Lazarati po ia del mbanë...

Ndoshta Shqipëria nuk e mundi dot Lazaratin, por me sa duket po e mund Lazarati Shqipërinë. Në 10 muajt e fundit nuk ka asnjë ditë që policia të mos ketë të bëjë me të arrestuar për çeshtjet e prodhimit, shitjes apo trafikut te droges. 1025 persona në këto 10 muaj - thotë në një deklarim për televizionin TCH Sokol Selfollari, drejtues i Antidroges, në Policinë e Shtetit. Po të bësh një llogari i bie që 3 deri 4 persona cdo ditë të vitit ndalohen ose procedohen për probleme me drogën. Dhe këta janë vetëm ata që kap policia...
Republika e Lazarijuanës - ishte një titull i disa ditëve më parë në shtypin e ditës. Dhe përdorimi, sic del nga kronika në fjalë e TCH po bëhet masiv. Thotë Selfollari: "40 mijë shqiptarë cilësohen tashmë si përdorues të rastësishëm, gjatë këtij viti në Shqipëri janë bllokuar më shumë se 19 tonë marijuanë. Kryeqyteti është më i përfshirë, por ka edhe qytete të vogla si Gramshi apo Cërriku - çmimi i një grami kokaine varion nga 60, deri në 100 mijë lekë të vjetra, ndërsa një gramë heroinë nga 30 deri ne 50 mijë leke, kurse cigaret e hashashit kanë çmimin nga një mijë në dy mijë lekë të vjetra. Aktualisht per policinë perdorimi i marijuanes eshte me teper problematik. Kemi patur raste. Në shkolla të mesme kemi patur disa raste, por kryesisht ka raste në shkollat e larta. Policia e rendit ka kryer shumë sekuestro pranë Universitetit në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës".
Raporti i TCH:
Comments
Aktualisht per policinë
<blockquote><p>Aktualisht per policinë perdorimi i marijuanes eshte me teper problematik</p></blockquote><p>Bobo akoma me propaganden alla-Enver keto trafikantet! Legalizojeni dhe zgjidhet problemi, ashtu si me alkoolin.</p>
Add new comment