Arkiv-Lajme

FOTO-LAJM: Pamje pas zhvarrosjes së eshtrave të Ahmet Zogut sot në Paris

Postuar në 14 Nëntor, 2012 09:52

Kjo fotografi është bërë nga fotografi i Ministrisë së Jashtme franceze Frederic De-La-Mure dhe është dërguar në redaksitë e mediave sot pasdite nga Ambasada e Francës në Shqipëri. Tregon momentin e zhvarrosjes së eshtrave të Ahmet Zogut nga varrezat në Paris. Arkivoli me eshtrat e Zogut që duket në këtë foto do të mbërrijë në Tiranë në 16 nëntor. Një ditë më pas në 17 nëntor në Pallatin e Brigadave do të zhvillohet një ceremoni zyrtare.

Në këta 100 vjet ka patur edhe momente të një ndriçimi të admirueshëm - thotë Rama në një shkrim në kosovaren Express

Postuar në 14 Nëntor, 2012 09:20

“Besoj që nuk është pa një domethënie, edhe pse rastësore, fakti që itinerari nis me një flamur shqiptar të ngritur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme nga Ded Gjoluli në Deçic të Malit të Zi dhe pastaj mbyllet me flamujt e fitores së madhe të pavarësisë së Kosovës. Në fakt, në këta 100 vjet të ekzistencës së vet shteti shqiptar i ka dëshmuar që të dyja ekstremet. Edhe momente të paaftësisë së plotë të klasës së vet politike, por edhe momente të një ndriçimi të admirueshëm dhe frymëzues për të ardhmen në sensin e aftësisë së shtet-formimit...”

Imami i Prishtinës, në Prokurori: "Quajti Nënë Terezën prostitutë që e ka vendin në ferr" – thotë një kallëzim i 4 qytetarëve ndaj tij

Postuar në 14 Nëntor, 2012 06:28

Për fyerjet publike që i ka bërë ndaj Nënë Terezës disa vite më parë, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, të martën, dy orë radhazi është përgjigjur në pyetjet e prokurorit komunal të Prishtinës, Valdet Gashit, - shkruan sot e përditshmja :ËRI në Prishtinë.

Harxhuam gati 50 vjet duke u falur, nderuar e blatuar mirënjohje idhujve të rremë… (e thotë Topalli)

Postuar në 14 Nëntor, 2012 06:09

Emrat e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë së shtetit shqiptar janë gdhendur dhe shkruar me ar në pllakën e nderimit me rastin e 100-vjetorit, - raporton e përditshmja Panorama. Sipas kësaj gazete, në mjediset e Kuvendit është inauguruar dje pllaka me emrat e baballarëve të kombit, të cilët sipas Jozefina Topallit u arrestuan dhe u zhdukën nga historia prej regjimit komunist.

Ndahet nga jeta Daniel Gázulli

Postuar në 14 Nëntor, 2012 04:37

Është ndarë krejt papritur nga jeta publicisti e shkrimtari Daniel Gázulli (‘a’-ja me theks sipër nuk është e rastësishme; ai vetë e kish merak ta shkruante gjithnjë kështu). Lajmin e japin një numër agjencish e gazetash online, me të cilat ai ka bashkëpunuar. Ka bashkëpunuar edhe me gazetën respublica.al qysh në krye të herës, duke na dërguar shkrime të natyrës historike e kulturore, apo dhe shkrime të tjera të natyrës polemike. Ndiqte në vijimësi jetën kulturore kombëtare, dhe ish i informuar mbi të gjitha lëvizjet/qëndrimet që bëheshin/mbaheshin.

Pse s’bëhet e gjallë qeveria shqiptare t’na sqarojë se ç’po bëjnë grekët në kufirin detar?

Postuar në 14 Nëntor, 2012 04:13

Prej ditës së hënë, thonë lajmet, Greqia ka filluar kërkimin për naftë e hidrokarbure në zonën e vet detare dhe, sipas të njëjtave lajme, dhe brenda kufijve shqiptarë. Për këtë punë ka licencuar kompaninë norvegjeze “Petrolium Geo-Services”. Të bën përshtypje në këtë mes heshtja e qeverisë. Asnjë zyrtar nuk është bërë i gjallë.

Dy opinionistë (kritikë të Berishës) shkruajnë se familjarë e miq u thonë: "Kujdes, se këta të vrasin"

Postuar në 14 Nëntor, 2012 04:10

Në dy shkrime të botuara sot në shtypin e ditës gjen njëkohësisht të njëjtën shqetësim të autorëve: u kanë thënë para botimit "mos se Sala të vret". Kjo, sepse në artikuj, në një mënyrë apo në një tjetër, shkruhet për fëmijët e Sali Berishës. Andi Kananaj ka botuar një opinion në numrin e sotëm të së përditshmes DITA me titull Dinastia Xen, një lojë fjalësh që qartësohet në rreshtat e shkrimit, dhe ka të bëjë me Shkëlzen Berishën, të cilin me sa duket shkurt e thërrasin Zen ose Xen.

Të flesh me shefin e CIA-s

Postuar në 14 Nëntor, 2012 03:36

Lidhja mes shefit të CIA-s dhe biografes së tij po i kalon përmasat e një skandali rozë. Cdo fjalë apo deklarim i mëparshëm i ish-të dashurës së Petreas po shihet me lupë dhe po interpretohet. Të flesh me burra si Petreas, do të thotë edhe të marrësh vesh informacione që të tjerët nuk i kanë, me gjasa sekrete shtetërore.

Lazarati po ia del mbanë...

Postuar në 14 Nëntor, 2012 03:14

Ndoshta Shqipëria nuk e mundi dot Lazaratin, por me sa duket po e mund Lazarati Shqipërinë. Në 10 muajt e fundit nuk ka asnjë ditë që policia të mos ketë të bëjë me të arrestuar për  çeshtjet e prodhimit, shitjes apo trafikut te droges. 1025 persona në këto 10 muaj - thotë në një deklarim për televizionin TCH Sokol Selfollari, drejtues i Antidroges, në Policinë e Shtetit. Po të bësh një llogari i bie që 3 deri 4 persona cdo ditë të vitit ndalohen ose procedohen për probleme me drogën. Dhe këta janë vetëm ata që kap policia...

Me Metën jam ritakuar, por dua t’i bashkohem PS-së – thotë Prifti dhe LSI-në në 2013 e sheh me PDIU-në

Postuar në 13 Nëntor, 2012 17:02

“Miqësia ime me Metën u prish në atë moment që e morën vesh të gjithë. Unë thjesht jam vetëmbrojtur. Por kjo ndodh mes politikanëve. Ka ulje ngritje në marrëdhëniet mes figurave politike. Me Metën kam qenë më shumë se 10 vjet duke u takuar përditë me të. Në këto momente kam marrëdhënie normale me Ilir Metën. Jam takuar me Metën pas gjithë këtyre, dhe është forcë karakteri që të kaloj gjithë kjo. U takuam për të kaluar gjithë inatin me insistimin e një mikut tonë të fuqishëm. Unë s’kam plan për t’u rikthyer me Metën. Unë i kam dhënë fund historisë time me LSI-në”..

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme