Shqipëria në kaos: Shteti pushton me policë privatin

Postuar në 17 Nëntor, 2012 02:43

“Shqipëria në kaos: Qeveria mbajti 6 mld lekë nga paratë e Bashkive që u dhanë për CEZ-in”, shkruan Shqiptarja.com  në titullin e saj të parë. “Qeveria shmang revoltën, pushton CEZ-in”, shkruan Shqip. “Ç’kusur ka populli” hapet në faqen e parë Dita me një karikaturë ku Berisha dhe CEZ shtrëngojnë lakun ndaj ‘popullit’ duke bërë tërheqje litari.

Situata duket e rëndë. Ministiri brendshëm kërcënon me arrestime. Shqiptarja.com ka filmime ku kryekomunari në Fier nxit dhunën dhe zbulon se “Qeveria rrëmbeu lekët e vendorëve,u dha çekëve vetëm një pjesë.”

Policia ka arrestuar elektricistët e Cez që kanë ndërprerë energjinë për nënstacionet, ndërsa dhejtëra punonjës të kompanisë “Cez shpërndarje” janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre. “arrestoni shefat” ka qenë apeli i punonjësve, sipas Shqip që u kanë rrëfyer urdhërat e marrë me shkrim për të realizuar shkëputjen.

ERE i ka hequr licensën CEZ-it, por qeveria ende nuk ka dhënë shpjegim për borxhet që i ka kompanisë.

E gjithë situata përveçse paaftësi e Qeverisë për manaxhim, na sjell para sysh një piramide si të Sudes: Qeveria ia dha CEZ-it me borxhe, ujësjellësat paguajnë, paratë nuk shkojnë te CEZ-i, CEZ-i vazhdon mbytet në borxhe, CEZ-i ua kërkon ujësjellësave, ata ngrenë duart, Qeveria pushton me policë CEZ-in...k.c.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Kostot kush do i paguaj?!...Kur grinden elefantet &#39;fijet e barit&#39; shkrafaliten...Ne qe mbetem edhe ne demokraci &#39;fije bari&#39;...Elefantet, maksimumi, ndonje gervishtje a dhembe te thyer do kene pas beteje, ndersa fijet e barit...do hane dhe!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.