Antoninjtë i nxjerrin në rrugë

Postuar në 08 Nëntor, 2012 15:08

Çështja e kthimit të banesave ish-pronarëve ka prekur edhe familjen Antoniu që i ka dhënë kulturës shqiptare tre artistë të shquar. Enis Pekmezi, trashëgimtari i koleksionit të veprave të artit të familjes Zengo-Antoniu më 18 nëntor duhet të lerë shtëpinë që i kthehet ish pronarit – sipas një raportimi të gazetares Elsa Demo në numrin e sotëm të së përditshmes Shekulli.

Shkruan Demo: “Apartamenti i parë me portë të gjelbër, mban emrin e atij që ka hyrë i pari në vitin 1943. Ishte, as më shumë e as më pak, se Kristaq Antoniu me nusen e tij të re, që ishte dhe ajo, as më shumë e as më pak se Androniqi Zengo. Kristaq Antoniu (1907-1979) kishte bërë emër si aktor i periudhës së parë në kinemanë rumune, po edhe si tenor. Androniqi, piktorja e parë shqiptare, kishte hapur ekspozita në Korçë e Tiranë, dhe karriera e saj veç krijimtarisë u bë mësimdhënia në shkollat femërore të dy qyteteve. Ndërsa djali i tyre, prof. Gjergj Antoniu, violonçelist, ishte i fundit që doli prej këtej, i ndjerë. Porta hyrëse ka një të çarë horizontale që ka shërbyer për postën. Suvaja e rënë ka krijuar harta në fasadë. Banori i vetëm dhe njohës i kësaj shtëpie sot është Enis Pekmezi, nip nga linja e nënës. Enisi erdhi këtu 5 vjeç. Tani është një burrë që sapo ka dalë nga zia. Daja i tij, Gjergj Antoniu (1949-2012) ndërroi jetë në shtator... Më 18 nëntor Enis Pekmezi duhet të ketë dalë se s’bën nga shtëpia e të marrë me urgjencë një tjetër me qira. Duhet t’i ketë paketuar 700 korniza me vepra arti dhe koleksionin 40-vjeçar të partiturave shkruar me dorë nga prof. Antoniu. Këto janë trashëgimia e tij.   Mund t’i çojë në azil këto vlera ministri Olldashi?” (A.N.)

 

Demo e plotë:

http://shekulli.com.al/web/p.php?id=7673&kat=94

Comments

Submitted by adriatik (not verified) on

<p>Elsa - ti zakonisht ben shkrime interesante. Te jap nje keshille. Kur keta zotirinjte te dalin nga banesa ku jetuan per 70 vjet le ti fusim ne shtepine tende. Ty te cojme per interrnim. Mbas 50 vjetesh te kthejme ne qytet dhe pastaj te presesh dhe nje 20 te tjera qe te marresh mbrapsh shtepine tende nga kjo familje e nderuar. E nderuar...po ne shtepine e tjeterkujt.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Toka dhe pronat t&#39;ju kthehen te zotve legjitim. Boll me me komunizma ! Antonijte le te gjejne shtepi tjeter - perndryshe le te falen ke Fondacioni Sorros dhe shoqata te tjera jo-qeveritare !&nbsp;</p>

Submitted by Jabanxhiu (not verified) on

<p>Komuniste te ndyre. Po vlerat e pasurite, antikuaret librat e gjithcka qe i moret me force pse nuk shkruani!</p>

Submitted by edi (not verified) on

<p>Antoninjte jane personalitete te nderuar te kultures sone. U heqim kapelen, dhe emrat e tyre do i kene rruge e shkolla. Por, shtepia do t&#39;i shkoje te zotit, kjo eshte e drejta. Kjo familje, qe eshte Antoniu apo Zenga apo Pekmezi, por qe mund te ishte cilado tjeter familje e nderuar, ka patur 20 vjet per te gjetur nje zgjidhje. E dinte qe shtepia i ishte marre me force nje familjeje tjeter. Te gjithe ne kemi gjetur zgjidhje per hallet e ketyre 20 vjeteve, qe gjerat te vene ne vendin e tyre. Pra, zonja Demo, fajin e nuk e ka asa familja qe do marre shtepine, dhe as qeveria qe ua ktheu me ne fund atyre qe u takon. Fajin e ka ai rregjim qe ishte, qe i beri gjerat sallate.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.