Arkiv-Lajme

Lista e Librave të Blerë nga Kryeministri në Panairin e Librit

Postuar në 17 Nëntor, 2012 07:33

Kryeministri i Shqipërisë ka “përuruar” pardje dhe Panairin e Librit në Tiranë (ku botuesit desh u rrahën për t’i dhuruar libra, që megjithatë ai nuk i pranoi, por i bleu), duke e quajtur atë “më i madhi i këtij lloji në historinë e Shqipërisë”, kuptohet, pa dhënë informacion se mbi ç’statistika bazohej ky vlerësim. Siç raporton MAPO, Kryeministri e ka kaluar me një batutë,  informacionin se për vitin 2011, Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë ‘Lumo Skëndo’ e mori albumi “Princi i shqiptarëve”, i Artan Lames (‘Toena’).

Balla: Jahjaga, merr leje te Hasan Prishtina, Avni Rustemi apo Bajram Curri para se të vish të nderosh mauzoleun e Zogut

Postuar në 17 Nëntor, 2012 06:33

Që Presidentja e Kosovës vjen të nderojë një ish-mbret, e për më tepër që në aq vite mbretërim nuk pati asnjë lidhje me Kosovën, kjo edhe mund të kalojë si pa rëndësi.

Por, siç lajmërojnë të tërë mediat e sotme, Taulant Balla, i ka vënë përballë Presidentes kosovare një fakt tjetër, atë që Zogu eleminoi patriotët shqiptarë.

Krimi historik në Bashkinë e Tiranës: Në pragun e Pavarësisë, hiqet emri i Avni Rustemit!

Postuar në 17 Nëntor, 2012 04:57

Në Këshillin Bashkiak është futur një pikë në axhendë për t’i hequr sheshit 'Avni Rustemi' emrin e tij. Me sa duket, heqja e emrave konsiderohet tashmë sport partiak, përderisa çdo parti mund të heqë e të vërë emra sheshesh, pa pyetur për vlerën historike dhe peshën që mbajnë. Propozimi ka ardhur nga PDIU-ja, njofton Gazeta Shqiptare, e cila propozon t’ia vërë emrin 'Çamëria' sheshit tek Pazari i Ri, që prej 40 vjetësh mban emrin e heroit që ekzekutoi Esat Toptanin, shitësin ekombit. Gjëja që të habit është që të gjtihë e quajnë të mirëqenë që emrat të hiqen tak-fak.

Biberaj: “Rrotacioni i pashmangshëm...edhe Kina i ndërroi liderët pas 10 vjetësh”

Postuar në 17 Nëntor, 2012 03:47

Në një intervistë të gjatë dhënë Skënder Minxhozit te Java, Aleksandër Biberaj shprehet se marrja e statusit nuk lidhet as me 3 ligjet e as me Qarkun e Fierit. Madje, shton se “as lidershipi i PD e as i PS nu e dëshirojnë integrimin në BE, pasi kështu mbretërojnë më mirë. Biberaj, tashmë si nënkryetar i FRD, parashikon se “fushata e ardhëshme do të jetë shumë e egër, shumë e ashpër” por shprehet i bindur se “rrotacioni ëshët i pashmangshëm, vitin tjetër qeveria do të ketë një maxhorancë tjetër, një qeverisje tjetër...

Shqipëria në kaos: Shteti pushton me policë privatin

Postuar në 17 Nëntor, 2012 02:43

“Shqipëria në kaos: Qeveria mbajti 6 mld lekë nga paratë e Bashkive që u dhanë për CEZ-in”, shkruan Shqiptarja.com  në titullin e saj të parë. “Qeveria shmang revoltën, pushton CEZ-in”, shkruan Shqip. “Ç’kusur ka populli” hapet në faqen e parë Dita me një karikaturë ku Berisha dhe CEZ shtrëngojnë lakun ndaj ‘popullit’ duke bërë tërheqje litari.

Situata duket e rëndë. Ministiri brendshëm kërcënon me arrestime. Shqiptarja.com ka filmime ku kryekomunari në Fier nxit dhunën dhe zbulon se “Qeveria rrëmbeu lekët e vendorëve,u dha çekëve vetëm një pjesë.”

"Tani jam me demokratët, ministër në qeveri dhe di t’i mbroj më mirë interesat e Vorio-Epirit..."

Postuar në 16 Nëntor, 2012 14:00

Një ministër i qeverisë greke të Andonis Samaras, nuk do guxonte t’i jepte dorën një deputeti të “Agimit të Artë”. Partia neo-naziste greke, që aktualisht ka 21 vende në Parlament, i ka shpallur ata armiq, duke paralajmëruar madje se në rast të ardhjes në pushtet do t’i nxjerrë para një gjykate të posaçme për t’i burgosur e shpronësuar. Ndryshe ndodh me ministrat e qeverisë shqiptare. Në 28 tetor 2012, në kishën e Bularatit, Spiro Ksera, anëtari i kabinetit Berisha, jo vetëm ka shtrënguar dorën me një nga deputetët e “Agimit të Artë” por ka zhvilluar me të edhe një takim të gjatë.

EULEX- aktakuzë kundër Fatmir Limajt për krim të organizuar

Postuar në 16 Nëntor, 2012 13:28

Një prokuror special i misionit EULEX, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limajt dhe gjashtë bashkë të pandehurve të tjerë për krim të organizuar dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin në të ashtëquajturën çështje të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Veprat penale për të cilat deputeti Limaj dhe të tjetërt akuzohen, kanë ndodhur gjatë periudhave kohore mes vitit 2008 dhe 2010, ndërsa në lidhje me pastrimin të parave mes vitit 2009 dhe 2012, njofton misioni EULEX.

Forbes e nxjerr Shqipërinë në vendin e 74 në 141 vende të përshtatshme për biznes

Postuar në 16 Nëntor, 2012 13:17

Shqipëria  është  renditur në vendin e 74  në një listë  prej  141 vendeve  që janë të përshtatshme  për të ngritur një biznes.  Sipas  renditjes të bërë nga revista financiare amerikane “Forbes”, po  të  bësh një  krahasim me vendet e rajonit, para Shqipërisë janë vende si  Greqia që pavarësisht se ka 5 vite në recesion është në vendin e 68, Rumania në vendin e 60  më pas vijnë Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe në vendin e 37 është Maqedonia, ndërsa pas kemi lënë vetëm Serbinë.

CEZ-Qeveri ta zgjidhin me njëri tjetrin, jo me qytetarët - thotë Totozani

Postuar në 16 Nëntor, 2012 09:55

“Qytetari shqiptar nuk mund të jetë përgjegjës dhe aq më tepër të pësojë penalitete për marrëveshje, apo kontrata të cilat zbatohen, apo nuk zbatohen dhe për të cilat qytetari nuk është palë dhe nuk ka firmosur” – Ky është reagimi i Avokatit të Popullit për situatën e rëndë të krijuar sot në gjithë vendin nga ndërprerja e furnizimit me energji të ujësjellësave. Totozani ka renditur në reagimin e tij edhe një seri aktesh ndërkombëtare që kanë të bëjnë me atë që quhet “e drejta për ujë”.

Opozita pyet ku shkuan paratë që iu mbajtën Bashkive për borxhet e ujësjellësave një muaj më parë

Postuar në 16 Nëntor, 2012 09:43

Nga arkat e bashkive u morën rreth 1 muaj më parë 1.2 miliardë lekë për të paguar detyrimet e ujesjellësave lokalë ndaj CEZ-it. Për disa nga bashkitë e vogla ky ishte shkatërrim total sepse paratë ishin fond i pagave (Përmeti përshembull e mbylli Bashkinë). Këto para që qeveria i mori, a i kanë shkuar CEZ-it për të zbutur borxhin? Këtë pyetje ka bërë sot opozita në situatën kaotike të krijuar mes CEZ dhe Qeverisë, për shkak të së cilës mijëra qytetarë kanë mbetur pa ujë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme