Arkiv-Lajme
Ministri Pollo shkëmben eksperiencë mbi "qeverisjen përmes internetit". Në Azerbajxhan
Genc Pollo ka marrë pjesë në një forum ku mësohet si të qeverisësh nëpërmjet internetit, - mësohet nga një njoftim që Ministria për Inovacionin Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit ka dërguar në adresat email të redaksive të medias. Dhe eksperiencat i ka shkëmbyer në ...Baku të Azerbajxhanit. “Qeverisje përmes Internetit për zhvillim të qëndrueshëm njerëzor, ekonomik dhe social" ka qenë tema e forumit, - thuhet në njoftimin e Ministrisë, ku ndër të tjera lexohet:
Ju tregoj unë si bllokohet ky ligj...
“Doni t’ju tregoj unë si bllokohet ky ligj. Në amandamentin e fundit kur të vijë për t’u diskutuar do të shihni se si bllokohet ligji. Do të shihni kur t’i marrim këto foltore, këto mikrofona dhe këtij Parlamenti t’i vëmë zjarrin. Doni kështu... Sepse gjërat e tjera që i bëni për të bllokuar ligjin janë vetëm lojra fjalësh”.
Fjalët janë të Zijadin Sela (në foto), deputet i PDSH-së në Maqedoni.
Dështon ceremonia e dorëzimit të Presidencës së KiE?
Shqipëria mbylli sot kryesimin e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Agjensia e lajmeve Balkanëeb raporton: “Shqipëria i dorëzoi sot presidencën e KIE-së,vendit pasardhës, Andorës. Në përmbyllje të kryesisë Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës u mbajt paraditen e sotme konferenca “Diversiteti në Europë. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të KiE-së, të 47 vendeve anëtare të KiE-së, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe autoritete të tjera te larta.
Terrorizmi i djathtë
Gruaja në foto quhet Beate Zschäpe. Akuzohet për vrasje terroriste, për plaçkitje dhe hedhje bombash. Shtypi gjerman e ka prezantuar si ekstremiste e djathtë. Beate Zschäpe do të përgjigjet për veprat: krijim i një grupi terrorist dhe bashkëveprim në 10 vrasje, 15 plaçkitje bankash dhe një sulm me mjete eksplozive.
Dule kundër shitjes së pronave të ushtrisë, por në mënyrën e vet
Edhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i është kundërvënë procesit të shitjes së pronave të ushtrisë. Me mënyrën e vet.
Zëra politikë të frikësuar nga largimi i SHBA prej ish-vendeve komuniste dhe rritja e ndikimit rus
Hungaria është mes disa vendeve ish komuniste, anëtare të BE-së, që kërkojnë marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara, ngjashëm me Shqipërinë. Pas rizgjedhjes së Obamës, zv.kryeministri hungarez, Tibor Navracsics i tha Zërit të Amerikës: “Mendoj se vendet e Evropës qendrore janë zhdukur nga sytë e politikës së jashtme amerikane. Analistë dhe grupe të ndryshme politike mendojnë se Evropa qendrore është e sigurtë dhe jo në rrezik të një ndikimi të mundshëm të Rusisë. Herë-herë ne mendojmë ndryshe”.
Rama kërkon koalicion para-elektoral me FRD-në e AK-në. “Është nevojë historike”, thotë ai
I pyetur nga Balla në programin Top Story, Rama është përgjigjur me tone më të qeta e më paqtuese lidhur me një aleancë të mundshme me FRD-në e me AK-në. Përpara dy muajsh, Rama u shfaq nervoz teksa iu desh të fliste për Topin e Spahiun. Sidomos Topin, për të cilin ai tha se “flet si miza në qyp”.
Zonja Shkoza dhe zoti Mita në gojën e Kryeministrit
"Pas vizitës që bëri te zonja Shkoza, e cila kishte pa i dhënë Ministrisë 140 milionë lekë nga fondi i 2KR, zoti Rama u ndal edhe te Genci Mita i firmës ‘SEGEA’, e cila njëlloj si firma ‘Shkoza’, debitore e ndjeshme ndaj kredisë pa interesa që ka marrë. Kjo qeveri i ka dhënë kredi dhe ky tani me borxhe del dhe mbledh vota”.
Këto janë fjalët që Kryeministri Berisha i ka thënë para disa ditësh në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Mentor Nazarko është marrë me këtë në editorialin e tij në të përditshmen Panorama dhe ka bërë mirë.
Eshtë vullneti i 300 mijë qytetarëve përballë atij të Saliut, - thotë Rama duke folur për 'Fierin'
I pyetur nga gazetari Sokol Balla mbrëmë në një intervistë televizive në TCH lidhur me votimin e tre ligjeve të kërkuara nga KE, lideri i opozitës Edi Rama tha:
Antoninjtë i nxjerrin në rrugë
Çështja e kthimit të banesave ish-pronarëve ka prekur edhe familjen Antoniu që i ka dhënë kulturës shqiptare tre artistë të shquar. Enis Pekmezi, trashëgimtari i koleksionit të veprave të artit të familjes Zengo-Antoniu më 18 nëntor duhet të lerë shtëpinë që i kthehet ish pronarit – sipas një raportimi të gazetares Elsa Demo në numrin e sotëm të së përditshmes Shekulli.