Arkiv-Lajme
Dritëhijet e dorëheqjes së drejtorit të CIA-s, David Petraeus
Rrjeti i intrigave jashtëmartesore që çoi në dorëheqjen e drejtorit të CIA-s, David Petraeus, sa vjen e bëhet më kompleks orë pas ore këtë fundjavë.
Jo vetëm që u zbulua lidhja sekrete e 60-vjeçarit gjeneral me katër yje me Paula Broadwell, 40-vjeçaren që kishte shkruar një biografi të njeriut të admiruar, por mekanizmi për zbulimin e aferës doli të jetë Agjensia rivale e CIA-s, FBI-ja.
Është Shqipëria e zezë, apo shtypi e bën të zezë siç thotë KM?
Deklarata e Kryeministrit që nuk i pëlqen fakti sesi trajtohet kronika e zezë në media, ka zënë hapësirë tek Shqiptarja.com e ditës së sotme e cila ka marrë opinionet e disa kryeredaktorëve/drejtorëve të shtypit.
Amnistia? E bërë për të shpëtuar njerëzit e Gërdecit, hajdutët e ish-zyrtarët...
Në një reportazh nga Burgu i Shën Kollit, Ben Andoni sjell tek numri i fundit i revistës ‘Java’ raportin e të burgosurve me Amnistinë e pritshme të datës 29 nëntor. Një Amnisti që është vetëm për hajdutët dhe ish-zyrtarët,siç thonë me mllef të burgosurit. Kjo Amnisti mban “erë” duke parë se është ndërtuar e tillë që të shpëtojnë me këtë ligj njerëzit e Gërdecit dhe të tjerë syresh si ata...
Shteti, përshkruan Andoni, humbet nga moszbatimi i nxjerrjes me kusht për sjellje të mirë dhe nga mbajtja e tyre në burg. Mosrespektimi i kushtit, mesa duket kërkon ta “ngjyesh” me gjykatësit.
Patrioti kërcënon se do të digjet, online i shkruajnë “digju!”
Asllan Patrioti ka dalë dje para mediave duke bërë një deklaratë ekstreme. “Kam deklaruar se do të ndjek shembullin e Lirak Bejkos. Arrestimi më është bërë me anë të politikës dhe jo se kam bërë ndonjë krim dhe nëse unë kam bërë një krim, një arrestim i tillë jashtë cdo lloj norme njerëzore nuk duhej bërë”, tha Patrioti për News24.
Rizgjedhja e Obamës dhe perspektiva e katër viteve të gazetarisë partizane në një SHBA të ndarë thellë
Pas tetëmbëdhjetë muajsh fushate e transmetimesh pafund onair, elektorati amerikan ka folur. Zgjedhjet në SHBA përfundimisht do të jenë ngjarja më e madhe e vitit 2012 në aspektin e mbulimit të lajmeve, vëren Al Jazeera.
Serbët në Shqipëri përmes Kosovës?
Ministri i Transportit i Serbisë Milutin Mrkonjiq thotë se Serbia planifikon ndërtimin e një autostrade nga Negotini përmes Zajeçarit, Nishit, Prishtinës dhe Pejës, deri në kufi me Shqipërinë, njofton Zëri ën Prishtinë. Deri tani asgjë të keqe.
Avokati i Popullit përkrah shqetësimin e LGBT: në librat e Mjekësisë homoseksualiteti konsiderohet perversion seksual
Pas protestës së një grupi LGBT, çështja është marrë e përcjellë dhe nga institucioni i Avokatit të Popullit. Në një prononcim për mediat zëdhënësja e këtij institucioni ka tërhequr vëmendjen ndaj teksteve shkollore, kryesisht në fakultetin e drejtësisë, pasi sipas saj përmbajnë terminologji jo shkencore dhe diskriminuese ndaj këtij komuniteti. Vetë aktivistë të kësaj lëvizjeje kishin reklamuar se në botimin e Mjekësisë Ligjore është përdorur fraza “homoseksualiteti është perversion seksual”, siç raporton Shqip.
Një foto e barabartë me 1000 fjalë: fotoja më popullore në rrjetet sociale
Mediat janë hedhur në kërkim të autorit që ka bërë foton më sipër. Kjo është fotoja më popullore e të gjitha kohërave në rrjetet sociale, e përcjellë në twitter natën e 6-7 nëntorit kur Barak Obama njoftoi rizgjedhjen e tij për presidencën e Shteteve të Bashkuara. Janë marrë dhe foto të tjera të këtij momenti, por asnjëra nuk ka kapur emocionin e kësaj fotoje.
Fotoja, deri më 7 nëntor pasdite, ka qenë “retweeted” gati 711.000 herë në Twitter, ka marrë më shumë se 3.5 milion "like" në FB.
Historiani Puto: historiani që zbuloi dokumentin e Durrësit t'ia sillte historianëve, jo Kryeministrit! Esat Toptani nuk rehabilitohet dot!
Arben Puto ka promovuar dje në Vlorë librin e tij “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha” (Toena) dhe në intervistën e dhënë për Gazetën Shqiptare të ditës së sotme thotë se “mirë bëri” ai historiani që zbuloi dokuemtin e reklamuar si shpallje Pavarësie në Durrës. Por, thotë profesor Puto për gazetaren Fatmira Nikolli, “sjellja e këtij historiani nuk është për t’u përgëzuar. Sepse... ai e dërgoi te Kryeministri në vend që ta sillte te historianët e tjerë për të parë se ç’kuptim ka, ç’domethënie ka e ç’sillte të re ajo letër. Ai ia çoi kryeministrit.
E përjavshmja italiane "Visto" i kërkon falje balerinit Klajdi Selimi për titullin abuziv
"Unë jam i vetmi shqiptar i grabitur nga italianët" është titulli i intervistës që ish-balerini shqiptar i programit "Amici" Klajdi Selimi pati lëshuar për të përjavshmen "Visto" një javë më parë, ku ai tregoi historinë se si e kishte grabitur ish-e dashura italiane. Ky titull u protestua pranë gazetës nga shumë lexues si "i padrejtë dhe diskriminues", aq sa e detyroi drejtorin Franco Bonera, të dilte e të kërkonte falje, siç raporton albanianews.it.