minutëshe fundi i së cilës është në gjuhën shqipe, ish-ambasadorja amerikane në Shqipërinë e 1997-s dhe në Shqipërinë e luftës së Kosovës së 1999-s ndër të tjera përmend si problem të Shqipërisë konfliktin politik. Ajo sheh një paradoks mes këtij konflikti pa fund mes vetë shqiptarëve dhe tolerancës e bujarisë shqiptare me të huajt(përmend hebrejtë në L2B dhe kosovarët në 1999)
Ne kemi tortën...
Ministri Ruli, dhe Basha i Bashkisë së Tiranës prej dy ditësh i kalojnë topin njëri tjetrit në media për 1 mijë deshë e 1 mijë qengja që sipas kryeministrit Sali Berisha duhet të theren për 100 vjetor (barbari - e quan me të drejtë A.Lame).
Ministria e Bujqësisë për gazetën Shqip: “I kemi të gjithë qengjat dhe deshtë të kontrolluar, të matrikuluar, të regjistruar, kështu që mund t’i gjejmë të 2 mijë krerët që duhen, por nuk kemi asnjë fond dhe urdhëresë në dispozicion për realizimin e një projekti të tillë”.
Përfshirja e ndërkombëtarëve në Shqipëri po shkon drejt një limiti?
Johanna Deimel, zëvëndësdrejtoreshë e Organizatës së Evropës Juglindore dhe bashkëautore e librit "Urë mbi ujëra të trazuar. Roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri" - pyetjes së radios gjermane Deutsche Welle: "Përse Shqipëria ka ende nevojë për mbikqyrjen e ndërkombëtarëve dhe ndihmën e tyre, sa herë që ka një krizë politike?" - i përgjigjet:
Heqja e Oketës ndryshon votat në Komisionin e Sigurisë
Deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa është përjashtuar nga Komisioni i Sigurisë, duke u zëvendësuar me deputetin demokrat, Bedri Hoxha. Deputeti Oketa tha se nuk ka qenë në dijeni të një lëvizje të tillë, por mazhoranca parlamentare e votoi në seancë parlamentare zëvendësimin pa shqetesime.
Borxhi, limiti ligjor do hiqet... me ligj
Deputetët e Kuvendit shqiptar para se të njihen me draft buxhetin për vitin 2013, do t’u duhet të njihen me një ndryshim të propozuar nga Ministria e Financave: heqjen e kufirit të borxhit publik. Nëse në draftin fillestar është qartësuar se do të ketë një rritje të borxhit në nivelin 62.6 për qind, heqja e limitit hedh hijen e dyshimit se ky borxh do të kapërcejë dhe këtë shifër.
Indi: arrest për një “like” në Facebook
Më datë 17 nëntor vdiq politikani i njohur indian Bal Thackeray, themeluesi i partisë ekstremiste së djathtë Shiv Sena, e akuzuar nga shumë palë si forcë politike anti-islamiste. Gjatë funeralit, zhvilluar më 18 nëntor, më shumë se një milion e gjysmë indianë i kryen homazhe ish liderit, duke bllokuar qytetin Mumbai për më shumë se dy ditë.
Jahjaga u përgjigjet një për një shqetësimeve të Kurtit; dhe me ton të prerë
Në një letër të 6 nëntorit, Albin Kurti i drejtohet Presidentes së Republikës së Kosovës, dhe i shpreh pakënaqësinë që ajo ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje ka bërë manipulim të masave me rastin e aksioneve dhe protestave që u zhvilluan më 22 dhe 23 tetor”.
Flamuj me deformime te sqepi, gjoksi dhe kthetrat e shqiponjës
Flamujt e vendosur në të gjitha institucionet qendrore të shtetit shqiptar në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë e kanë të deformuar shqiponjën. Problemet janë vënë re te sqepi, gjoksi dhe kthetrat. Deformimet janë komentuar këto ditë veçanërisht në Tiranë në mjedise private, por sot kanë qenë edhe në qendër të fjalimeve në Kuvend nga deputetët Sajmir Tahiri dhe Taulant Balla.
Uidhers, në Vlorë me Kadarenë. Titullin “Qytetar Nderi i Vlorës” e merr edhe Ramush Haradinaj
Në ceremoninë e dhënies së titullit Qytetar Nderi i Vlorës, Withers nuk do jetë vetëm. E përditshmja DITA raporton në numrin e sotëm se edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare do jetë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën ceremoni për të marrë gjithashtu titullin Qytetar Nderi i Vlorës. Në datën 24 në Vlorë do mbërrijë edhe bashkëshortja e Ramush Haradinajt. Haradinaj ëshët personaliteti i tretë këtë nëntor që do marrë nga Bashkia e qytetit të flamurit titullin në fjalë. Titulli për Haradinajn, do tërhiqet nga bashkëshortja e tij - sipas gazetës.
Vehbiu prezanton "Kundër Purizmit"
Eshtë prezantuar dje pasdite, në mjediset e lokalit “Kabala”, në rrugën Vaso Pasha në Tiranë libri i ri i Ardian Vehbiut "Kundër Purizmit" i botuar nga Dudaj. (me këtë rast është ofruar edhe ribotimi, sërish nga Dudaj, i Gjashtëdhjetë e Gjashtë rrëfimeve të Maks Gjerazit).