Imami i Prishtinës, në Prokurori: "Quajti Nënë Terezën prostitutë që e ka vendin në ferr" – thotë një kallëzim i 4 qytetarëve ndaj tij

Postuar në 14 Nëntor, 2012 06:28

Për fyerjet publike që i ka bërë ndaj Nënë Terezës disa vite më parë, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, të martën, dy orë radhazi është përgjigjur në pyetjet e prokurorit komunal të Prishtinës, Valdet Gashit, - shkruan sot e përditshmja :ËRI në Prishtinë.

Shefqet Krasniqi është paditur nga shkrimtari Qerim Ujkani, avokatët Bajram Krasniqi e Zef Prenaj, si dhe Adem Nimani. Katër qytetarët në kallëzimin penal pretendojnë se imami i Xhamisë së Madhe me deklarimet publike në xhami e në gazeta ditore, ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, veprën penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, veprën penale të fyerjes, si dhe veprën penale të shpifjes.

“Ai ka ofenduar shqiptarizmin dhe tërë popujt e botës duke thënë se: Nënë Tereza e ka vendin në ferr, ku të lumturën – Nobelisten Nënën Terezë, Gonxhe Bojagjiun e quan prostitutë, e cila ka ndërruar shumë meshkuj dhe ka ngrënë e ka pirë pa para”, thuhet mes të tjerash në kallëzimin penal, një kopje të të cilit e posedon gazeta ZËRI.

Shkruan ZËRI:

"Duke u përgjigjur për këto pretendime të kallëzimit penal, imami Krasniqi tha në  Prokurori se ka folur për Nënë Terezën qysh në vitin 2004 në Xhaminë e Madhe në Prishtinë pas një pyetje të bërë nga një besimtar gjatë ligjëratave të mbrëmjes. “Një ndër ato pyetje ka ardhur se çka mendoni ju për Nënën Terezën, e cila iu ka ndihmuar shumë të varfërve, shumë jetimëve, por megjithatë ka qenë jomyslimane?”, ka cituar Krasniqi pyetjen që i ishte bërë nga besimtari. “Midis xhehnemi, thellë midis xhehnemit e ka vendin ajo, sepse s’e ka besuar Allahun, s’e ka besuar pejgamberin, s’e ka besuar Kur’anin. Edhe nëse e ka besuar Allahun, e ka besuar me të meta, jo të plotë… Tereza e ka pasur derën e çelur ku ka dashur të shkojë, pa para krejt dynjanë, të hajë çka të dojë, të pijë çka të dojë, burra cilindo ta ndërrojë, ka pasur të mira në këtë dynja plot ajo”, - ka thënë Krasniqi.

Në pyetjen e prokurorit se çka ka dashur të thotë vetë Krasniqi me “burra cilin do ta ndërrojë”, imami i Xhamisë së Madhe ka thënë: “Këtë e kam thënë në kontest të përgjithshëm, përndryshe kjo nuk do të duhej të vlente për të (Nënë Terezën), sepse ajo e ka të ndaluar martesën me fe të saj e lëre më amoralitetin. Ndaj nuk është e vërtetë që e kam akuzuar për moral, për xhehenem po, për amoralitet jo”. A.N.

Comments

Submitted by deti (not verified) on

Sipas ketij palo-imami, ai qe sbeson kuranin duhet te shkoje ne ferr. Myslimane te nderuar hiqini keta imame te tille se vec te keqijave asgje sju sjellin.

Submitted by Iliri (not verified) on

Me fal, ti nga e di se çfare mendonte Nene Tereza? Ke gjetur ndonje fjalim te sajen apo dalje publike ku thote qe ata qe nuk besojne te Krishti do vene te gjithe ne ferr? Me sa di une e ka kaluar jeten e saj duke ndihmuar te varferit dhe te semuret deri ne ditet e fundit te saj, dhe nuk ndihmoi vetem te krishtere, por te gjithe.

Ne rradhe te dyte, hetimet nuk po behen per opinion personal, ai eshte figure publike dhe ka ofenduar dhe denigruar nje figure te shquar, te ndritur dhe te respektuar mbare neper bote qe i perket kombit (popullit) shqiptar. Kur fyhet ajo, fyhen shqiptaret.  Prandaj do me pelqente shume ta shikoja ate palaço ne burg sepse ka shkelur me kembe shqiptaret dhe Shqiperine.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Kam nderin te njihem personalisht me dr. Krasniqin. Po te besoja ne budallalleqe te tipit shqiptarizem apo krenari kombetare,  do te thosha se jam krenar qe kam te njejten kombesi me te. Por duke qene se fale ZOTIT, jam mendjehapur them thjesht se jam krenar qe ai eshte miku im.

Shqiptaret (fatkeqesisht edhe ata te kosoves) durojne perdite mijera gjera per te cilat duhet te dennoncojne dhe bejne gjera per te cilat duhet te denoncohen dhe i quajne keto normalitet. Mirepo kur dikush thote mendimin e vet ( s'ka rendesi te drejte apo te gabuar, ne kete rast te drejte), gjenden dhe denoncuesit, dhe prokuroret, dhe koha, dhe mjetet........

Dhe keto funksionojne vetem kur kemi te bejme me muslimane. Po nuk ishe musliman mund te besh edhe thirrje publike per genocid ( e preferueshme kunder muslimaneve) dhe te behesh yll i mediave.

Me pak fjale muhabet i dhjere, nga ata qe, po te besoja ne budallalleqe te tipit shqiptarizem apo krenari kombetare, do te me benin te me vinte turp qe i perkas te njejtit komb me denoncuesit dhe prokuroret e kesaj ceshtjeje.

Submitted by Baku (not verified) on

Aman o miku i hoxhes a ma kallxon a asht e vertete ajo historia qe e kane perdhunu ushtaret serb ne kohe te luftes?

Submitted by antishqiptari (not verified) on

legen qe mungesen e mendimit e kompeson me fyerje dhe shpifje. Te fala nga shtepia

Submitted by Dardan (not verified) on

Ketu nuk ka asgje te cuditshme se ka qene apo s'ka qene prostitute Gonxhe Bojaxhi. Ne fakt mua s'me intereson fare se ca ka bere ajo me trupin e vet. Me intereson vetem veprat e saj ne te mire te njeriut.   Nga ana e asaj qe njeriu eshte kurioz te dije per detajet e njerzve dhe figurave te tyre publike, realisht deshiroj te di te mirat dhe te keqiat, to voglat dhe te medhate, rozen dhe te zezen, veset dhe virtutet e kujtdo qe ka nje rol publik. Per kete arsye shtroj pyetjen:  Perse per Papet e Romes thuhen te gjitha te ligat dhe te mirat e tyre, te gjitha krimet dhe perversitetete e tyre kurse per femrat qe kane arritur ne nje menyre apo ne nje tjeter majat e shenjterise  nuk duhet te thuhet se ato nuk paskan bere seks, nuk paskan prostituar ose nuk kane vrare ose per shume gjera te tjera te natyres se dobet njerzore? A thua ato nuk i paskan pasur organet seksuale!  Ne kete kuader tashme eshte e pranuar qe edhe Maria s'ishte gje tjeter vec nje prostitute qe u fejua se do te martohej ashtu si jane martuar miliona femra (porstituta, kurva , te ndershme, virgjereaha apo jo te tilla). Jashte martese i lindi nje djale qe si duket ishte nje gjeni i asaj kohe. Keshteu qe eedhe shqiptaret ta kene per krenari qe Gonxhja mund te kete qene nje prostitute. Le te mos harrojme se kur rrime dhe meditojem vetem, pa na pare dhe pa na degjuar njeri, themi se i kemi qejf kurvat bile kur nxehemi e shprehim hapur dhe sinqerisht deshiren qe na djeg perbrenda duke e share tjetrin te befsha kete e te befsha ate.   Kur vjen puna qe te flasim me te tjeret veme perden e hekurt te hipokirzise dhe fillojm e shajme , jo kurva jo prostituta, jo lavirja, jo bucja dhe te tjera.   Le ti largohemi hipokrizise dhe te perpiqemi te kuptojme te vertete e moralit te kesaj shoqerie. Po deshet, se po nuk deshet  s'me behet vone!

Submitted by Dritan (not verified) on

Ku jane keta palo patriotet shqiptare qe kerkojne bashkimin me Kosoven??

Me ke te bashkohemi ne, me talebanet????

Submitted by Baku (not verified) on

Po te ishte i vertete vizioni i tejbotshem i ktij hoxhes ,vete Tereza de te kishte lype me shku ne xhehnem!!!

S'kishte duru me kene ne te njejtin vende me Bin Ladenin ,Sulltan Muratin e Haxhi Qamilit (qe ky Doktori ju a ka dhane biljetat per xhehnet!)

Submitted by Dritan (not verified) on

Publikoni komentet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Te marrin vesh njerezit se cfare ndyresirash ka ne KOSOVE.

Submitted by Hysen Hajdari (not verified) on

Imam hesapi, çka pret prej tyne. Jau ka ba mendjet dhalle feja arabe islamike.

Mjere ne ne Kosove me kete fe arabike qi po na ndan per se gjalle me vllezerit tone te krishtere.

Hysa

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

Po Anton Kqira si prift i Vatikanit qe i quajti 13 000 muslimane boshnjak qen dhe 2 milion kosovar qen me rrozga dhe i beri avokati Milloshevicit dhe tha se; ''ai ka ber mire qe i zhduku dhe duhet te zhduk edhe 2 milion ....'' ,kur do te paditet?

Submitted by Baku (not verified) on

Jepi !!!u hapen garat !
Nje shkrepese ne ,nje ju e nje le ta ndrezin edhe ata !
Sot na duket loje po kur te na hyje flaka ...

Submitted by "Anton Kqira" (not verified) on

OH SA MIRË ME QENË SHQIPTAR, kuptohet, KATOLIK!
Mua nuk me paditë askush. Une foli, pi kafe e jetoj me nderime te popullit tim. Ju pershendet Anton Kqira

Submitted by Baku (not verified) on

Perderisa kafen e keni te paguar prej "punedhenesit" te huaj .... jeni anet e se njejtes monedhe!

Nuk ka kurrfare ndryshimi Anton Kqira qe levdon Millosheviqin prej Shefqet Krasniqit qe levdon Sulltan Muratin!

Kush nuk na don te miren nuk na don pse jena SHQIPTAR  e jo pse jena muhamedane a te krishtere!

Loja e vjeter eshte me na ba thane : jam turk,grek/shkja  a latin!

Feja eshte pyka per te na nda!

Submitted by bombisti (not verified) on

Fuck the mam of the imam! dhe tani zevendesojeni me nje DELETED

Submitted by AntiAnton (not verified) on

Eh bre Anton bre Anton, ti duhet me than se asht mire me ken pedofil si prift e sun m'lun ashkush sepse kjo Bote asht kthye ne llum te kishes ku ju popat bani kerrdin mbi njerezmin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.