Arkiv-Lajme

Atentatori i kryeministrit shpëton kësaj here, emri "Çamëria" do t’i vendoset fushës "Ali Demi"

Postuar në 20 Nëntor, 2012 17:21

Nuk do jetë as Sheshi “Avni Rustemi” dhe as sheshi përpara Stadiumit Dinamo, por fusha “Ali Demi” ajo që do të mbajë emrin “Sheshi Çamëria”. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, pas shumë diskutimesh e debatesh. Fillimisht këshilltarët e PDIU, që njihet ndryshe edhe si partia e çamëve, kishin propozuar ndryshimin e emrit të Sheshit “Avni Rustemi” në “Sheshin Çamëria”.

Adem Jashari vendoset mbi një tank në një fshat të Shkupit. Dhe partitë shqiptare sherrosen me njëra-tjetrën

Postuar në 20 Nëntor, 2012 17:02

Përmendorja e heroit Adem Jashari, e ngirtur ditë më parë në fshatin Radush të Shkupit me iniciativë të disa funksionarëve të BDI-së, ka shkaktuar polemika të ashpra mes deputetëve shqiptarë në Shkup. Orhan Ibrahimi nga PDSH-ja tha se, BDI ka përbuzur figurën e Adem Jasharit pasi forma e përmendores është skandaloze. Sipas tij, busti i heroit shqiptar e ka vendin në mes të Shkupit dhe jo nëpër fshatra - njofton TCH.

Pakistan: përfundon makthi për vajzën down të akuzuar për blasfemi

Postuar në 20 Nëntor, 2012 13:08

Ajo quhet Rimsha Masih, jeton në Pakistan dhe sindroma e Dawn-it e bën të duket dhe më e vogël se 14 vitet qe mban mbi supe. Më 16 gusht policia e arrestoi për blasfemi në bazë të denoncimit të një far imami Mohammed Khalid Chishti, dhe pas 20 ditësh arrest në një burg për të rritur, vendosën ta lironin sepse provat që kishin kundër saj ishin të dobëta.

Shqiptarët dhe serbët shkëmbejnë zjarr te “Kroi i Vitakut”

Postuar në 20 Nëntor, 2012 11:58

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të martwn rreth orës 10: 45 minuta në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës ndërmjet banorëve shqiptarë dhe serbë. Këtë incident e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila e ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë viktimë apo të plagosur nga ky shkëmbim zjarri – shkruan media kosovare.

Nuk ka rëndësi data, bisedimet e Nishanit për kryeprokurorin, hap i mençur (e thotë Wolfarth)

Postuar në 20 Nëntor, 2012 09:26

Pyetje: Cili është mendimi juaj lidhur me debatin e fundit për zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm? A është e vlefshme të zgjidhet në nëntor apo në maj, pasi dy partitë e mëdha politike janë të ndara për këtë çështje?

Ambasadori Wollfarth: “Më e rëndësishme se data është cilësia e kandidatëve. Është shumë e dobishme që këto ditë, këto javë, të përdoren për të gjetur kandidatë të mirë dhe mendoj se nisja e bisedimeve është një hap i mençur.”

Indeksi i vjeljes së të ardhurave buxhetore në 2013-ën sa në 2005-ën…

Postuar në 20 Nëntor, 2012 07:23

Në qoftë se Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB-në) e konsiderojmë si prodhimin e një peme (ekonomisë), një pjesë të së ciles e vjel shteti për të mbuluar shpenzimet e tij, shifra që duhet të llogarisim për të parë ecurinë e vjeljes së të ardhurave buxhetore është pesha specifike e tyre ndaj PBB-së.  Dhe meqë Berisha zakonisht i bën krahasimet me 2005-ën (si dikur Enveri me 1938-ën), le të krahsojmë projektbuxhetin e vitit 2013 me buxhetin e realizuar të 2005-ës.

Shënim: Pse Berisha kërkon ndërrimin e emrit të Sheshit Avni Rustemi

Postuar në 20 Nëntor, 2012 04:28

Avni Rustemi është regjistruar në kujtesën historike të shqiptarëve si njeriu që vrau Esat Toptanin në Paris, në kohën kur ky i fundit po mundohej të minonte delegacionin e dërguar nga Kongresi i Lushnjës për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë në Konferencën e Versajës, dhe si njeriu që u vra nga njerëz të paguar nga Ahmet Zogu, vrasje që shërbeu si shkëndijë për kryengritjen që solli në fuqi qeverinë e Fan Nolit.

Një katedrale ruso-ortodokse afër Kullës Eifel?

Postuar në 20 Nëntor, 2012 04:10

"Katedralet ortodokse me kupolat e tyre të arta në shenjë qepe, paraqesin pamje të njohur në tërë Rusinë. Dhe, një nga to mund të bëhet së shpejti pjesë e horizontit të famshëm në Paris, mu pranë Kullës Eifel - shkruan Antoine Blua e Radio Free Europe. Presidenti francez, Francois Hollande, ka vetëm disa javë për të vendosur mbi një plan të diskutueshëm për të ndërtuar një Qendër masive Kulturore dhe Shpirtërore Ortodokse Ruse në qendër të Parisit, në brigjet e lumit Seine, një vend ky i mbrojtur si trashëgimi botërore nga UNESCO-ja.

Gjiknuri: Zell i qeverisë për therrje bagëtish, por jo për teknologji të re në zgjedhje

Postuar në 20 Nëntor, 2012 03:38

Procesi i futjes së teknologjisë së re në zgjedhje po rrezikohet seriozisht nga mosveprimet e ekzekutivit dhe administratës së kontrolluar politikisht të KQZ-së, i ka deklaruar Damian Gjiknuri gazetës MAPO.

PD: Të hiqet emri 'Avni Rustemi'

Postuar në 20 Nëntor, 2012 03:24

Ferdinand Poni, kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, është shprehur se është dakorf me propozimin për ndërrimin e emrit të sheshit “Avni Rustemi” dhe emërtimin e  tij në sheshin “Çamëria”. “Jam dakord që emri të vendoset. Por ky vendim duhet te merret në mënyrë unanime nga të gjitha palët, pasi Çamëria është e të gjithë shqiptarëve”, ka deklaruar Poni për GSH.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme