Arkiv-Lajme

Gazetar...

Postuar në 08 Nëntor, 2012 13:03

E përditshmja DITA thotë në numrin e saj të sotëm se për akuzat e Berishës mbrëmjen e 21 janarit pas vrasjes së 4 protestuesve antiqeveritarë përpara Kryeministrisë, ka patur një raport referues, hartuar nga një person, i cili aktualisht punon si gazetar aktiv.

Rod Stewart shpërthen në lotë: Celtic-u i tij mundi Barcelona-n 2-1

Postuar në 08 Nëntor, 2012 11:54

Rod Stewart, kantautori i njohur britanik me origjinë gjysmë skoceze, mund të ketë provuar emocione shumë të forta në jetën e vet artistike. Por mbrëmë është parë të qajë faqe botës. Nuk ishte në skenë, në ndonjë koncert të tijin. Ishte në shkallët e stadiumit Parkhead të Glasgout, ku po luante skuadra e tij e zemrës, Celtic. Kamerat fiksuan këngëtarin e madh të qante si një fëmijë në supin e dikujt aty pranë e të fshinte lotët me një shami xhepi. Celtic fitoi kundër gjigandëve të Barcelona-s. 2-1.

Europa duhet të jetojë me mjetet e saj - thotë Cameron

Postuar në 08 Nëntor, 2012 09:51

Merkel u takua me Cameron në një darkë pune në Downing Street Nr.10 në Londër përgjatë mbrëmjes të së mërkurës, pas fjalës së mbajtur gjatë ditës në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Negocimi për buxhetin prej 1 trilion eurosh (1.2 trilionë dollarësh) të BE-së ishte prioriteti kryesor për të dy. Zëdhënësi i Doëning Street tha se ata "ranë dakord se përgjigjja, që BE i jep opinionit publik është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kohëra të vështira ekonomike."

Yes we can..nabis!

Postuar në 08 Nëntor, 2012 07:33

Disa Shtete të SHBA-së votuan edhe mbi referendume jo pak të rëndësishme në opinionin publik. Rezultatet që dolën nga kutitë e votimit, përveç një rasti të vetëm, dëshmojnë se si në shoqërinë amerikane po fryn një fllad progresist.

Oketa përmend Lirak Bejkon, Topalli i pret fjalën

Postuar në 08 Nëntor, 2012 06:48

Në fillim të seancës së sotme parlamentare, Deputeti Oketa i FRD-së kërkoi të merrte fjalën për të folur në lidhje me vdekjen e ish grevistit Lirak Bejko, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda të shkaktuara nga akti i vetëdjegies më 10 tetor,në shenjë proteste ndaj heshtjes së qeverisë kundrejt kërkesave të kësaj shtrese. Jozefina Topalli ia ndërpreu fjalën e Oketës, duke deklaruar se ishte jashtë rregullores.

Spartak Ngjela: Kadare është disident; në burg atë nuk e donin veç sovjetikët e orientalët

Postuar në 08 Nëntor, 2012 05:54

Ismail Kadare nuk e ka pretendimin se ka qenë një disident. Ai e ka thënë më shumë se njëherë gjatë viteve të fundit, se nuk i takon kjo medalje. Por ka shqiptarë që e shohin atë si një disident. Njëri prej tyre është Spartak Ngjela, i cili e mbron këtë ide në një intervistë me Fred Pezën, në Vizion Plus. Pasi e përjashton veten nga kategoria e disidentëve (“disidenti mbahet për vepra, jo për biseda”, bën ai përkufizimin në mënyrën e vet të disidentit), shton: “Ismail Kadare ka bërë 2-3 vepra, të cilat dihet se kanë qenë kundër regjimit komunist”.

Blushi bëhet i gjallë e sulmon Imamin, por shtypi e injoron

Postuar në 08 Nëntor, 2012 04:20

Socialistët kanë kohë që duan të ushtrojnë një kontroll parlamentar në ministrinë e mbrojtjes, dhe kryeministri e ‘ka përmbushur’ këtë kërkesë të opozitës në një mënyrë origjinale: urdhëron deputetët e vet që, në emër të transparencës, ta thërresin ministrin në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare. “Teatër”, e ka quajtur këtë Ben Blushi, që kohët e fundit është bërë i gjallë më shumë si njeri i letrave se sa si njeri i politikës.

U soll në Bari pa masat kundër infeksionit. Fjalët e fundit: Shporrni Berishën - tregon për Lirak Bejkon kreu i një shoqate shqiptaro-italiane

Postuar në 08 Nëntor, 2012 03:02

Edmond Kumaraku, kreu i shoqatës shqiptaro-italiane “Agimi Rimini” ka sjellë një dëshmi botuar në të përditshemn "Shekulli" ku thotë se ka folur me Lirak Bejkon disa herë para vdekjes në spitalin e Barit në Itali.

Citohet Kumaraku nga "Shekulli": “Komunikimi i tij i fundit me mua qe i qetë. Mes dhimbjesh e me lot në sy, por me bindje, ai më tha: "Të shporrim së bashku të keqen më të madhe të kombit shqiptar, Berishën!”

BE vazhdon të rrëshqasë në recesion

Postuar në 08 Nëntor, 2012 02:43

Ekonomia evropiane vazhdon të bjerë. Në vitin 2013 ekspertët presin një rritje minimale ekonomike, por jo më 1 për qind por vetëm 0,1 për qind. Komisari i BE-së për çështjet ekonomike Olli Rehn, i kumtoi rezultatet e prognozave të vjeshtës në një atmosferë të zymtë në një mbledhje të komisionit të BE-së.

Dënohet regjisori i filmit antiislam

Postuar në 08 Nëntor, 2012 02:34

Shtetasi amerikan që dyshohet si producenti i filmit anti-Islam, që shkaktoi protesta masive në vendet e Lindjes së Mesme, është dënuar me një vit burg për shkelje të lirimit me kusht. Nakoula Basseley Nakoula u dënua nga një gjyqtar në Kaliforni pasi pranoi katër shkelje të kryera prej tij të një dënimi të dhënë në vitin 2010 për mashtrim.
Pas dënimit në vitin 2010, Nakoula kishte shlyer shumicën e dënimit 21-mujor me burgim për përdorimin e dhjetra emrave të rremë për hapjen e rreth 60 llogarive bankare, duke ngritur një skemë të vërtetë mashtrimi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme