Biberaj: “Rrotacioni i pashmangshëm...edhe Kina i ndërroi liderët pas 10 vjetësh”

Postuar në 17 Nëntor, 2012 03:47

Në një intervistë të gjatë dhënë Skënder Minxhozit te Java, Aleksandër Biberaj shprehet se marrja e statusit nuk lidhet as me 3 ligjet e as me Qarkun e Fierit. Madje, shton se “as lidershipi i PD e as i PS nu e dëshirojnë integrimin në BE, pasi kështu mbretërojnë më mirë. Biberaj, tashmë si nënkryetar i FRD, parashikon se “fushata e ardhëshme do të jetë shumë e egër, shumë e ashpër” por shprehet i bindur se “rrotacioni ëshët i pashmangshëm, vitin tjetër qeveria do të ketë një maxhorancë tjetër, një qeverisje tjetër... Këta qeveritarët ë korruptuar duhet të dalin sa më shpejt para drejtësisë”.

“Motoja e kësaj qeverie mbetet, o burra kush të vjedhë më shumë se për 7 muaj ikim nga pushteti.  Fatkeqësisht, Shqipëria s’ka qeveri, qeverisja ka përfunduar në një grup hajdutësh dhe injorantësh që vjedhin me një regjim 24 orësh në ditë, 7 ditësh në javë, 365 ditëshë në vit. (...) Koalicioni qeverisës është një bashkim komercial, tregëtar, ku gjen ish-komunistë, ish punonjës të Sigurimit, përfaqësues të mafias vendase apo sllave...”

Edhe pse është herët për të folur për koalicione, Biberaj e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me PS, PD, LSI.

Ne.Su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.